Një automjet ka dalë nga rruga në afërsi të fshatit Larushk në aksin rrugor Fushë Krujë-Tiranë dhe për pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit, Ferdinand Elezi 35 vjeç.
Ndërkohë një tjetër aksident ka ndodhur në aksin Fushë Krujë- Rinas. Një maune ka dalë nga rruga tek ura e Gjolës dhe është përplasur me mbrojtëset e urës.
Për pasojë është plagosur drejtuesi i mjetit, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur. Menjëherë ai është dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën mjekësore ndërsa ende nuk dihet për gjendjen e tij shëndetësore.
Ndërkohë policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të 2 aksidenteve të ndodhura sot në Fushë Krujë.