Një varkë me dy peshkatarë është mbytur gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme në Durrës si pasojë e motit të keq.
Policia Kufitare bëri të ditur se është njoftuar nga familjarët rreth orës 20:00 të ditës së mërkurë për humbjen e kontakteve.
Dy peshkatarët ishin nisur drejt zonës së Golemit.
Policia Kufitare nisi menjëherë operacionet e kërkim-shpëtimit.
Mësohet se peshkatarët janë Ndue Gjoka 52 vjeç, si dhe Ramë Metalia 32 vjeç, të dy banorë të zonës së plazhit.
Nga kërkimet e policisë Kufitare është gjetur varka si dhe shumë pranë saj trupi i pajetë i Ndue Gjokës, ndërkohë që policia ka bërë të mundur edhe gjetjen e trupit të pajetë të peshkatarit Ramë Metalia në zonën e Currilave.