Maskat e kërcënojnë me armë, i grabisin biznesmenit 40 mijë euro

22 Nëntor 2013, 09:48Kronika TEMA

Mbrëmjen e djeshme dy persona të maskuar dhe me armë kanë grabitur 40 mijë euro në një makinë që drejtohej nga shoferi i një kompanie private të tregtimit të bananeve.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00, në afërsi të Urës së Beshirit në dalje të Tiranës, kur një “Benz 250”, me portobagazh, me ngjyrë të zezë, i ka prerë rrugën automjetit që transportonte paratë.

Burime pohojnë për gazetën “Panorama” se automjeti ishte drejtuar për te kompania që importon banane, në pronësi të shtetasit Trifon N., por në makinë ndodhej shoferi i tij.

Vendi ku ka ndodhur ngjarja është një rrugë me anë të ngritura në të dy krahët, që ngjan si tunel.

Pasi ka ndaluar makina ku ndodheshin paratë, të dyshuarit i kanë drejtuar armën drejtuesit duke e kërcënuar.

Më pas njëri prej tyre ka thyer xhamin e makinës, duke tërhequr nga aty çantën ku dyshohet se ndodheshin 40 mijë euro.

Burimet thanë se përveç kërcënimit, drejtuesi i mjetit nuk është goditur apo të ketë pësuar plagë nga ngjarja.

Pasi kanë marrë paratë, autorët janë larguar menjëherë duke hipur në makinën e tyre dhe kanë nxituar të ikin nga vendi i ngjarjes me shpejtësi.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar menjëherë oficerët e seksionit kundër vjedhjeve me dhunë dhe armë.

Pasi është bërë këqyrja e vendit të ngjarjes, është marrë në pyetje edhe shoferi i grabitur, i cili ka arritur të fiksojë vetëm automjetin, pasi autorët ishin me maska.

Burimet thanë se ka nisur operacioni në terren për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes.

6 komente në “Maskat e kërcënojnë me armë, i grabisin biznesmenit 40 mijë euro”

  1. Argita_B says:

    Kur punon me para ne dore duhet te maresh parasysh se dhe mund ti humbesh. Ne perendim behet çdo veprim me rrjedhje bankare, me çek dhe jo me para ne dore. Ne Shqiperi per te evituar taksat dhe per te ber evazion fiskal çdo gje behet me para ne dore. Tafmaja te le pa gje, pastaj fajin e ka policia qe si mbron.
    Po nuk pagove para per fitimet dhe te kontribosh ne shoqerine qe jeton ska me se te financohet shteti, policia per te mbrojtur, infrastruktura, ngrohet papunesia…

  2. Mexico says:

    Duket qe paska qene e programuar dhe dikush brenda ka spiunuar diten dhe oren e qafrkullimit te parave. Po pse punoni me cash ne dore si ne kohen e Baba Qemos.

    1. Korabi says:

      Punojne CASH se nuk deklarojne asgje. Ato 40 mije euro i ka bere evazion deri me tani i humbi.

  3. durrsaku says:

    zoti eshte i madh . keshtu te gjen kur nuk mendon edhe per te tjeret , se po ti kishte hedhur ne banke vertet do kishte paguar tatim fitimi po do i kishte dhe ato taksa do ndihmonin ndonje te pafat . Kjo eshte GRUKESIA SHQIPTARE .

  4. leo england says:

    OSE ka marr pjesen e tij shoferi ose e lane nga brenda lajmin per shume e parave. Levizini leket me numerohen llogarie po NUK doni probleme.

  5. Rudina says:

    Sa te mbushi 100 diteshin qeveria e Rames ka per ta gjetur vjedhesin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje