Dritan Dajti kërkon t’i shpëtojë burgimit të përjetshëm me gjykim të shkurtuar

27 Shtator 2013, 11:18Kronika TEMA

I akuzuari për vrasjen e katër oficerëve të policisë më 2009-n, Dritan Dajti, ka kërkuar në seancën e sotme, gjykim të shkurtër. Me këtë veprim, Dajti ka kërkuar që t’i shpëtojë burgimit të përjetshëm.

Por, kërkesa e tij është rrëzuar nga ana e Gjykatës së Krimeve të Rënda.

Procesi gjyqësor për Dajtin është duke u zvarritur prej vitesh, për shkak të manovrave të tij me avokatët. Dajti ka refuzuar të gjithë avokatët e mundshëm deri më tani, ndërsa në seancat gjyqësore të fundit, ka hedhur akuza edhe për disa punonjës policie, sit ë përfshirë në vrasje.

Dritan Dajti akuzohet se më 7 gusht 2009, ekzekutoi efektivët e policisë, Saimir Duçkollari, Altin Dizdari, Fatos Xhani dhe Kastriot Feskaj, pjesë e skuadrës speciale operacionale, të cilët tentuan ta arrestonin.

6 komente në “Dritan Dajti kërkon t’i shpëtojë burgimit të përjetshëm me gjykim të shkurtuar”

  1. Çimi, shoku i Melaminit says:

    Alooooo Çimi jam…
    Shkurt jepjani: PERJET BURG me dy fjale!!!!
    Alooooo Çimi isha…

  2. Show..v v v v vv says:

    Po Plumbat qe u vrane Policet,sipas ekspertizes nuk kishin dale nga pistoleta e dajtit,po nga valle…??
    Po 2 grupe policie,njera qe urdheruar per arrestimin e Dajtit,dhe tjetra e Kuliqit,pa dijenine e njera tjetres,mos valle vrane njeri tjetrin ????
    kush do ta haje Dajti….?

    1. Fred says:

      na bone per te qesh ti.ai burg te perjete,me vjen keq,por me shtetin nuk behet lufte.te ishte dorezu,do kishte vetem ate vrasjen e para disa viteve dhe arratisjen.do ishte ne kembe jo ne karroce..dhe pas tre kater vjetesh ishte ne shpi.

    2. agimi says:

      Sigurisht duhet ta haj ai qe e meriton dhe eshte fajtor per ate ngjarje teper te rende.
      Bejme mire te jemi pak te kujdeshshem kur flasim per ceshtje te tilla.
      Respekte

  3. Boll e zgjatet kete ceshtje, hajt jepi fund tani. Shif sa e ka bere koken polici, si dem rrace nga Zelanda e Re

  4. tironsi says:

    shum shpejt do dalesh tan dajti … shum shpejt drejtsia do vendoset se shum po t gjykojn kur nuk e din se si kan rrjedh t gjitha ngjarjet po kto i shofin nga tv…. rrespekte

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje