Një deputet konservator britanik, që u filmua fshehtas nga gazetarët duke thënë se mund të bëjë sekserin për ndërtime në Shqipëri kundrejt shifrës prej 3 përqind si shpërblim, është ‘pastruar’ nga akuzat.
Sipas BBC, Komisioneri Parlamentar për Standardet ka vendosur se nuk ka prova të mjaftueshme për hetimin e Mark Pritchard.
Ky i fundit pretendonte se nuk kishte bërë asnjë shkelje dhe për këtë arsye iu drejtua komisionit parlamentar.
Gazeta Daily Telegraph përdori një kamera të fshehtë për të përgjuar deputetin, që pretendonte se kishte miqësi me kryebashkiakun e Tiranës, por edhe me kryeministrin e kryetarin të Kuvendit.
Ai i premton gazetarit të maskuar si biznesmen që do ndërhyjë për një investim në fushën e hoteleve në Shqipëri me vlerë 10 milionë sterlina.
Nëse kontrata do nënshkruhej, Pritchard do merrte 300 mijë sterlina./ep