Vrasja në Memaliaj/ Shënjestra gabim, një nga të arrestuarit po hakmerrej për motrën e vrarë

14 Nëntor 2013, 12:07Kronika TEMA

Policia ka zbardhur vrasjen e 31-vjeçarit Aurel Haxhiaj dhe plagosjen e kushëririt të tij mbrëmjen e së martës në qytezën e Memaliajt, duke vënë në pranga tre autorë dhe shpallur në kërkim të katërtin.

Si autorë të krimit janë arrestuar Ali Manaj, 45-vjeç, Henri Manaj, 27 vjeç dhe Elmand Hajdaraj, 26 vjeç, ndërsa është shpallur në kërkim Joni Manaj, 35 vjeç, që të gjithë nga Memaliaj.

Sipas grupit hetimor, shënjestra nuk ka qenë viktima Haxhiaj, por kushëriri i tij Niko Baka, 25-vjeç, i cili banon në Sarandë. Policia sqaron se babai i Bakajt është dënuar për vrasjen e një gruaje, fqinjë të tij, për motive pronësie në shkurt të këtij viti.

Ali Manaj është vëllai i gruas së vrarë, ndërsa Henri dhe Joni nipërit e tij.

Ngjarja e rëndë, ku mbeti i vrarë me dy plumba 31-vjeçari Haxhiaj, ndodhi rreth orës 21:00 të së martës në dalje të qytezës.

Ndërkohë kushëriri i tij i parë, Niko Baka, i cili kishte shkuar për vizitë, mbeti i plagosur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje