Qarkorja e Llallës: Të hetohen edhe vendorët që kanë lejuar ndërtimet pa leje

9 Shtator 2013, 10:13Kronika TEMA

Kryeprokurori Adriatik Llalla ka përgatitur një qarkore në lidhje me çështjen e ndërtimeve pa leje.

Duke qenë se kjo çështje do jetë prioritet i qeverisë së re, Llalla ka vendosur që të angazhohet përkrah saj.

Në qarkore thuhet se do të hetohen edhe nëpunësit e njësive vendore, pasi nuk kanë kallëzuar ndërtimet pa leje.

Qarkorja thekson se nuk funksionojnë siç duhet inspektoratet ndërtimore pranë njësive vendore, por edhe policitë bashkiake edhe ato të komunave, që e kanë detyrim ligjor kallëzimin e ndërtimeve pa leje.

Më tej theksohet se shumica e denoncimeve për ndërtimet pa leje është bërë nga qytetarët ose Policia e Shtetit, ndërkohë që strukturat përgjegjëse për këtë çështje kanë bërë shumë rrallë denoncim.

Për këtë arsye, Llalla ka urdhëruar prokuroritë në rrethe që të hetohen edhe këta nëpunës vendorë për mosveprim.

Pak ditë më parë u raportua se prokuroria do të hetojë të gjithë ata që kanë ndërtuar pa leje.

Krahas procedimit penal ndaj pronarëve të ndërtimeve pa leje do ketë edhe sekuestro mbi ndërtimet./ep

21 komente në “Qarkorja e Llallës: Të hetohen edhe vendorët që kanë lejuar ndërtimet pa leje”

  1. ERA says:

    Shume vone u kujtove z kryeprokuror,mgjth do te shikojme se çfare do te besh me hajduet e vertete ata te cilet te dhane ate post qe per mendimin tim personal juve nuk e meritoni.

  2. Selim Rroshi says:

    Ere prokuror qurrs
    Filloje ka te mdhejt iher shife Bashen se e ke mu ke hunda ca po bon.
    Ti dukesh qe ne surrat qe je debil i kurdisem me shiritin e Sales xhanem

  3. plaku says:

    Historia perseritet. Fajtoret e vegjel varen dhe te medhenjte i lene e shetisin. Te ka hyre frika ne bark more teveqel qe, e ke marre ate vend sepse ke ptatur familjen te internuar. Respektin me te madh per vuajtjet e familjes tende por ama ketu behet fjale per te gjithe ne dhe duhet qe ne ne keto poste te veme njerez ta afte dhe sidomos te ndershem. Zotrote isha kryetari i komisjonit te larte te kontrollit te pasurive dhe nuk dergove nje njeri ne prokurori. Per kete aresye te rriten ne pozite qe prap te ishe si kukull. Tani qe erdhi Edi, duket se te ka hyre frika ne palce more i pa afte dhe frikacak. Mos kujto se m.q.s. te mbrojti presidenti-kapter para nje jave e ke te siguruar postin.

    1. N Shabani says:

      Plaku edhe ky eshte zgjidhur nga Parlamenti dhe e mbron kushtetuta dhe nuk e heq dot njeri qe atje pa u nderruar kapteri i ushtrise. Adriatik Llalla si figure eshte e paster nuk ka vjedhur gje por ai si kryetar i kontrollit te pasurive te shtetit sado te luftonte ishte i vetem, pastaj pse vetem ai do ta mundte Sali Berishen kur ai i kishte te gjitha pushtetet ne dore? Asgje nuk mund te bente sac beri Ina Rama qe vajti te arrestonte kriminelet e 21 Janarit dhe policia se zbatonte urdherin, te flasim ashtu sic jane gjerat. Tani do duket se si do punoje Adriatik Llalla qe nuk do te kete frike nga pushteti i Saliut.

      1. plaku says:

        N.Shabani,
        Une vajta dhe gjata ne Internet materjalin e kushtetutes ne lidhje me prokurorin e pergjthshem ku thuhet :

        Neni 149
        (Ndryshuar me ligjin nr. 9904, datë 21.04.2008)

        1. Prokurori i Përgjithshëm emërohet nga Presidenti i Republikës me pëlqimin e Kuvendit per nje mandat 5-vjeçar, me te drejte riemerimi.
        2. Prokurori i Përgjithshëm mund të shkarkohet nga Presidenti i Republikës, me propozim të Kuvendit, për shkelje të Kushtetutës ose për shkelje të rënda të ligjit gjatë ushtrimit të funksioneve të tij, për paaftësi mendore a fizike, për akte e sjellje që diskreditojnë rëndë pozitën dhe figurën e Prokurorit.

        Pra ke te drejte ti.

  4. galaktika says:

    N’asnji mnyre ky s’duhet te jet kryprok., c’presim prej ketij qe tash kater vjet s’ka ba nje proces per te qene, s’ ka denu nji njeri te pushtetit. Te rri me Salen se ai e ka xhan.

    1. N Shabani says:

      Galaktika Adriatik Llalla nuk ka 4 vjet Prokuror i pergjithshem por nuk ka mbushur vitin akoma ne nentor mbush vitin me duket.Prokurori i pergjithshem nuk denon njeri, ai vetem drejton prokurorine dhe jane gjykatat e saliut ato qe nuk i denojne hajdutet dhe kriminelet.Pa reformat ne drejtesi keshtu do te veje kjo pune, ta gjithe do ja hedhin topin njeri tjetrit.

  5. Gezimi says:

    Zoti Llalla, urgjentisht te hetohen dhe pergjegjesit qe kane tjetersuar pronat ne fshat, apo i kane shitur e mbivendosur sipas qejfit dhe interesit. Kjo do ishte paresorja. Nuk e di, a e keni idene se c’kane bere agallaret e fshatrave duke i lene pronaret e vertete pa toke. Kjo eshte e llahtarshme. Mendoj dhe besoj se ketu duhet te filloni sa me pare!

    1. Patriot says:

      Gezim te shruajshe eshte kulture e dije,por te etiketosh si agallare rembyesit,tjetersuesit,apo vrasesit e sotem te prones private,eshte jo vetem mekat por dhe padije.Historia ka vertetuar ne vite se ishin bejleret dhe agallare e ndershem qe sakrifikuan shume duke i dhane popullit pavaresine nga Turqia.
      Kurse sot jane keto mostra e pjellat te diktatures komuniste me ne krye Berishen,nanon dhe edvinin me shoke qe shqiperine jo vetem e betonizuan,e grabiten por dhe i shtuan mijra viktima te luftes per pushtet e para te piset pakufi.
      Kryprokurori LLalla si nje vitime e barbarise komuniste,jo vetem qe duhet pershendetur per nismen e tij ne mbrojtje te ligjit dhe shtetit te se dretes,por duhet inkurajuar qe kjo nisme sa profesjonale,aq dhe ligjore te filloje ndaj atyre politikaneve qe nga te pabreke i gjeti dita dhe miljonere i ktheu nata,pra nga ato qe e kthyer pushtetin politik ne sherbim te familjes dhe klanit te tyre deri me sot,duke shkelur dhe dhunuar mbi gjithcka te ligjeshme dhe te drejte njerezore.
      Fillimi i hetimeve per super te pasurit e politikes shqiptare,si dhe pseudo biznesmenet e grabitjes se prones private e pasurise shteterore duhet te fillojen sa me shpejt,ne te kunderten popullin do te ngrihet dhe do t’u flake tej ne koshin e plehrave te historise se jashteqitjes se poltikes shqiptare.
      Binduni dhe besoni.
      DREJTESI E VONUAR,DREJTESI E MOHUAR,NJE BASHKEFAJESI DHE NJE KRIMQE VAZHDON.
      VEPRO TANI.
      Jane mijra nena dhe gra te veshura me te zeza dhe mijra femije jetim qe presin drejtesi dhe jo binjokezim me djallin dhe lloqe kavaje.
      Askush nuk ka imunitet i c’do rrangu qofte kur eshte i imlikuar me boten e krim-korrupsionit ne vite,sado pushtet e para qe te kete,dhe kete e ka vertetuar koha ne vite,qe fundi i tyre ka qene nje fund i turpshem dhe pakthim.Llalla ju uroj nje nisme te sukseshme ne hetimine botes se krimit dhe te korrupsionit,pa dalim posti e pushteti politik qe te kene.
      Bota e lire e demokratike eshte me Ju ne hetimin dhe ndeshkimin e botes se krim-korrupsionit qe ne vite riciklohet pa i hyre gjemb ne kembe ne te tria pushtetet nga politikat e Berisha-Mediut-Metes dhe Nanos e Rama me Meten me shoke.Pune te mbare Kryeprokuror LLalla, Zoti ju bekofte ne pune tuaj ne mbrojtje te Shtetit te se Drejtes.

  6. fatbardh says:

    Ne bashkine e Tiranes ka me mijera denoncime nga qytetaret per ndertime pa leje, dhe zenie te hapsirave publike ,duke e kthyer qytetin ne nje vend te pabanueshem.Te shohim nese do te ndiqet dikush penalisht ,duke filluar nga titullari i ketij institucioni i cili mban dhe pergjegjesine kryesore, pasi inspektoriati dhe policia bashkiake varen direkt nga ai.

  7. loni says:

    Besoj se me shume se 2/3 shqiptareve kane bere ne keto vjet nderime pa leje.Sipas ketij urdheri duhet qe te gjithe ata te ndiqen penalish.
    Pyetje 1 : A ka kohe prokuroria ti ndejki te gjitha çeshtjet? 2 Sa kohe do ti duhet ti zbradhi te gjitha çeshtjet dhe kur do te kete vendime nga gjykatat?Mos valle dhe banesa ne te cilen jeton ky zoteria si kurse dhe shume ,prokuro,politikane, gjykates ,police etj, te cilet bejne pjes tek 2/3 e popullsise banojne ne ndertime paleje dhe duhet te ndiqen dhe ata penalish cila eshete zgjidhja ne te tilla rasate ? kush do ta ndjeki penalisht gjykatesin dhe prokurorin per nje ndertim paleje?!
    Te fala……

  8. hasan says:

    zoti prokuror…per ndertimet pa leje ,dhe per shkeljet e ligjit merni si shembull komunen e dajtit .dhe do shikoni cfar korupsioni ka ne kte komun .dhe me pas mendoni se cbehet me lart ..sepse aty eshte katastrof e vertet..jy faleminderit

  9. Gezimi says:

    Zoti Patriot, asnjehere nuk kam patur dhe as kam ndermend te pergojoj agallaret qe vertete kane vepruar ashtu sic deklaroni ju (sigurisht jo te gjithe), por te jemi realiste, keta te mijevjecarit te ri meritojne nje emer,ne rastin konkret mund t’i quajme dhe te babeziturit per troje, pasi nuk mund te ngelen anonime. Jane pikerisht keto ekzemplare, te cilet, jane dalldisur nga koha e Berishes, per te futur duart dhe hundet atje ku nuk u takon. Mund te zgjatesha shume, por mendoj dhe besoj, qe dhe me kaq, qartesova dicka nga opinioni im i ofruar me lart. Ky eshte realiteti i sotem shqiptar qe po i vuajme, sidomos pjesa me vulnerabel e shoqerise.

  10. rb says:

    Leter Prokurorit te Pergjithshem
    I respektuar Prokuror!
    Desheroj te jesh mire me shendet! Mire qe na dole ne shteg, se mendoja se s’ ishe fare ne Shqiperi pas gjithe ketyre bemave vertet te perbindshme, per te te thene dy fjale te sinqerta zemre. Kohet e fundit isha ne Gramsh. Ne rrugen Cerrik – Gramsh, aty ku shkeputet per ne fshatin tend, kishin vene tabelen qe tregonte fshatin tend. Kjo do kete ndodhur tani qe ju jeni bere Prokuror i Pergjithshem, se me pare nuk besoj se i shkonte njeriut ne mendje. Shih sa i rendesishem jeni. Gjithsesi ju nuk duhet Ju te jeni i kenaqur per kaq gje, por per berjen e detyres teper te rendesishme me perkushtim, me pune, me lodhje, me sakrifica, me zbatim ligjesh…
    Si institucion i pavarur duhet te hetosh e “dridhen” te tere para teje, por nuk ndodh kjo. Ti e kupton kete. Ti ke nevoj te “trimerohesh”, te zbatosh ligjin. A je i vendosur te ndryshosh kete rrumpalle Shqiperi. Kete kerkojne njerezit, mbi çdo gje, ne Shqiperi. U bene shume vite qe vendi lengon veçanerisht edhe per shkak te Prokuroreve te Pergjithshem. Si ka mundesi zoti Prokuror i Pergjithshem, qe gjithe keto afera kaq vjeçare ne Shqiperi, jane hedhur e kaluar vetem me nje konference per shtyp? Si ka mundesi?
    Nuk fiton e ka te drejte ai qe del me shpesh ne konference per shtyp, ai qe flet me gjate ne TV, me bukur dhe ai qe flet i fundit. Si u mbyllkan tere keto afera me nje konferencë per shtyp? Kapardisen njerezit neper TV. Flasin. “Prodhojne” tinguj, fjale, fjali, sentensa pa fund se gjoja “kundershtari” i denoncon se eshte kundershtar politik. Ketu perfundon gjithçka. Organi juaj flë. Çfare nuk na kane degjuar veshet? Asgje nuk eshte bere. Te gjithe e hedhin me nje konference per shtyp. E vendi zgjat tranzitcionin. E vendi lengon. E njerezit vene ne perdorim Kanunin mbi 500 vjeçar e jo ligjin aktual. Ç’ te bejne te varfrit? Ka padrejtesi ne çdo hap te jetes se tyre. Ne rast se pas konferences bajate qe bejne politikanet njeri pas tjetrit, do futej ne loje organi juaj, ti shihje keta “trima” si do rrinin. Do beheshin si pula te lagura. Se nuk jane trima, por kane gjetur shesh e bejne persheshin si u do qejfi, ndaj eshte pershesh tere vendi me gjithe keto ngjarje shume te renda te ndodhura.
    Ne ate post teper te rendesishem ju jeni burre shteti, ose duhet te ishit burre shteti. Napoleon Bonoparti thoshte: “Burri i shtetit zemren duhet ta kete ne koke”. Kjo do te thote qe burrit te shtetit duhet t’ i flase zemra e jo buzet, duke u hapur e mbyllur mekanikisht e ftohtesisht, duke “prodhuar” tinguj, fjale, fjali, sentensa, kot me kot e pa zgjidhur asgje.
    Ne vitin 1937 Mbreti Ahmet Zogolli mori ne telefon Prokurorin e Pergjithshem dhe i kerkoi nje nder per nje qe Prokurori kish marre te pandehur. Kerkesa e Njeshit te Shqiperise per kohen ishte, qe te pandehurin te mos e fuste ne nenin 2 qe e kishte masen e denimit deri ne 15 vjet, por ne nenin 1 qe e kishte masen e denimit deri ne 7 vjet. Pra te denohej, jo te mos denohej, por te shihej me perparesi me qe donte t’ i bente nje nder Mbreti. Prokurori i Pergjithshem, per kete nderhyrje ne punet e brendshme te institucionit te tij, i mbylli telefonin e dha doreheqien duke e diskretituar ne tere organet e shtypit te kohes te nesermen. Kete fakt e kane botuar 38 gazeta e revista qe botoheshin asokohe vetem ne Shkoder. E ja keshtu ia ka bere Xhafer Ypi Mbretit Zog, i cili gjithsesi nuk u hakmorr per kete.
    Ç’ eshte tere kjo terheqie e frike e juaja (e se mos vetem e juaja, por e te gjithe prokuroreve te meparshem!) para politikes tone konfliktuale, keqberese (deri tani, te shohim me tej), keqdashese, hajdute, kriminale ne mjaft raste, indiferente, e paafte, zvarritese, e papergjegjshme…???
    Po ta besh detyren e rolin tend, jep nje shembull qe te mbahet mend, dreqi e mori se nuk do rrosh 200 vjet. Populli eshte i perjetshem. Individi vete e vjen. Ja do te shkruhet (njelloj si tek pllaka e varrit) se filani ishte Prokuror i Pergjithshem nga viti ne vitin. Ja vetem kaq. Pse ç’ kujton se do jesh i perhershem? Karrigia eshte e shtetit. Ju mund te beni nje veprim qe te mbahet mend e te vendoset rregulli ne kete shtet per 24 ore, se nuk jane trima asnjeri kur i ve “byzyliket” ne duar.
    Une keto kisha merak te te thoshja. Tani ben si te duash. Ju duhet te jeni Prokuror i Pergjithshem i te gjithe shqiptareve e jo i asaj pjese e krahu te politikes qe te ka vene ne detyre. Ne momentin qe vendose ne karrike, mbaron “kontrata” me ate qe te propozoi e vendosi aty, por te jesh i te gjithe shqiptareve ne menyre te barabarte…
    Asnje individ nuk eshte me i forte se ligji qe perfaqeson mbi 3.000.000 shqiptare qe kane vendosur qe aksh pune te behet keshtu e jo ndryshe, eshte vendosur, sanksionuar, e “ngurosur” ne ligj si eksperience e shoqerise. Ju duhet ta beni kete, qe te behet Shqiperia jone e bukur, por fatkeqesisht deri tani e shemtuar prej drejtuesve te te gjitha rangjeve…
    Te pershendes e te uroj tere te mirat per te miren e vendit.

  11. england says:

    Jam kurioz se cfare do beje ky prokurori kur ti shkojne dosjet e Sali Berishes ne zyre?Do marre guximin ti hape ato,dhe ta coje per gjykim,apo do beje shurdhin,dhe qorrin,ngelet per tu pare.

  12. alban4eva says:

    mos prisni gje nga ky Dhalla.!! a ka hapur ndonje ceshtje ky?? e imagjinoni sa ceshtje te rendesishme jane ende te lena pezull ne Shqiperi??!! ke ceshtje ka hapur ky Gjiza?? asnje… eshte thjesht nje kukull i S-halè serbit..!! ky duhet shkarkuar menjehere..!!

  13. Ramon says:

    ORE TIKUPALAFIKUPORDHI DHE IKU tani u zgjojte nga gjumi letargjik,apo ke mare vijen e sjelljes nga shpellari.

  14. ola says:

    Zoti Llalla cfar bere gjithe keto vite ti ,pse nuk i denove

    A po te pelqenin ryshfetet edhe ty si sala.

    un nuk e kuptoj me cfar fytyre komentoni,edhe ju jeni i pa turpshem si Sala,

  15. gozhda says:

    o llalla ae ke megjithment apo ja fut kot.

  16. ARUSHA says:

    PA DINJITET = ZERO DINITA

  17. plepi says:

    se kuptoj insp ndertimor TIRANE eshte kthyer ne nje bande ordinieresh qe ven gjoba kudo ku ka ndertime po dhe leket sta prishin vazhdo po nuk dhe denohesh kjo eshte MAFJA ta len ta nisesh ta len ta vazhdosh dhe kur ti vjen afer fundit te vijne te fusin presionin se ta prish po sdhe leket dhe qytetari detyrohet tju japi leket ketyre banditeve te pa ngopur qe gjoja te bejne nder jane keta te p[aret qe duhen futur ne burg o njerez jo qytetaret hallexhinj se keta i lejojne se po te duan ata s len asnjerin te ndertoj pa leje jane ber milardier me leket e njerzve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje