Gazeta italiane “Corriere della Sera” botoi një artikull për fshatin e Lazaratit ditën e sotme. “Këndi i vetëm i ilegalitetit shtrihet mes plantacioneve të kanabisit”, shkruan gazeta italiane.
Era është e fortë dhe mjaft e njohur. Ndihet që në hyrje të Lazaratit, fshat i cili ndodhet rreth 230 km në jug të Tiranës. Gra dhe djem të rinj punojnë intensivisht, aq sa javët e fundit 700 prej tyre përfunduan në spital. Të gjithë kishin të njëjtat simptoma: diarre, të vjella dhe probleme kardiovaskulare.
Këto shqetësime kanë ardhur vetëm nga intoksikimi duke punuar mes plantacioneve të kanabisit. Hysni Lluka, përgjegjësi i urgjencës në spitalin e Gjirokastrës tha se të gjithë të sëmurët janë intoksikuar nga puna në plantacione.
Të hysh në Lazarat nuk është aspak e thjeshtë. Këtë e di edhe policia, e cila ka vite që nuk shkel aty. Këtë e dinë edhe gazetarët e vendit. Lazaratin e quajnë si “Fshati i marijuanës”, “Kryeqytetin evropian të hashashit”, apo edhe “Republika e Kanabisit”.
Aty ka rreth 350 mijë bimë kanabisi të mbjella në 320 hektarë tokë. Çdo vit nga Lazarati dalin 900 ton kanabis për një vlerë prej 4.5 miliardë eurosh, sipas llogarive të Guardia di finanza-s italiane.
“Nuk jemi kriminelë”, thotë Afërdita, e cila ndan detyrat për gratë e tjera që punojnë me kanabisin në Lazarat. “Pa kanabisin do të kishim vdekur urie tashmë. Nuk mund të gjejmë dot punë tjetër”, vijon ajo, transmeton shekulli.
Të rinj dhe të moshuar punojnë me orë të tëra në mbledhjen e kanabisit të korrur. Pasi mbledhin bimët e prera, ata i varin në tela që t’i lënë të thahen nën diell. “Pas disa orësh, të gjitha bimët e varura do të thahen dhe më pas do të qërohen për t’u paketuar”, thotë Afërdita.
Në Lazarat, disa familje të tëra punojnë për të konkurruar në treg me këtë produkt. Secila prej tyre arrin të prodhojë 1 ton kanabis në vit. Një kile kanabis kushton 300-320 euro. Popullsia e Lazaratit është diku tek 4 mijë banorë, por në ditët si këto, kur nis korrja dhe përpunimi, popullsia e Lazaratit dyfishohet. Pjesa tjetër janë thjeshtë punëtorë sezonalë. Ata vijnë nga Shqipëria e Mesme dhe e Jugut që në mëngjes në Lazarat dhe pasi punojnë kthehen pas perëndimit të Diellit në shtëpitë tyre. “Na paguajnë mirë, 3 mijë lekë në ditë”, thotë Marjola nga Vlora, teksa qëron bimët dhe i grupon boçet veçmas, gati për paketim.
“Falë zotit që kemi kanabisin”, thotë Agroni, një kultivues. “Nuk e imagjinoj dot se si do të jetonim po të mos kishim kanabisin. Na kanë harruar të gjithë: autoritete lokale, shteti, madje edhe të huajt”, vijon ai.
Për të rritur bimët e kanabisit, shpjegon Agroni, “nevojitet shumë ujë”. Uji në Lazarat nuk është i mjaftueshëm dhe nuk ka presionin e duhur, kështu që banorët sjellin autobote me ujë. Ndarja e punëve në Lazarat është kështu: gratë dhe djemtë e rinj merren me kultivimin, mbledhjen dhe paketimin. Burrat merren me transportin. Kanabisi ngarkohet në bagazhet e automjeteve. Një mënyrë tjetër e transportit është përdorimi i kafshëve si kali apo gomari, të cilët dërgohen nëpër shtigje ku nuk und t’i pikasë policia.
Italia është tregu kryesor që merr kanabisin e Lazaratit. Zakonisht kanabisi vjen në Itali përmes gomoneve apo anijeve. Sekuestrimi i fundit i kanabisit që ishte nisur për në Itali ndodhi në Durrës, ku u bllokuan 600 kg, i fshehur në një kamion që ishte nisur për në Bari.
“Nuk mund të ndërhyjmë në një mënyrë efikase në Lazarat”, deklaroi disa ditë më parë drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Artan Didi. “Ai vend është një njollë për ne. Kemi nevojë për mbështetjen e vendeve të tjera”, vijoi ai.
Dhe në të njëjtën linjë me qeverinë e re, Didi premtoi: “Do të nxjerrim para drejtësisë çdo polic të korruptuar”. Kultivimet në Lazarat janë rritur me 40% nga viti 2012. Ky konfirmim vjen edhe nga një raport i Departamentit amerikan të Shtetit.
Po ku përfundojnë të ardhurat? Një pjesë e tyre përdoret për investime në hotelet shqiptare, shpjegon një zyrtar i inteligjencës shqiptare, por pjesa tjetër shpenzohet për të blerë shtëpi në Itali, Spanjë dhe Turqi
…Ku shkojne parate e Lazaratit???!!!! jua them une ne Bankat e SCHEISS me falni ne SCHWEIZ.
parate i administron,rilindja demokratike dhe rilindja socialiste,ndersa populli intoksifikuar , ky palo shtet do te na integroje ne europe ,hapu dhe te futen
Asgjesoheni kete te keqe o ju rente pika. Asgje pozitive nuk i sjell 99% te shqiptarve Lazarati
Kjo qeveri nuk do beje keq ta legalizoje ashashin!jo sepse keshtu ndodh ne Zvicer,apo Holande,por per vendet e punes qe puntoret humbin atje,dhe mos harxhimin e energjive nga ana e policise se shtetit,ku shko droga qe kapet ne brigjet italiane?pse mos jane gje budallenj italianet ta djegin,apo ta prishin!Pse u dashka qe Shqiperia nje vend i varfer ekonomikisht,te mbylle vende pune,kur ne vende te tjera shume me te zhvilluara se ne,lulezon prodhimi i heroines dhe kokaines,ku dhe fitimet jane 40-50 here me te medha se te hashashit,mos harrojme se Afganistani,Columbia,Meksika Irani apo dhe shume vende te tjera qeverite mund te marrin masa,por ne asnje menyre nuk arrijne ti hapin lufte ketij tregu,se fundja nga ato te ardhura kane fitime direct familjet,pr dhe vete shteti.Kush mund te me thote se tonelatat e droges qe kapen neper anije,apo sekuestrohen ku perfundojne???pergjigja eshte e thjeshte shitet ne nje treg shumice tjeter,dhe perfitimet shkojne ne arken e shtetit qe i sekuestron.Kjo ceshtje eshte sa delicate,dhe fitimprurese,prandaj askush mos ta coje neper mend qe do vije nje dite,ku Lazarati nuk do funksionoje.
harruat te permendni se nje pjese e mire e tyre shkon tek-
podesta,
-masonet ruse dhe serbe,
-nje pjese “pritet” per berlusken
si shperblim qe mbajten pleren sali ne pushtet dhe qe tashme e mbajne jashte burgut!
shumica e atyre parave “u pastrua” me rrugen e kombit qe eshte bere ta ndertosh nga e para.
vucidolsi doli supermafia, tashti gezon dhe parate e vena me vrasje dhe vjedhje duke shkuar me pushime.
Corriere della sera eshte nje pacavure qe vjell vetem vrer ndaj Shqiperise. Te kerkojne ne Itali se ku shkojne parate e Lazaratit
E kane nxjerre Lazaratin me 4.5 miliarde Euro xhiro ne vit. Kolumbia me Kokainene dhe Heroinen qarkullon 12 Miliard ne vit. Por e bejne que te marrin fonde nga EU dhe krijojne lloj lloj insituatash duke i zmadhuar pertej reales.
Te cudit fakti se si qeveria jone ka mbyllur syte dhe veshet dhe me
shume kerkojne te bejne hetusi Italianet .
Shpresojme qe kjo qeveri do te filloj se shpejti korrjen te kesaj bime
ose korrjen e parave .
kemi nevoje per shtetet e tjera po sikur e gjithe shqiperia te mbillte??????
skemi nevoje per asnjeri policia ska patur urdher ose me mire ka patur urdher te prere te mos shkele ne lazarat parate shkojne te politika e tiranes 8 vjet qeveria e vjeter ishte shurdhe memece per lazaratin nqs ata politikane qe jane sot ne qeveri skane pasur hise kjo zgjidhet shume shpejt pa ndihme sepse ata persona qe kane kanabisin kane dhe hotelet qe sot po shemben
I lumt Berishes qe problemin Italian e importoi ne Shqiperi.Eleminimi i Canabisit te Lazaratit do ti hapi rruge drogave te forta.
AG Mafia është fuqia më e madhe ekonomike në Itali.
Mafia italiane po lulëzon në mes të krizës ekonomike: gati 140 miliard Euro fiton Mafia italiane në një vit.Sipas një studimi të kohëve të fundit krimi i organizuar është fuqia ekonomike më e madhe në vend dhe me një likuiditet në të holla prej rreth 65 miliard Euro,pra me këtë edhe “banka e parë”.
Nuk mund ta kuptoi me kete bote kur nuk vihet drejtesia ne vend edhe ne Lazarat…Por shpresoi…!
Lazarati,eshte biznesi i droges allashqiptarçe
Tash do te futen ne europ edhe shqipot,pra do europjanizohen
Dhe lazaratasit do ta trashgojn bisnesin e tyre por alla europçe ama.
Kush esht i zgjut te shkoj nen rrug te lazove
Nese shqipnija krijon “fshat e Lazarat”,pra nese te gjith fermeret kultivojn drog,atehere fukaralliku iku.
Dhe do vijn nga gjith bota per ne shqipni.
Duhet nji lider tjeter i pavarur nga bota qe ti lejoj shqiptart te livadhisin rrumpall.
Perndimi ka baz lirin e njerzve,pa drog s ka liri,pa ,iri s ka demokraci,pa demokraci s ka perndim.
Prandaj droga do jet persa koh te ket perndim e demokraci
Prandaj bjerini m top shisni sa nuk esht von,se po u legalizu droga ju iku bisnesi.
Qeveria Shqiptare ben mire ta legalizoj kete bime narkotike e ti japi fund tam tameve Italiane, se ju prish gjiza prej kompeticionit Shqiptar. Legalizohe edhe mbaroi kjo ceshtje. Italianet, shpikesit e pushteteve okulte e paralele po na bejne moral ne Shqiptareve. Shkoni ore mbushuni.
Kan hall italjont se po jua morin bisnesin shqiptart mafjes se tyre.
Dhe prishen ekuilibrat,plasin konflikte luftra.
Prandaj shkru kjo gazeta.
Se po te jet per mafi,jan ata italjanet me te lasht.
Shqiptart punojn haptas.italjant nuk nihen fare
Prandaj duhet legalizu ai dreq, qe parate te perfundojne ne Shqiperi, per ndertime hotelesh, pallatesh, biznesesh, e per tu taksuar qe te ndertohen rruge si me cdo produkt tjeter.
Gjithe keta qe ka zene diareja??
Sdashkan pleh kimik keta. Ca fati.
Nga gjithe kjo e dhime sdo ment qe do rritet prodhimivme 40%.
Uaaaaa
Lexova pothuajse te gjitha komentet tuaja dhe me kete mentalitet te krimbur qe keni ju,shpresa per tu bere Shqiperia Europiane fatkeqesisht eshte shume e paket..Do tu beja nje pyetje;Nese do vdiste nje vella,nje moter,ose kushdo qofte i afermi juaj si perdorues i lendeve narkotike,do flisnit me kete gjuhe???Nese po atehere kemi te bejme me kafshe qe do te mbeten gjithmon ne mesjete.