INTERVISTA/ “Plani i CIA-s për t’i ofruar 500 mijë USD Enver Hoxhës dhe Mehmet Shehut

25 Nëntor 2013, 12:03Kronika TEMA

Në Shtetet e Bashkuara dhe në Shqipëri pritet të dalë pranverën e ardhshme libri “Operation Valuable Fiend” ose “Operacioni kundërshtari i dobishëm”, me autor Albert Lulushin.

Libri përmban historinë e operacionit të Agjencisë Qendrore të Zbulimit amerikan, CIA, për përmbysjen e regjimit komunist në Shqipëri në fillim të viteve 50’.

Dihet tashmë se operacioni dështoi, por pse dështoi? Regjimi komunist i Shqipërisë e propagandoi këtë dështim si fitore të tij, ndërsa Nicholas Bethel hodhi në vitin 1984 tezën se amerikanët i tradhtoi agjenti i shumëfishtë Kim Filbi.

Pa e hedhur poshtë këtë tezë, studiuesi Albert Lulushi e thellon studimin e këtij operacioni dhe përshkruan elementë të shumtë që kontribuan në dështimin e tij, ndërkohë që janë hapur edhe dokumentet e CIA-s për operacionin e koduar BGFIEND.

Lulushi foli për Zërin e Amerikës mbi librin e tij.

 

Si ju lindi ideja për këtë libër?

Si shumë shqiptarë të brezit tim unë duke u shkolluar në shkollat komuniste shqiptare kisha dëgjuar versionin që propaganda e qeverisë shqiptare dha për këtë operacion. Kur erdha në SHBA lexova librin e Nicholas Bethel-it dhe për një farë periudhe mu duk si përgjigje e mjaftueshme dhe e kënaqshme për pyetjen. Pastaj para një viti po bëja kërkime në arkivat qendrore këtu në SHBA-së dhe pashë që CIA kishte deklasifikuar një sasi shumë të madhe dokumentesh operacionale për këtë operacion që ata ndërmorën midis viteve ‘49 dhe ‘54. Duke lexuar gjithë dokumentacionet kuptova se historia e plotë nuk ishte treguar, nuk i ishte paraqitur qoftë publikut shqiptar qoftë atij amerikan.

Cili ishte pra plani operacional i CIA-s?

Në fillim të vitit ‘49 ekzistonte një mundësi shumë e mirë për CIA që të përmbyste një nga regjimet që ishte nën varësinë e Bashkimit Sovjetik. Ky regjim ishte Shqipëria. Në atë kohë, siç e dini, Tito-ja ishte shkëputur nga blloku komunist, Shqipëria vazhdonte të ishte nën varësi të BS, por nga ana fizike ishte e izoluar, kështu që nëse mund të ndodhte diçka në Shqipëri nuk ishte mundësi që trupa sovjetike të transferoheshin dhe të mbështetnin pushtetin shqiptar. Kështu që qoftë nga pikëpamja e izolimit ekzistonte mundësia. CIA në atë kohë zgjeroi rolin e saj, ata deri në atë periudhë ishin munduar që veprimet e tyre të përqendroheshin në mbledhjen e informacioneve dhe raportimin për administratës ose për kongresin se çfarë ndodhte në vendet e tjera. Në ‘48 dhe ‘49 roli i tyre u zgjerua nga Kongresi në mënyrë që të ndërmerrnin dhe operacione paraushtarake. Kjo agjenci e re që u ngrit brenda CIA-s e kryesuar nga Frank Ëisner e pa që një plan për Shqipërinë mund të ishte plani i parë që mund të përgatisnin dhe kryenin nga pikëpamja paraushtarake. Kështu filluan ta planifikonin dhe ta vinin në ekzekutim planin e tyre.

Sa i mirëpërgatitur ishte ky plan?

Po ta shohësh nga ana teorike, nga mënyra sesi i kishin studiuar aspektet mund të them se ishte planifikuar krejtësisht që nga krijimi i opozitës jashtë Shqipërisë me forcat antikomuniste kryesisht në Itali dhe Greqi që kishin emigruar pas Luftës së Dytë Botërore, deri në aspekte të tjera të planit që parashikonin psh. 500 mijë dollarë mund t’i ofroheshin Mehmet Shehut edhe Enver Hoxhës në mënyre që ata të mos kundërshtonin ose të mos drejtonin ushtrinë për të vepruar kundër operacioneve. Shumë prej tyre ngelën në aspektin teorik. Shumë pak nga këto aktivitete u vunë në zbatim në praktikë.

Subjekti është shumë interesant dhe pse kanë kaluar kaq shumë vite megjithatë teza e hedhur nga anglezët për agjentin e shumëfishtë Kim Filbi, i cili njoftonte sovjetikët dhe ata më pas komunistët në Tiranë. A është kjo teza e vetme apo ju keni zbuluar teza të reja që e zbehin apo e përforcojnë këtë tezë?

Për mendimin tim arsyeja kryesore pse operacionet dështuan nuk ishte Filbi, ka shumë arsye, por po shohim disa. Sido që  CIA dhe shërbimi sekret anglez ishin aleatë në këtë operacion vetë mënyra sesi këto operacione sekrete ekzekutoheshin nga pikëpamja operacionale, vihet re  distancë midis dy shërbimeve. Palët e CIA-s nuk ndahen dhe nuk i paraqiten palës angleze dhe anasjelltas. Kështu sido që Filbi nga ana strategjike mund të kishte dijeni për planin dhe synimin e objektivat e planit nga ana operacionale ai nuk e dinte se ku do të parashutoheshin agjentët amerikanë. Po ti shohësh faktet ato agjente që u kapën ose dhe u vranë ishin më shumë amerikanë, kurse agjentët anglezë që dërgonin në përgjithësi ishin të suksesshëm dhe dilnin nga Shqipëria pa rënë në duart e sigurimit. Dhe mund të pyetet? Nëse Filbi i sabotonte këto operacione ai do të sabotonte qoftë operacionet angleze po ashtu dhe të amerikanëve. Pastaj po ti shohësh dështimi më i madh për amerikanët ndodhi pasi Filbi u tërhoq nga Uashingtoni, pasi ra në dyshim se ishte agjent i dyfishtë. E thirrën nga Uashingtoni në Londër dhe u detyrua të japë dorëheqjen nga shërbimi sekret anglez dhe kjo ndodhi në pranverën dhe verën e ’51 kurse humbjet më të rënda të amerikanëve në këtë operacion ndodhën në ‘52 deri në ‘54.

Pas kësaj ka pasur përpjekje të tjera nga CIA për të përmbysur regjimin komunist në Shqipëri?

Nuk ka pasur veprime aktive. E them këtë sepse një nga mësimet që qoftë administrata politike por dhe CIA nxori nga ky operacion ishte që ishte shumë e vështirë për të përmbysur një regjim që ishte vendosur në Evropën Lindore. Ata e kaluan vëmendjen në Lindjen e Mesme p.sh organizuan një grusht shteti në Teheran në ‘53 dhe pastaj e kaluan vëmendjen në Amerikën Latine në ‘54 ku organizuan një grusht shteti në Guatemalë. Nga pikëpamja e asaj kohe të dy këto operacione ishin të suksesshme dhe e arritën objektivin e tyre. Nga pala amerikane u pa që është më mirë që të drejtohen nga agjentët që ishin përgatitur dhe kishin marrë përvojën e operacionit shqiptarë ose në Lindjen e Mesme ose në Amerikën Latine sepse aty ka më shumë mundësi që të ketë sukses. Të njëjtën agjentë u përdorën për të kryer operacionin në Kubë në ’61 që e dimë që  përfundoi keq për amerikanët më pas i kaluan në Azinë Juglindore.

Përveç vlerave historike çfarë mendoni se do të sjellë ky libër për shoqërinë dhe politikën shqiptare?

Këto janë ngjarje që kanë ndodh rreth 60 vjet përpara dhe një aspekt që mendoj se libri ka vlerë është se e tregon historinë në mënyrë faktike duke u bazuar në dokumente pa influenca subjektive të pikëpamjeve të ndryshme. Por dhe një mësim tjetër që mund ta shikojmë në një shkallë më të lartë është se një nga arsyet pse operacion dështoj ishte se forcat antikomuniste shqiptare nuk arritën të bashkoheshin në një front unik kundër pozitës ashtu siç nuk u bashkuan gjatë luftës edhe pas luftës ata vazhduan që të ishin të përçarë dhe të luftonin me njëri-tjetrit.

22 komente në “INTERVISTA/ “Plani i CIA-s për t’i ofruar 500 mijë USD Enver Hoxhës dhe Mehmet Shehut”

  1. ramy krrici says:

    Trap. Ai pushtet ishte nje. Ishte hermetik.
    Ishte nje persosshmeri organizimi.
    As kompjuterat modwrne nuk e bejne dot ate gje qe benre ai pyshtet.
    Me habit ajo persosshmeri.

    1. bracja says:

      o rami,po keta bejne libra duke share per tu ushqyer nuk e kupton ti?!!!

    2. Kosta says:

      Amerika nuk eshte se e ka dashr popullin tone por as se e kane urryer…por e donin ne pergjithesi per ta perdorur….si kavje……sa per suksesin e fitoreve te Shtetit komuniste kunder CIAs me shume ka meriten vesi i spiunimit te popullit tone se sa merita shteterore….shteti ka merite qe i stimuloi kete vese, spiunimin dhe ja arriti qellimit…..si po ndodhe edhe tani…..

    3. Dule Jevgu says:

      Mos harroni se shtet beri edhe infermieri i bllokut, analizuesi i shurres se Enverit, Liut nga Cidoli

  2. emigranti says:

    sa shum na paska dasht amerika mor jahu, dhum plane paska pas bo, po çedo se i paskan pas met ne sirtar .. ke kishte frike?? Enverin menderen?? Sma ha mendja .. Me duket se kishin frik se mos hapnin noi konflikt me menderet e Rusise ..

  3. emigranti says:

    ah, harrova te shtoj se planet per grumbullimin e fekaleve te Asadit qe i kishte ble ne Rusi, me duket se prap me mender Putinin i beri ..

  4. REA says:

    c jane keto lajme – pritet te dale ne amerike dhe shqipni,,, a thu se autori na qenkesh marsian

  5. kosovari X says:

    Na kanè pas ça trapin duke thènè se dèshtimet e CIA-s ishin pèr shkak tè tradhètisè sè Kim Filbit ! Dmth nuk paska qenè ai shkaku,por organizimi perfekt i kundèrzbulimit shqiptar qè CIA hèngri grushte tè njèpasnjèshme deri nè dèshtim tè turpshèm.!!!

  6. viktor hoti says:

    Shkakun e deshitimit amerikan ne Shqiperi e ka dhene DE Goli me pohiomin se shqiptaret nuk kishin frike nge amerikanet, prandaj franceset duhej te frymezohesnin nga shqiptaret – viktor hoti

  7. era says:

    Ishte jo vetem organizimi perfekt i shtetit dhe kunderzbulimit shqiptar por edhe mbeshtetja qe kish ne popull ne ate periudhe regjimi i Enverit.

  8. AP says:

    Lulushi thote se anglo- amerikanet do organizonin opoziten me te arratisurit nga Shqiperia pas Luftes se || Boterore dhe mund te jepnin 500 000 dollare per te blere Enverin dhe Mehmetin!
    1. Te arratisurit nga Shqiperia ishin bashkpuntore te fashizmit dhe populli nuk do ti mbeshteste. Po te mos kishte filluar Lufta e Ftohet , vete anglo- amerikanet do ja kishin dorezuar aleatit te tyre Enver Hoxha per ti gjykuar
    2. Te te shkoje ne mend per te blere me dollare ne ato vite , Enverin apo Mehmetin, apo te dy bashke, tregon se nuk e njeh fare realitetin ose je debil i lindur!
    3. Ne ato vite, Enveri, ishte tjeter Enver, ne ndergjegjen e popullit ai ishte nje hero qe po nxirrte popullin nga erresira dhe mjerimi, ai levizte me nje trup- roje minimale pa patur frike per jeten e tij( jo si Saliu me jelek antiplumb). Pas vitit 1960 Enveri u kthye ne personazhin me negativ te kohes. Agjenturat Anglo- amerikane nuk kishin pse te merreshin me me Enverin dhe Mehmetin. Llomotitjet anti imperialiste te Enverit e Mehmetit ishin per konsum te brendeshem, boll qe ne Pashaliman nuk kishte me Baze ushtarake!
    4. Pas vitit 1960 Enveri dhe Mehmeti, ne nje fare menyre, u kthyer ne aleate. Ose ishin” kundershtare te dobishem” sic emertohet edhe operacioni!!!

  9. emigranti says:

    ore zoteri ishit nen hyqmin Rusise, harruat se edhe pse “kishim dale nga kampi” ishim pjese e bllokut ..

  10. spartaku says:

    Jo more jo,nuk mposhtej ENVER HOXHA se kishte rrenjet ne popull.Ai ne bashkepunim me popullin fitoi dhe shliroi shqiperine nga pushtuesit e huaj dhe tredhtaret e vendit.Gjithashtu ai filloi rindrtitimin e vendit.Ai çdo gje po e bente ne favor te popullit te shumevuajtur nga regjimet antipopllore te meparsheme.Fakti eshte se ai drejtoi shqiperine per 50 vjete dhe doli me sukses.

  11. dnerguti says:

    Ishte plani i anglezeve e amerikaneve per te asgjesuar nationalistet shqiptare,e nje gurr e dy pune per te krijuar nje biografi lidhe tradhetari Kim philbit-dini ju se djalli i philbit ishte ne shkolle ne kambridge kur baba ishte kryespiun ne mosku-duke dekonspiruar kete opération.
    Frank Wiener- babe- ishte mik i ngushte me philkin ..
    Deshira e anglezeve ishte me nda shqiperine mes grekeve edhe yugoslaveve…
    Baba IME ishte nje nder keta,nuk ishte bashkpunetor i fashistave edhe nuk eshte e vertet se shqiptaret e diaspores nuk ishin bashke ne kete pune,po eshte nje e vertet se as anglezet as amerikanet nuk deshten rikthimin e Mbretit,edhe vepruan qe te deshtoje ky mission.

  12. Ramy trapit says:

    HAmerr-ikes ja deshi qejfi,por hesapet nuk i dilnin,prandaj niste grupet e kalamidheve zogjiste e mbetjet nazifashiste qe s ishin njeres por kriminela pa tru,druvare

  13. valter says:

    Ne qofte se do te mbahet ndonjeher mend ne histori qe shqiptar kane pasur shtet ajo eshte periudha 1945-1990. Te tjerat jane broçkulla.

    1. tropojani says:

      Enveri qe njesuar me popullin. Te rrexoje Enverin donte te thoshte qe t’i shpallje lufte tere popullit. Kush nuk kupton kete, eshte nje naiv i pandreqshem. Ne vitet 50 ata qe dergoheshin nga Amerka si deversante ishin thjesht ca vktima qe e dinin fundin qe kur niseshin.

  14. defrimi says:

    nga nje vende feudal gati gjithe popullsia analfabete pa eksistencen e arkes se nje shteti imagjinojeni ne cfare niveli la vendin.shkolla e mesme e detyruar gati.ne cilin vende te botes e kemi degjuar?kjo vetem per antipaste……………

  15. ardi_mamurrsaku says:

    Ne ishim taman nje per te gjithe,dhe te gjithe per nje.
    nga toka asnje s’mund ta pushtonte shqiperine.
    sherbimet secrete te brendshme dhe te jashtme,ishin superiore sherbimit izraelian ne ato vite.
    faktet thone qe bashkimi sovjetik u fut me tanke ne çeki,poloni,hungari,
    ndersa enveri plasi grushtin ne tavoline ne mbledhjen e bukureshtit(1960 ne mos gabohem)ne ate tavoline ishte dhe BS me krushovin.
    te gjithe pjesmarresit kthyen koken nga enveri te habitur se si ky njeri ka guximin te kundershtoi hapur BS.
    T’ju tregoj dicka per respektin,apo autoritetin e shqiperise se atyre viteve.
    Ne vitin 1998 kur filloi lufta ne kosove,ketu ne itali gjithe gazetat dhe tv flisnin per kosoven,shqiperine dhe per shqiptaret.
    me ra ne dore gazeta LA STAMPA eshte nje nga gazetat kryesore ketu ne ita,fliste per mirpritjen,kulturen,traditat tona etj.ajo qe me ka bere pershtypje,dhe ngelur ne memorien time ishte kur ajo citonte:
    Shqiptaret ne vitet e komunizmit ishin nje popull i forte i respektueshem dhe me shume autoritet ne evrope,mjafton te kujtojme se çndoshi ne vitin 1985 me familjen POPA kur ata u futen ne ambasade dhe ne italianeve sna e mbante ti sillnim ketu,sepse nuk donim te kemi probleme me shqiptaret.I sollem ne itali vetem nga presioni i vazhdueshem i amerikaneve qe i benin qeverise tone,amerikanet inzistonin sepse nuk donin te dilnin te humbur nga ky duel me shqiperine e vogel.(une vete jam pro amerikan pergjithmon)
    Kur krushovi i tha ENVER HOXHES nga ketu ne 2 ore e boj Taranton cope-cope,ndersa enveri e kundershtoi pa iu trem syri liderin e varshaves.
    dhe shume fakte te tjera….
    Gjithe emigrantet i kan dal vete zot vehtes,pasi shteti shqiptar ishte i dobet,i korruptum,jo ekzistent.

  16. A says:

    Rregjimi komunist i ENVER HOXHES, ishte organizuar deri ne perfeksion per te qendruar ne kembe ne te gjitha menyrat dhe format e mundeshme.
    Diaspora shqiptare jashte vendit ishte e percare. Por sipas te te gjithave informacioneve qe kane dalur ne drite, nuk ka qene KIM FILBI, qe ka bere loje dyfishe, por fatkeqesisht CIA dhe Inteligjent Servisi kane bere sikur po luftojne komunizmin ne Shqiperi. Kjo eshte e qarte sepse si ka mundesi qe grupet diversante qe hidheshin me parashyte nga aeroplani ne vendin e percaktuar me perpara qe ne ajer binin ne duart e sigurimit te shtetit komunist, policise “popullore” dhe pushkatareve vullnetare te fshatrave. Ka patur raste kur keto grupe diversantesh nuk jane hjedhur ne vendet e percaktuara, por ne nje vend tjeter gabimisht, nuk jane kapur duke kapercyer kufirin dhe kane dalur ne Greqi. Te cilet sot e kesaj dite jane gjalle ne SHBA. Kjo situate politike me ENVER HOXHEN ne krye ju interesonte sepse ishte i dalur nga kampi i perbashket socialist dhe Traktati i Varshaves. Pse, persona nga Ministria e Mbrendeshme dhe sigurimi i shtetit komunist qe ishin te ngarkuar per keto pune nga shoku ENVER HOXHA, jane me shtetesi te SHBA-se dhe ndonje shteti tjeter te Evropes perendimore dhe jetojne ne keto vende??!! S’ka nevoje per koment.

    1. khfjfijgbjhhiufsgurjifr anticensurë says:

      o agim ke të drejtë ti!!
      ta ka thon dedektivi i penduar ty!!
      e ke shkru mir ke libri!!më qart dhe vëllezërit grim nuk kanë shkruar!!

  17. MEMEDHETARI says:

    Enveri qe shume i poshter:
    I vriste ata qe vinin per ta vrare… ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje