Vëllai i pengut: Nuk i kam 300 mijë dollarë për t’i paguar

26 Shtator 2013, 10:03Kronika TEMA
Vëllai i pengut: Nuk i kam 300 mijë dollarë për t’i

Diko Hazizaj

Historia e një pengmarrje mes shqiptarësh në Angli po mbush faqet e gazetave.

Një person është marrë peng në Angli, ndërsa vëllait të tij në Shqipëri i janë kërkuar 300 mijë dollarë për t’i liruar vëllain.

Policia ka vënë në pranga një person për këtë pengmarrje. Ai është shkodrani Aleks Lala, të cilin Gjykata e Krimeve të Rënda e ka lënë në arrest me burg.

Por vëllai i pengut, fieraku Diko Hazizaj, thotë se nuk ka para për të paguar.

Siç raporton Panorama, policia shqiptare i ka kërkuar autoriteteve angleze ndihmë për këtë rast.

Ilir Hazizaj mendohet se është rrëmbyer dhe mbahet peng prej dy javësh.

Sipas dyshimeve të para, pengmarrja dyshohet të ketë si motiv një pazar të prishur në trafikun e lëndëve narkotike në ishullin britanik.

Dyshohet se gati një muaj më parë pengu ka shitur një sasi lënde narkotike, por paratë që janë paguar për këtë sasi kanë rezultuar të falsifikuara. Për këtë shkak, dyshohet se të njëjtën sasi parash ata ia kanë kërkuar në formë gjobe familjarit të tij në Shqipëri./ep

7 komente në “Vëllai i pengut: Nuk i kam 300 mijë dollarë për t’i paguar”

  1. aqifi says:

    Hallall! Policive te te dy vendeve i takon te angazhohen me gjithe forcat per te zgjidhur mosmarreveshjen midis ketyre biznesmeneve te ndershem. Ku i gjen ne bote keto nderthurrje midis droges, pareve false dhe marrjes peng? Per me teper, besoj duhet te kene paguar TVSH per mallin, tatim fitimi, etj. N.q.s. Londra nuk e ndan dot kete hesap, te vijne ne Shqiperi t’i ndihmoje Gjykata Administrative konsensuale e Sales dhe Edit…

  2. Bekimi says:

    Imagjino,
    Shteti shqiptar nuk ka asnjë kokërr leku, për jemin, qoftë edhe fallco, që t’i japë këtij Aleks Lalës, por e fut në burg këtë të fundit.
    Turp!

  3. Aoloho says:

    Shkrim llafos kot,shtet kot……..etj kot
    MENDOHET thote gazeta….???dmth,UNE MENDOJ(se e kam kete te drejte)se ai eshte marre peng sepse ne MARS duhet te mbillet hashash…!

  4. Shqip says:

    O Bekim po ca lekesh flet,ku ka leke shteti Rama po breth boten te na gjeje leke borxh ti thua ka leke policia policia te ne eshte si nje grup arixhish qe nisen kuturu te dali ku te dali.

  5. fatmir mehmeti says:

    o bekimo ca fantazie ke dhe ti. dmth shteti shqiptar duhet te paguaj pengmarresit qe jane trafikante droge, per te leruar nje peng qe esht fallsifikator, trafikant, dhe njeri pa bes, sepse deshtje tja u fuste pengmarresve.

  6. fatmir mehmeti says:

    o bekimo, po te ishte per mu, une do ti jepja dhe nja 10 euro qe ato mos ta lerojne fare pengun.

  7. kel ukaj says:

    Pse nuk i ke 300000 euro! Sali QENI ta dha lirine. E ti nuk i jep lirine vellajt? Turp! E per sa, 300000 euro. Nuk ben burri keshtu?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje