Një tjetër krim i rëndë brenda familjes është shënuar, kësaj here në fshatin Derven të Krujës.
Gjin Menga ka vrarë bashkëshorten e tij, Liljanën, brenda në kasollen e bagëtive.
Pas krimit, Menga është vetëdorëzuar në polici,
Mësohet se 52 vjeçari e ka qëlluar fillimisht viktimën 45 vjeçare me një çifte dhe më pas me kallashnikov.
Policia ka nisur hetimet për ngjarjen.
Paraprakisht dyshohet se krimi ka ndodhur për shkaqe xhelozie.
Çifti kishte katër fëmijë nga martesa./ep
Ngushllime familjes rast i rend,i perseritshem qe ther shpirtin e cdokujt qe ka ndjenja njerzore…??? CUDI PSE NDODHIN SHPESH KTO RASTE SHPELLARET I PRISH ALKOHOLI…