Grabitet kambisti në Bathore, i marrin makinën X5 dhe 20 mijë euro. Në Durrës qëllohet polici i burgjeve

8 Tetor 2013, 11:31Kronika TEMA

Grabitja e radhës në Tiranë ka ndodhur në zonën e Bathores.

Një kambisti i është marrë nën kërcënimin e armëve makina e tij tip BMW X5.

Krimi ka ndodhur në qendër të Bathores. Viktima është Lazan Troci.

Mësohet se në makinën e grabitur kishte edhe 20 mijë euro.

Ndërkohë një polic burgjesh është qëlluar me armë zjarri pranë banesës së tij gjatë orëve të para të ditës së martë në Durrës.

Siç raporton TCH, polici, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ka mbetur i plagosur pasi ka marrë një plumb në këmbë dhe aktualisht gjendet në reanimacion.

Nga të dhënat e para dyshohet se i plagosuri është thirrur nga një person e më pas është qëlluar me armë zjarri.

10 komente në “Grabitet kambisti në Bathore, i marrin makinën X5 dhe 20 mijë euro. Në Durrës qëllohet polici i burgjeve”

  1. Argita_B says:

    Kambist !!! Egziston akoma si profesion, dhe me X5 biles!! Punojne, nuk paguajne asnje takse, dmth ushtron nje profesion ne menyre ilegale dhe duhet te mbrohet dhe nga shteti. Me vjen keq per te, po qe shteti te funksionoje, duhet qe çdo kush te kontriboje duke paguar taksa, perndryshe ska se si te kerkojme llogari ne nje sistem qe nuk japim kontribute. Ne perendim parate shkembehen ne banka apo zyra change, ku kontrollohet dhe origjina e prejardhjes dhe jo neper rruge.

    1. ATDHE says:

      CFARE DO TE THUASH QE KY MUND TE GARBITET??? HYSNI BURGAJ DHE DREJTORET E POLICIVE NE RRETHE DUHET TE ISHIN LIRUAR ME KOHE..

      SAJMIR TAHIRI JE PERGJEGJES…………..

    2. LORA says:

      Jeni krejtesisht logjike dhe e drejte.Pershendetje,Argita_B.

  2. liri a vdekje says:

    hajde lal hajde ne shqiperi kambisti me x5 ,nuk ka faj politika me supermakina qe do i kishte zile dhe europa qe perdorin makina te thjeshta

  3. Gezimi says:

    Keni plotesisht te drejte Argita_B!

  4. KADAFFI says:

    BRAVO MINISTRI I BRENDSHËM,SE QËKUR ERDHE TI ZHDUKE BARKUN E RRUGORËVE POR SHTOVE URINË E KRIMINELËVE QË PO LIVADHISIN NGADO!
    PËRPARA RIPJERDHJE!

  5. lolita says:

    ju nuk jeni ne terezi pse policia dhe ministri e ka fajen, e ka fajen fukaralleku o njerez. ka per tu shtuar dhe me shum krabitjet e tilla, se njeriu i uritur nuk e mendon fare se do vejn ne burke

    1. Rasputini says:

      Nuk eshte justifikim varferia,sepse Pakistani dhe Bangladeshi qe jane shume me te varfer njerzia se tek ne ,nuk njihet vjedhja,pra ka te beje geni hajdut i kombit shqiptar dhe jo varferia apo pasuria.

    2. WILHELM says:

      le te hapi vende pune rama se premtoi 3000 mije vende pune dhe mos te na beje udhetime majtas djathtas populli do pune dhe qeveria e re te krijoje pune dhe mos te na kritikoi te shkuaren berisha mbaroi krijoni te ardhmen shqiptareve

  6. po says:

    cdo me para cash ne xhep ky idiot? Sot njerezit i vene parate neper banka e nuk bredhi me 20.000 euro rrugeve. Injorant. Ato para rrezik si kane ikur ashtu edhe kane ardhur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje