Shkarkohen të gjithë zv/drejtorët e krimeve të rënda

18 Tetor 2013, 16:57Kronika TEMA

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi, ka firmosur sot shkarkimin nga detyra të të gjithë z/drejtorëve të hetimit të krimeve të rënda.

Nuk dihen emrat e shefave të ri të hetimit të krimeve, ndërkohë që lajmi për shkarkimin e zv/drejtorëve të hetimit të krimeve të rënda, në të 12 drejtoritë e policive në 12 qarqe, nuk është zyrtarizuar ende nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.

Ndërkohë, po sot është rikthyer në Policinë e Shtetit Bilbil Mema, në postin e drejtorit të Drejtorisë së Studimeve Strategjike. Vendimi është marrë gjatë ditës së sotme nga Drejtori i Policisë së Shtetit, raporton “Ora News”.

Ish-drejtori i Policisë së Shtetit në vitet, 2000-2004, është rikthyer në këtë detyrë me gradën më të lartë operacionale, Drejtues i Parë.

8 komente në “Shkarkohen të gjithë zv/drejtorët e krimeve të rënda”

  1. feniks says:

    Shporrini KRIMINELET DHE HAJDUTET nga policia!!!
    Fajtoret ne GJYQ!!!

  2. unknown says:

    Po po patjeter, nuk diskutohet, se ndryshe nuk behet shtet. Por akoma me mire do te ishte te fillonte drejtesia me Hajdutin Meta. Nuk e di se cfare mendimi keni.

    1. Agimi says:

      @ unknow
      Edhe une jam plotesisht dakort me ty me e denu hajdutin Meta…po nuk nendojne keshtu plot 15% e votuesve

  3. Leone says:

    Ore si e ka nisur ky mua me pelqen ,se po keput fijet ajo e llotove qe kryeveper.

  4. shpresa says:

    Ky Bilbil Mema nuk eshte specialist policie I mirefillt,ka qene istruktor I pergatitjes se zjarrit ne shkollen e M.P.P e nuk e kuptuam se si u be drejtor ne polici.Pse u shkarkua nga qeveria Nano?? Shpresa

  5. rufat says:

    Hysni Burgaj drejtor Akademie. Turp. Burg perjete per spiunin e xhozit. Ka kohe per ta zene ne leqe. Bravo Bilil Mema, ujk i parase. E njeh zanatin/

  6. Kosta says:

    Bilbil Mema eshte nje nga njohesit me te mire te policise se Shtetit por….me nje lule nuk vjen behari…..nuk di se kush e keshillon kete minister qe largon nga pune njerez ne tufe gje qe po na kujton fshesen greke per refugjatet….ne polici ka te korruptuar por edhe te lidhur me krimin, por edhe te kerkuar nga interpoli …por kjo nuk do te thote se duhet te hidhen ne rruge me qindra punonjes policie me nje te rene te lapsit….politika drejtuese duhet te mendoi edhe per familjaret e tyre qe duan te hane tre vafte ushqim…..nuk munde te jene te gjithe keta te korruptuar apo te paafte…..dhe si perfundim me ke do e besh punen…me ata qe po i sjell nga jashte shtetit qe jane larguar nga puna prej shume vjetesh?!!! dhe ceshte me e keqja disa nga keta kryesoret po politika e majte i ka larguar me motivacionet perkatese!!!!! zoti minister, policia e shtetit me te vertet ishte e mbushur me verior dhe kjo gje nuk ishte e mire por ju po e thelloni percarjen duke e mbushur me jugore…atehere ju po beni te njejtin gabim si qeverisja e para jushe……jo te gjithe demokratet jane te korruptuar, jo te gjithe jane te paafte, jo te gjithe jane te lidhur me krimin….beni seleksionimin qe te jeni i nderuar me punen….largohuni nga deliri madheshtishe….sepse ne funde do tju coi ne disfate……

  7. ali says:

    Pasi te studjohen nje per nje edhe mund te kthehen ne vendin e punes qe kishin. Ne fakt te gjithe ose
    shumicq dermuese ,85 perqind jane te korruptuar deri ne palce !! Bile dobte thosha te kriminalizuar !!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje