Policia nis një aksion në shkallë të gjerë për të parandaluar aksidentet

22 Nëntor 2013, 17:46Kronika TEMA

Nga dita e premte, policia rrugore e kryeqytetit ka nisur një aksion për të forcuar kontrollin në drejtim të disiplinimit të trafikut.

Nëpërmjet një plan veprimi, strukturat e policisë do të përqendrohen në akse të ndryshme rrugore të qarkut Tiranë me qëllim parandalimin e aksidenteve.

Efektivet e policisë rrugore do të kontrollojnë automjetet që lëvizin me shpejtësi, ato që nuk kanë vendosur rripin e sigurimit si dhe të gjithë ata drejtues mjetesh që rezultojnë debitorë.

Nga ana tjetër, pjesë e kontrolleve do të jetë edhe siguracioni i automjeteve.

Nisur nga fakti se rreth 100 mijë makina qarkullojnë pa siguracion, ato janë një burim i mundshëm aksidenti.

Sipas të dhënave nga policia për debitorët, përzgjedhja e tyre do të bëhet nëpërmjet një aparati që quhet “Skaut”, i cili do të fotografojë targën dhe drejtuesit e makinës.

Çdo shkelje që do të evidentohet nëpërmjet sistemit, do t’i përcillet postbllokut policor për të bërë ndalimin e mjetit. Nisur nga fakti se Shqipëria ka statistika të larta të aksidenteve, Ministria e Brendshme ka ashpërsuar rregullat për shkelësit e ligjit.

Pak kohë më parë, ministria vendosi që çdo shofer që kapet se po drejton makinën nën efektin e alkoolit, rrezikon deri në 3 vjet burg.

Por efektet e një nisme të tillë mbeten për t’u parë se sa në gjendje do të jetë policia të ofroje prova për gjykatën, në mënyrë që shoferi i dehur të marrë masën ‘dënim me burg’.

Një tjetër fenomen që vihet re në Shqipëri është përpjekja për të vendosur rregull përmes aksioneve.

Ajo që pritet të shihet është nëse edhe kësaj radhe do të kemi një aksion me afat dhe gjithçka do të kthehet si ne fillim apo një mënyrë të re në funksionim të policisë.

5 komente në “Policia nis një aksion në shkallë të gjerë për të parandaluar aksidentet”

  1. plaku nga vlora says:

    po ka ligj qe te futet thelle dora ne xhep,per shpejtesi,rripin,alkolin,dhe sidomos per siguracionin,por te jete dhe i zbatushem gjerat ndreqen shume shpejt,kurse ai gjynah qe do e paguajme perjetsisht do te mbetet,se vete jemi deshmitare se si jane mare patentat ne Shqiperi……..

    1. AGIM TARE says:

      100 mije makina pa siguracion?????!!!!!
      Ne burg duhet ta kene vendin shkaktaret!
      http://goo.gl/yRKjer

  2. nd-ih-ma says:

    Cila polici do nderhyje per te vene para pergjegjesise ata qe kane ndertuar gjithe ato rruge pa asnje siguri,pa asnje sinjalistike e pa kurrefare kriteri per tu thene rruge.Masat qe mirren,pa nderhyre nga sa cilesova ma siper,jane thjeshte per te vjelur leke,e per pasoje ne prape do gjejme vdekjen,kurese Ju do RILINDNI.Kalin po e kape me te paren nga kemba,shkelmin e ke te garantuar.

  3. ilir says:

    verjani emrin hajdutet rrugore

  4. Sume Gruda says:

    Policia ka nisur te punojne si duhet por eshte heret me fole se shpeiti do merziten dhe thone: ska sot nuk do i kontrollojm por te shkojme ne Bar apo per nje Kafe ose nje Raki! Puna e policise nuk ndalon kurre as e popullit qe ban gabime ne gjykim dhe ja behen aksidentet edhe ne Tirane, aksidente afer komiseriati ose Bankes te Shqiperise ose prane nje shkolle Universetete.
    Duhet te jepen urdhera te rrepta dhe policise dhe tu behet e ditur popullit ne ane te lajmeve TV. Radio dhe te shkruara ne gazeta te paguhen nga keshilla te Siguracioneve dhe te shtetit do ishte me mire nje kosto me e ulet per gjithe klasen puntore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje