Vdekja e papritur e deputetit demokrat, Sokol Olldashi, ka prekur edhe botën e artit. Shumë artistë kanë shprehur dhimbjen e tyre nëpërmjet rrjeteve sociale, mes të cilëve edhe kushëriri i parë i Olldashit, Ermal Mamaqi.
“Lamtumirë Koli… Lutem Zot të prehet në krahët e tu”, shkruan Ermal Mamaqi në faqen e tij në Facebook.
Këngëtari dhe aktori Ermal Mamaqi ka qenë mjaft i lidhur me kushëririn e vet dhe është shfaqur në krah të tij nëpër fushatat politike, sidomos në vitin 2007, kur ai kandidon për kreun e Bashkisë së Tiranës.
Zoti e meshirofte u prefte ne parajse