Rrëfimi prekës/ Nëna që humbi tre djemtë në minierë: Veç unë e di si i kam rritur jetimë

9 Nëntor 2013, 10:09Kronika TEMA

Zia në familjen e Luan Hatollit është ndoshta më e rënda.

Pas vdekjes së Luanit, edhe tre djemtë humbën jetën në një nga galeritë e fshatit Beragozhd në Pogradec.

Nëna e tyre, Zineta, tregon se si i ka rritur tre djemtë jetimë, ndërkohë që tani dera e shtëpisë është mbyllur.

“Nga varfëria u nisën. Ne jemi të varfër dhe nuk kemi asgjë. I kam rritur jetimë. Bashkëshorti më vdiq kur djali i madh ishte 11 vjeç. Që atëherë, ne nuk e morëm më veten. Djemtë endeshin për punë ku të mundeshin, pasi nuk kishim asnjë të ardhur tjetër,” tregon ajo për gazetën Panorama.

“Unë nuk kam as punë, as pension. Marr vetëm një ndihmë ekonomike nga komuna 20 mijë lekë të vjetra. Ç’mund të bësh me kaq para? Kjo varfëri m’i detyroi djemtë të futeshin atje”.

E pyetur nëse kanë emigruar fëmijët e saj, ajo thotë: “Dy ditë më parë u kthyen nga Maqedonia, pasi punuan për ca ditë atje. Sollën pak lekë dhe më thanë se nuk kishin arritur të fitonin më shumë nga punët e rënda që bënin atje. Në pyll nuk futeshin dot më se kishte nisur policia pyjore të inspektonte pyjet dhe të gjobiste. Nga frika e ndonjë gjobe, ata iu drejtuan galerisë së qymyrit. Djemtë e mi nuk vidhnin. Nuk i njeh njeri në fshat për të tillë, por donin të vrisnin varfërinë dhe të jetonin me ç’të mundnin. Herë me skrap e herë me dru”.

Ajo thotë se asnjëri nga djemtë e saj nuk ishte i martuar.

Zineta tregon edhe si e humbi të shoqin.

“Ne si familje kemi pësuar një tjetër tragjedi 15 vite më parë. Im shoq quhej Luan Hamolli. Edhe ai punonte dikur me drutë, ngarkonte mjete të rënda me trupa. Por një prej tyre e zuri poshtë dhe ai na la përgjithnjë. Kam vuajtur shumë me këta djem për t’i rritur, pasi nuk kam mbushur vitet e pensionit. Jam 47 vjeçe, mos më shiko se dukem 60 e kusur. Jam e re, por vuajtjet më ranë mbi shpinë dhe më kanë shtuar thinjat e rrudhat”./ep

20 komente në “Rrëfimi prekës/ Nëna që humbi tre djemtë në minierë: Veç unë e di si i kam rritur jetimë”

  1. TRISHTIM says:

    U PREFSHIN NE PAQE

  2. ... says:

    FATKEQESI… U PREHSHIN NE PAQE.

    1. Neorealizmi says:

      POEMA E MJERIMIT

      Kafshatë që s’kapërdihet asht, or vlla, mjerimi,
      kafshatë që të mbetë në fyt edhe të ze trishtimi
      kur shefftyra të zbeta edhe sy tëjeshilta
      që të shikojnë si hije dhe shtrijnë duert e mpita
      edhe ashtu të shtrime mbrapa teje mbesin
      të tanëjetën e vet derisa të vdesin.
      E mbi ta n’ajri, si në qesendi,
      therin qiellën kryqat e minaret e ngurta,
      profetënt dhe shejtënt në fushqeta të shumngjyrta
      shkëlqejnë. E mjerimi mirfilli ndien tradhti.

      Mjerimi ka vulën e vet të shëmtueme;
      asht e neveritshme, e keqe, e turpshme;
      balli që e ka, syt që e shprehin,
      buzët që më kot mundohen ta mshefin –
      janë fëmitë e padijes e flitë e përbuzjes,
      të mbetunat e flliqta rreth e përqark tryezës
      mbi të cilën hangri darkën një qen e pamshirshëm
      me bark shekulluer, gjithmon i pangishëm.
      Mjerimi s’ka fat. Por ka vetëm zhele,
      zhele fund e maje, flamujt e një shprese
      të shkymë dhe të coptuem me të dalun bese.

      Mjerimi tërbohet në dashuni epshore.
      Nëpër skaje t’errta, bashkë me qej, mij, mica,
      mbi pecat e mykta, të qelbta, të ndyta, të lagta
      lakuriqen mishnat, si zhangë; të verdhë e pisa;
      kapërthehen ndjenjat me fuqi shtazore,
      kafshojnë, përpijnë, thithen, puthen buzët e ndragta
      edhe shuhet uja, dhe fashitet etja
      n’epshin kapërthyes, kur mbytet vetvetja.
      Dhe aty zajnë fillin të marrët, shërbtorët dhe lypsat
      që nesër do linden me na i mbushë rrugat.

      Mjerimi në dritzën e synit te kërthini
      dridhet posi flaka e mekun qirini
      nën tavan të tymuem dhe plot merimanga,
      ku hije njerzish dridhen ndër mure plot danga,
      ku foshnja e smueme qan si shpirt’ i keq
      tu’ ndukë gjitë e shterruna të së zezës amë,
      e kjo prap shtazanë, mallkon zot e dreq,
      mallkon frytn e vet, mallkon barrn e randë.
      Foshnj’ e saj nuk qesh, por vetëm lëngon,
      e ama s’e don, por vetëm mallkon.
      Vall sa i trishtueshëm asht djepi i skamit
      ku foshnjën përkundin lott edhe të fshamit!

      Mjerimi rrit fënnin në hijen e shtëpive
      të nalta, ku nuk mrrin zani i lypsis,
      ku nuk mund t’u prishet qetsia zotnive
      kur bashkë me zoja flejnë në shtretënt e lumnis.

      Mjerimi pjek fëmin para se të burrnohet;
      don ta msojë t’i iki grushtit q’i kërcnohet,
      atij grusht që në gjumë e shtërngon për fytit
      kur fillojnë kllapitë e etheve prej unit
      dhe fetyrën e fëmis e mblon hij’ e vdekjes,
      një stoli e kobshme në vend të buzqeshjes.
      Një fryt kurse piqet dihet se ku shkon
      qashtu edhe fëmia në bark të dheut mbaron.

      Mjerimi punon, punon dit e natë
      tu’ i vlue djersa në gjoks edhe në ballë,
      tue u zhigatun deri në gjujë në baltë
      e prap zorrët nga uja i bahen palë-palë.
      Shpërblim qesharak! Për qindenjë afsh
      në ditë – vetëm: lekë tre-katër dhe “marsh!”.

      Mjerimi kaiher’ i ka faqet e lustrueme,
      buzët e pezmatueme, mollzat e ngjyrueme,
      trupin pënnendore e një tregtis së ndytë,
      që asht i gjikuem të bijë në shtrat të vet i dytë;
      dhe për at shërbim ka për të marrë do franga
      ndër çarçafë, ndër fëtyra dhe në ndërgjegje danga.

      Mjerimi gjithashtu len dhe në trashigim
      -jo veç nëpër banka dhe në gja të patundshme,
      por eshtnat e shtrembta e në gjoks ndoj dhimbë,
      mund që të len kujtim ditën e dikurshme
      kur pullaz’ i shtëpis u shemb edhe ra
      nga kalbsin’ e kohës, nga pesha e qiellit,
      kur mbi gjithçka u ndi një i tmerrshmi za
      plot mallkim dhe lutje si nga fund i ferrit,
      ish zan’ i njeriut që vdiste nën tra.
      Kështu nën kambë të randë të zotit t’egërsuem –
      thotë prifti – vdes ai që çon jetë të dhunuem.
      Dhe me këto kujtime, ksi lloj fatkeqësinash
      mbushet got’ e helmit në trashigim brezninash.

      Mjerimi ka motër ngushulluese gotën.
      Në pijetore të qelbta, pranë tryezës plot zdrale
      të neveritshme, shpirti me etje derdh gotën
      në fyt për me harrue nandhetenand’ halle.
      E gota e turbull, gota satanike
      tu’ e ledhatue e pickon si gjarpni –
      dhe kur bie njeriu, si gruni nga drapni,

      nën tryezë qan-qeshet në formë tragjikomike.
      Të gjitha hallet skami në gotë i mbyt
      kur njëqind i derdh një nga një në fyt.

      Mjerimi ndez dëshirat si hyjet errsina
      dhe bajnë tym si hejt q’i ban shkrum shkreptima.

      Mjerimi s’ka gëzim, por ka vetëm dhimba,
      dhimba paduruese që të bajnë të çmendesh,
      që t’apin litarin të shkojsh fill’ e të varesh
      ose bahe fli e mjerë e paragrafesh.

      Mjerimi s’don mshirë. Por don vetëm të drejt!
      Mshirë? Bijë bastardhe e etënve dinakë,
      të cilt në mnyrë pompoze posi farisejt
      i bijnë lodërtinës me ndjejt dhelparak
      tu’ ia lëshue lypsiti një grosh të holl’ në shplakë.

      Mjerimi asht një njollë e pashlyeme
      në ballë të njerzimit që kalon nëpër shekuj.
      Dhe kët njollë kurr nuk asht e mundshme
      ta shlyejnë paçavrat që zunë myk ndër tempuj.

  3. iliri says:

    Zoti i dhente force ! Rralle ka ne Bote njerez kaq fatkeqe.Shteti duhet realisht ta asistoje kete nene `zemerdjegur.Tragjedite tek ne luhen ende shume dhimbshem dhe hendeku me te varfrit po thellohet gjithenje e me shume……zgjidhjet nuk vijne brenda nates,por shteti duhet te behet me i ndjeshem dhe te mendoje seriozisht si dhe kur do ti leme pas keto histori….Iliri

  4. bjordi says:

    kjo eshte trashegimia qe na la kjo qeveri qe iku,varferi te tejskajsheme,ngushellime nenes se pafat,per te tre femijte e saj.

  5. itreg says:

    U prefshin ne hale gjith ATA qeveritare qe Kane pergjegjsi
    Per kete tragjedi.

  6. ina says:

    o zot cfare tragjedie…..ngushellime

  7. shqiptari says:

    kjo eshte loja qe ben europa kurve dhe amerika prostitut me shqiperin qe e kan len me keq se kohen e turkut ne prapambetje katastrofike dhe tani tallet amerika me 200 milion dollare te sjell armet qe te na shfarosin si minjte ku serrbia qe na vret dhe na poshteron bashke me grekun marin miliarda dhe keta te pabes politikan bertasin se amerika eshte mikja jon te na jap miliarda dhe te na investoi qe dhe ne te jetojme si njerez po na quajne skllever dhe shikoni si perfundojne populli hallezhi se hajdutet e politikes si gjen gje NGUSHELLIME KETYREVE FAMILJEVE dhe zoti i denofte ketyreve qe u bejne keq shqiperis dhe shqiptareve

  8. Vladimir says:

    Ah kur s’kam nji grusht te forte, malit qe hesht ne zemer me ja ngjesh… Migjeni.
    Do i paguajn mostrat e politikes shqiptare viktimat qe kane shkatuar?
    Urgent duhen evidentuar keto familje qe nuk jane pak dhe duhet menduar per to. Para se te investojme per sigurine neper bote si antare te Nato, duhet te shuajm urine mesjetare te njerezve tane te mire e te mjeruar.

  9. Gezimi says:

    Kohe Migjeniane, qe askush nuk e kish parashikuar se do rikthehej! Vuajtje, papunesi, krime, korrupsion, vrasje, pasiguri, imoralitet, etj, etj. Polarizimi social i ka zene frymen kombit. Pse, kjo eshte demokracia?
    Ngushellimet me te sinqerta familjes se gjore qe humbi me te dashurit e saj.

  10. futja kot says:

    u prehshin ne paqe, ngjarje shum e rende, me te rende nuk ka, mjer nena.As nje Lufte nuk munde te ndodhte, si e duron.
    Po nena ne Sukth e perjetoj vdekjen e 4 femijve te vegjel si engjej ne nje kolibe nga nje qiri i ndezur.
    Pas kesaj ngjarje pash ne televizor disa gra perfaqesuese shoqatash qe marin leke pa fund njera me te gjith gishtat me unaza, njera me tuf ruazane qafe deri mbi ball te ….zogut…, njera me te care mbrapa deri mbi fund shpine dhe flisnin pa fund vetem denigronin nenen qe u ngrit naten per te nxjer buken ne gojes po si…. :”Shkoj naten , iku nga femijet,i la vetem etj etj deri ne denigim(te me fal nena) …..” Kjo eshte shoeria shqiptare.
    Degjova ne nje moment sinjqeriteti Halimin se, nje Deputet e ka koston 2.5 mije Euro, ne nje kohe qe ndihma ekonomike eshte 2000 leke, dhe pensioni 10.000 leke.Kjo eshte kanibalizem.

  11. - says:

    une propozoj te hapim nje llogari per kete nene te gjore dhe te kontribojme sikur edhe me nje dollar ose disa cent. gazeta tema mund e na ndihmoje te kontaktoje zineten qe te hape nje llogari dhe te depozitojme ndihmat.

    gjendja e nenave pa burra ne shqiperi eshte skandaloze.

  12. Leone-53 says:

    Kaq probleme ka Shqiperia sa dhe me naivi njeri ne pushtet do te bente diçka.
    -Ministri “kopetent” Veliaj nuk do i interesonte tu futej ketyre gjerave.
    -Atij (dhe Europes “plak” qe eshte pas tij) do ti qante shpirti per romet ndersa per pensionisten vdekur ne lulishten e Durresit dhe keta shqiptar qe vuajne keto ekstreme ndoshta do ti dukej pak!..
    U prehshin shpirtrat ne paqe.

  13. Nikolin says:

    Ore lerini llafet e teperta por ec te hapim nje llogari online per kete grua te mjere

  14. rumpalle says:

    E ci duhet me jeta kesaj te gjores e le me parate.Une jam dakort per mbetjet te vijne ne Shqiperi por me nje kusht:Amerika te heqe vizat per Shqiptaret sot e per gjithnje.Ndersa Rames,Metes e ndonje tjetri po nuk e mblodhen kete shtet per 4 vjet t’ju dhjesim t’emat.

  15. xhemal says:

    dheu qofte i lehte per te rinjt ,ngushellime familjeve ,per mua ne shqiperi duhet te ekzistoje nga shteti nje minimun jetik per te gjithe te papunet apo familjet ne nevoje ,leket gjenden ne evazionin e madh qe bejne pothuajse te gjithe ,uljen e privilegjeve te pushtetarteve ,ne akumulimet e parave nga te pasurit ne banka tu rritet taksa ,nxitjen e punesimit e cila do ishte shpetimi per shqipetaret ,papune e shkollim nje popull deshton,vendosja e shtetit te se drejtes ,nje qeveri qe nuk kujdeset per te gjithe qytetaret nuk meriton te jete ne drejtimin e vendit ,jam emigrant por per mua shpresa per cdo shqipetar duhet te jete shqiperia e cila nga pasurite qe ka mund te jetojne ne paqe harmoni ,drejtesi ne mireqenie jo 3 milion banore por edhe tre fish .eshte shume rreqethese te mendosh te humbasin jeten kaq shume per buken e gojes e fundit informacioni ne shqiperi eshte shume i manget teper i politizuar ,nuk lidhet me jeten e perditeshme te njerezeve me sigurine e jetes jo vetem nga aksidentet ne pune ,rruge ,por edhe nga ndotja e ambientit ,ushqimeve qe konsumohen ,shkaterrimin e natyres ,pak kam lezuar gazeta qe ne faqen e pare me germa te medha te jap alarmin per rrezikun qe u kanoset njerezeve nga industrit e ndryshme te cilat prodhojne mbeturina e nuk dihet ku perfundojne ,po neper hyrjet e galerive te minierave te bllokuara smund te vendosen tabela ku te shkruhet rreziku qe u kanoset atyre qe hyjne pastaj leri rojet por edhe informimi i zones i banoreve pra thjesht keto ndodhin per neglizhence te shtetit ,qeverise ,ministrise perkatese.shpresojme e gezojme te mos shikojme me tragjedi te ketilla,paqe e dashuri per gjithe shqipetaret

  16. demokrat says:

    Perendia te dhente force, veshtire se mund te gjendet ngushellim per kete nene fatkeqe. Barkaleci Fino, e ngriti zerin ne kup te qiellit pse u hoqen privilegjet per keta monstra kriminele te vetquajtur politikane. As nje rroge 20000 lek nuk e meritojne 140 monstrat qe do vene pas 4 vitesh tu kerkojne voten ketyre njerezve te pashprese. I konsideronte pak jevgu dordolec me kollare dhe barkun te goja, $1600000, me keto para mund te shpetohen jete njerezish qe ushqehen vetem me miser dhe patate si te jene kafshe.Duehen nxjerre nga burgu hajdutet e “pulave” dhe duhen mbushur burgjet me politikane duke filluar nga Nano, Berisha, idioti me mustaqe i Vlores, xhuxhi mafioz i Durresit, kurvari impotent i Fierit, pijaneci ordiner i Elbasanit, vrasesi dhe hajduti kokebosh i Tiranes. Vetem atehere do te respektohet puna dhe politika. Mos kerkoni shembullin nordik, ja ku e keni Kroacine, let t’ja marri me mire me oi ne versionin lab ne shesh te flamurit familja e buratinit Gjika sesa nje nene qe varros 3 djeme qe i rriti dhe nuk i gezoi.

  17. flori says:

    Po Avukati i Polullit,mos ka qene keto dite i zene me Pallatin e Bashes? Apo ka hallin e homoseksualeve se mos nangelen pa martuar?

    Mos i prishin shtepine Erinda ballances,ore….

  18. edi says:

    zoti i dhashte kurajo ksaj nene se nuk ka me keq se kjo tragjeti “u prefshin ne paqe kto trima qe humben jeten per copen e bukes..

  19. Mirela says:

    O Zot si duron zemra e nenave….Jete shqiptaresh ne lule te moshes…Zoti ju dhente fuqi se dhimbje me te madhe nuk ka. Po si u beme kaq te pashpirt e nuk protestojme per kete indiference shtazarake te atyre qe e cuan Shqiperine ne kete gjendje dhe njekohesisht te atyre qe moren persiper ta permbysin kete situate te dhimbshme? Kush eshte pergjegjes per sigurimin e minierave qe nuk shfrytezohen me dhe ti mbyllin ato qe te mos e pesojne keshtu te pafatet e gjore qe nuk ja dijne rrezikun atyre galerive vrastare? Kush eshte pergjegjes qe neper rruget tona mezi gjejme ndonje shenje apo sinjalizues aq te nevojshem si naten apo diten per kembesore e drejtues mjetesh por polica me tabela ne njeren dore e bllokun ne doren tjeter i sheh me shumice qe jane gati te te zejne mat si peshkun ne rrjete per te nxjerre ndonje lek por as qe ju plas fare per te rregulluar trafikun e per te siguruar rruget. Pse nuk e organizon protesten per jetet e ketyre djemve ai Lulzimi “i kulluar” per demokraci por flet teper i indinjuar per votat e qelbura ne Korce!
    Drite pacin shpirtrat e tyre e shpresoj te paguajne nje dite pergjegjesit e ketyre tragjedive qe po na copetojne zemrat!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje