Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në aksin rrugor Elbasan-Librazhd.
Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se një mjet tip trajler, është përplasur me këmbën e një ure, rreth orës 02:40.
Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit Ilir Prokopi.
Policia mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
Paraprakisht dyshohet se shoferin mund ta ketë zënë gjumi për pak çaste dhe nuk ka mundur të shikojë rrugën.
R.I.P. Ngushëllime Familjes !
Me siguri që nuk ka qenë faji i Tij. Për 20 vjet i ka rënë Europës kryq e tërthor me maune,por halli e ka bërë të punojë ditë e natë.
U prehtë në paqe !