Për të qenë transparentë me publikun, Ministria e Brendshme ka vendosur që të publikojë buletinin mujor të Policisë së Shtetit.
Buletini i parë mbulon periudhën prej 17 shtatorit deri më 17 tetor.
“Të dhënat e pasqyruara në këtë buletin do të publikohen çdo muaj. Ky është publikimi i parë, që sigurisht do të pasurohet me përmirësime të vazhdueshme.
Policia e Shtetit synon nxitjen e analizave brenda dhe jashtë saj bazuar mbi statistika mujore që synojnë nga njëra anë rritjen e besimit të publikut dhe kontrollin e qytetarëve mbi punën tonë, por njëkohësisht dhe përmirësimin e treguesve të punës për garantimin e jetës dhe pronës së qytetarëve.
Buletini Mujor do të shoqërohet edhe me vlerësimet e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit drejtuar vetë Policisë së Shtetit por edhe qytetarëve,” thuhet në njoftimin zyrtar.
Po çfarë ndodh brenda një muaji në Shqipëri sa i përket rendit dhe sigurisë?
Në këtë periudhë kanë ndodhur 2560 vepra penale, ose mbi 82 vepra penale në ditë.
Zbulueshmëria është në nivelin 87 përqind.
Në total janë proceduar 2455 persona të dyshuar, ndërsa janë arrestuar 441, kurse 1836 persona ndiqen në gjendje të lirë.
Gjatë këtij muaji janë kapur 187 persona, prej tyre 15 kanë qenë në kërkim ndërkombëtar. 9 nga të kapur kërkoheshin për vrasje, 5 kërkoheshin për vjedhje me armë dhe dhunë, kurse 55 kërkoheshin për vjedhje të hapura.
Në buletinin mujor thuhet se janë sekuestruar e bllokuar 3.6 kilogram heroinë dhe 528 kilogram marijuanë.
Po ashtu janë kapur 490 vepra arti dhe në këtë kuadër vlerësohet operacioni “Ikona” si një operacion i rëndësishëm kundër trafikimit dhe vjedhjes së veprave të artit.
Po ashtu janë kapur 24 makina të trafikuara në kuadër të operacionit “Euro Car Albania”.
Sa i përket krimit ekonomik dhe korrupsionit, thuhet se janë referuar në prokurori 7 raste në lidhje me asetet kriminale dhe po verifikohen 122 raste të tjera.
“Strukturat kundër krimit ekonomik e financiar gjatë kësaj periudhe kanë ndërmarrë një sërë operacionesh të suksesshme. Më i rëndësishmi ishte operacioni i koduar “Fund Marrëzisë”, me objektiv goditjen e aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit. Në këtë operacion, i cili është në vazhdim, u angazhuan rreth 6000 forca policore. Rezultatet e tij do të publikohen në vijim,” thuhet në buletin.
“Në luftën kundër korrupsionit veçojmë 4 goditje të rëndësishme, gjatë të cilave u arrestuan 13 persona. 5 persona u arrestuan, pasi kishin ngritur një skemë mashtrimi pensionesh, një pedagog dhe 2 “sekserë” u arrestuan në Tiranë, 2 mjekë u arrestuan në Korçë, 3 zyrtarë të lartë u ndaluan në bashkëpunim me prokurorinë”.
Në një muaj ka pasur 262 krime kundër personit, ndërkohë që zbulueshmëria është në nivelin 93 përqind. Janë proceduar 210 autorë.
Në këtë muaj ka pasur katër vrasje.
“Në sajë të punës hetimore të kryer është bërë e mundur zbardhja e 3 prej tyre, ndërkohë vijojnë hetimet intensive për zbardhjen e vrasjes së ndodhur në Shkodër. Autorë të këtyre vrasje janë evidentuar 7 persona, 3 prej të cilëve janë arrestuar nga strukturat e policisë, ndërkohë 4 prej tyre janë shpallur në kërkim,” thuhet në buletin.
Situata më e vështirë duket sa u përket krimeve kundër pronës.
Në total janë 513 vepra penale, kurse zbulueshmëria është vetëm 52 përqind. Në total janë 204 autorë të proceduar.
“Një riorganizim më i mirë, në sajë të procesit reformues të filluar tashmë, do të mundësojë një kontroll më të mirë të territorit dhe parandalimin e kriminalitetit,” thekson buletini.
NDERTIMET PA LEJE
•332 vepra penale
•100 % zbulueshmëria
•341 autorë proceduar
•Në 47 raste janë referuar materialet në prokurori për shpërdorim detyre ndaj Inspektorëve të Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Vendor.
PRERJA E PYJEVE
•51 vepra penale
•100% zbulueshmëria
•57 autorë të proceduar
•5 punonjës të Policisë Pyjore janë proceduar për shpërdorim detyre
DHUNA NE FAMILJE
•250 raste ndërhyrë
•169 raste trajtuar sipas Ligjit për dhunën në familje
•81 raste sipas Kodit Penal
•49 autorë janë arrestuar e ndaluar
•5 janë shpallur në kërkim
•167 raste urdhra mbrojtje apo procedime në gjendje të lirë
FLUKSI NE PIKAT KUFITARE
Shtetas shqiptarë
• 279.482 hyrje
• 303.001 dalje
Shtetas të huaj
• 236.274 hyrje
• 233.793 dalje
Deportuar nga vendet e BE-së
• 1.769 shtetas shqiptarë
Nje milion qytetar shqiptar, presin…,PRESE, arestimin e Sali Sllobodankes me ministre ne BURG…..O minister i brencem kur do te fusesh ne burg salen e shkelzen?
E tan famija berisha duhet me u gjykue,
inklluziv Jamkollovar Malltezin.
http://goo.gl/yDIJOS
brravo ky esht shteti!! esht e vertet qe kriminaliteti esht shum i lart por gjeja qe me ben pershtypje esht transparenca
hera e par ne historin shqiptare qe shteti jep nje me nje te dhenat
gabimet rregullohen duke ditur gjithcka dhe jo duke fshehur gjithcka nen kupolen e krimit sic isht me sali kriminelin
pershendes ket iniciativ
As edhe ne Ruande nuk kemi kete kriminalitet. Ku po shkon keshtu shoqeria shqiptare…?!
Nuk jane kaq sa thuhet!!!
Duhet te jene shume me teper se kaq!!!
Banoj ne Yzberisht dhe para 10 ditesh ,NATEN tentuan te me hyne ne shtepi nga ballkoni!!!
Te nesermen ,pasi diktova se pashe gjurmet e kepuceve,te huaja ne pllaka, bera denoncim ne KOMISIARIATIN E POLICISE KOMBINAT!!!
Erdhi polici i zones dhe si perfundim u konkludua se “POLICIA NUK MERRET ME GJURMET E KEPUCEVE”!!!!!
Pra…DONIN TA KAPJA UNE HAJDUTIN!!!
Me kaq u mbyll ceshtja dhe me siguri u FSHI si ngjarje!!!
PSE,KJO ESHTE PUNE PROFESIONALE E POLICISE???
POLICE TE TILLE ESHTE MIRE TE ZHDUKEN NGA POLICIA!!!
Cfare presin keta POLICE,qe hajduti te tentoje prap per te vjedhur dhe une ta VRAS ne maje te ballkonit tim!!!
Qe nga ajo dite une KAM LIDHUR KORENTIN NE HEKURAT E BALLONIT TIM!!!
Po levizet shume avash ne drejtim te rritjes se sigurise publike. Kriminaliteti teper i larte. Aksidentet rrugore ne nje numur shume te madh. Shifrat jane rezultat i politikave shkaterrimtare te Sali Berishes, por nga ana tjeter autoritetet e reja duhet te levizin me shpejt. Fatkeqesisht shohim nje Minister qe punon me shume ne drejtim te imazhit sesa ne drejtim te nje pune te organizuar e te qendrueshme. Publiku pret rezultate. Shpatullat e tij te vogla mund te mbajne tangerllikun, por jo peshen e madhe te detyres. Gjendja vazhdon te jete shume e rende.
Nuk na duhet zbulueshmeria. Na duhet parandalimi.
Per tete vjet nuk dinim se cfare behej, tani qe shohim keto shifra jemi koshiente qe ka shume kriminalitet dhe duhet te ruhemi, kurse kriminelet e kane nje ide dhe tani e dine se kane 87% shans te kapen dhe 13% shans te shpetojne por edhe ne kete 13% ka nga ata qe jane zbuluar dhe jane ne kerkim. Bravo
Kapja e heroines 3.6 kg ? Kjo duhet shtuar pak se nuk mjafton as per qeveritaret.
Bravo INIMA…
Mos beni sikur kane zbuluar Ameriken. Buletini ditor (jo mujor) i ka pas shkuar gazetareve te kronikes cdo dite. Futja kot, akoma me show keta