25 të helmuar dhe një fëmijë i vdekur nga kërpudhat (dhe diçka për sensibilizimin)

12 Tetor 2013, 11:49Kronika TEMA

Është shokuese ajo që po ndodh në zonën e Matit.

Deri më tani janë 25 të helmuar nga konsumi i kërpudhave, ndërkohë që një e mitur ka gjetur vdekjen.

Rasti më i fundit është i një 8- vjeçareje nga Klosi, e cila është paraqitur në spital për të kërkuar ndihmë pasi kishte konsumuar kërpudha.

Për fat të mirë, ajo është jashtë rrezikut për jetën.

Por për ata që e kanë bërë arsimin në atë periudhë kur shkolla ishte për mësim, e dinë se sa shumë vëmendje i kushtohej sensibilizimit për të dalluar kërpudhat helmuese nga ato që nuk të helmojnë.

Për të mos folur pastaj për mësimet për ndihmën e shpejtë, për edukatën në rrugë, për kthimin e sendeve të gjetura, etj.

Po tani?

Drejtori i Shëndetit Publik në rrethin e Matit thotë se duhet nisur një fushatë sensibilizuese në mediat lokale.

Por në një vend normal këtë gjë duhej ta bënte shkolla shumë përpara se të vinte puna në këtë pikë.

Apo këtu shkollat i kemi për mitingje elektorale?/ep

4 komente në “25 të helmuar dhe një fëmijë i vdekur nga kërpudhat (dhe diçka për sensibilizimin)”

  1. Apaketac says:

    I ka marr uria te shkretet…dikur hanin bar tani kerpudha helmuese.

  2. Toni I. says:

    Vetem fasule nuk shtyhet duhet me nderruar ushqimin, njè zhiro ne KODER mund te gjejme ushqim gratis… per ata qe e njohin OK,per ata qe se njohin kepurdhen FATALE……
    Zoti i ndihmofte ata individe qè jane ne rrezik per jeten !!!

  3. Ilir says:

    Kush i paska trajtuar ne Mat keta more? I rruajn bishtn atje sepse Mati (si shume qytete te tjera) ska toksikolog. E vetmja qender e specializuar, e lene ne meshire te fatit eshte toksikologjia ne QSUT. Kepurdhat jane vertete te rrezikshme.

  4. si te dallojme kerpudhat helmuese nga ato qe mund ti konsumojme
    disa prej keshillave
    http://dielli.al/lajme.php?id=12076&k=71

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje