SHENIM/ A do t’ia kthejë patentën për 200 mijë lekë (të vjetra)

4 Shtator 2013, 20:58Kronika TEMA

Gazetarët e emisionit “Fiks Fare” kanë ndjekur ankesën e një emigranti, i cili sapo ishte kthyer në Shqipëri së bashku me familjen e tij për pushime.

Në ditët e fundit të muajit gusht, emigranti së bashku me familjen shijonte peizazhin e Tiranës nga mali i Dajtit, por sapo ka hasur në postbllokun e parë të policisë së qarkullimit rrugor është ndaluar për mosndezjen e dritave.

Emigranti u ka kërkuar policëve që t’i kthenin dokumentet e makinës si dhe patentën, përderisa ata e kishin gjobitur. Policët nuk kanë pranuar dhe pas këmbënguljes së tij për të marrë dokumentet e makinës e kanë shoqëruar për në ambientet e komisariatit numër 4 të policisë së kryeqytetit. Aty i kanë kërkuar 200 mijë lek të vjetra nëse do ta marrë patentën.

Nesër emisioni “Fiks Fare” do të tregojë nëse i ka marrë policia lekët apo jo. Kjo besoj është një torturë e tepërt për policinë. Ajo nuk bën surpriza në raste të tilla, ndaj kolegët e “Fiks Fare” mund të na e kishin kursyer kohën deri nesër. Ta jepnin që sonte skenën duke marrë lekët!

24 komente në “SHENIM/ A do t’ia kthejë patentën për 200 mijë lekë (të vjetra)”

  1. fl says:

    Ne flisnim per reforme ne administrate, po me duket se u dashka tamam “fshese” qe ne fillim

    1. fshese e fshese hekuri ti fshije mire e mire , ti futesh te rinj dhe te paperlyer . le te shkojne keta felliqesira qe ndyejne uniformen e policit te punojne si roje nate a police private ne gop te semes, vec ne institucionin shteteror kurrsesi. boll me kesi plehrash, dhe xhandaret e Zogollit nuk kane qene ne kete fare derexheje ku jane katandisur keta palo policesh.

      1. mira says:

        Po pas asaj fshese cilët do të vijnë…!? Do të vijnë injorantët që kanë paguar për vendet e punës duke hyrë prapë në një rreth vicioz!

        Shqipëria e shqiptarëve, vdekje hoxhallarëve….! ?

        1. Argita_B says:

          Patenta e leshuar ne nje shtet te huaj eshte nje dokument qe eshte prone e shtetit ne fjale, shteti shqiptar nuk ka asnje te drejte qe te terheqi. Ka te drejte qe te mos lejoj te qarkullojet ne teritorin e tij po asnje te drejte qe ta “çpornesoje”.
          Policet shqiptar perpara se te veprojne duhet te rikthehen ne bangat e shkolles e te mesojne ligjin.

        2. Majlinda says:

          je pak konfuz, ke gjate ne keto komente, duhet te pushosh pak. keto cunat ta kane levize trurin. Baj pak pushim zemer.

        3. kolonjari says:

          FSHES hoxhallareve pro radikal e prifterinjeve pro grek

    2. gjergji says:

      Jo fshese po qilizem.

  2. Shpirag says:

    Të shpresojmë tek ndryshimi i Rindjes që Rendin duhet ta ktheje me kokë permbys! Ka shume shembuj të tjere, dhe emigrantet jane pre e policeve qe dine se do të ikin dhe kane 6 muaj qe jane ne fushate per mbledhje parash…Mnistri i ri duhet te hap nje dritare personale per komunikim me qytetaret te cilet duhet te rrisin forcen e denoncimeve duke zbatuar ligjet!…Kam shpresë tek ndryshimi megjithse katastrofa morale qe ka shkaktuar Berisha mund të dojë masa teper te forta!…Fiks Fare meriton medalje dhe shperblim presidencial!…

  3. TE RIBELOHEN GJITHE EMIGRANTET PA PREJASHTIM ….MOS SHKELIN ME NE MEMEATDHE…C’JANE KETA RROTA K….HAJDE POLICI SHTETI…HAJDUTE ME KAPELE QE PAGUHEN PO NGA TAKSAPAGUESIT SHQIPETARE…..PTU FARA TE KQIJA

  4. Alb says:

    Bravo Rama!

    NJe fshese e hekurt deri ne dhimbje, kjo e sheron kete vend.

  5. AAAA says:

    Kjo eshte Mafja qe instaloj partia ime (demokratike nga emri ) GELBAZAT E KOMBIT! LUTEM TEK ZOTI QE NE
    SHQIPERI , QEVERIA E RE TE INSTALOJ PERFUNDIMISH INSTITUCJONIN E NDERSHKIMIT, NE ASNJE VENDE
    TE BOTES NUK KA TE TILLA MOSTRA , JA PRA oficerat e bujar mahmutit mehmeti!

    1. Andon says:

      Ej AAAA, ka 30 vjet polic ai “xhaxhi”

  6. kel ukaj says:

    Nuk mund te terhiqet patenta. Ne kete rast as gjobe nuk ekziston ne Europe. Dritat e ndezura gjate dites rrisin 1% shpenzimet per karburant, shpesh eshte bere debat se nuk eshte gje e nevojshme. Askush nuk te ndalon per kete arsye.
    Mire i eshte bere atij emigrantit, çfare mutin kerkon ne shqiperi! Une nuk iki fare ne shqiperi. Policine e shqiperise e kam dhjere. Ata duan plumbin ballit. Si quhet Ai Heroi Im i Shijakut, Xhaka, po me duket Xhaka. Duhet Xhaka ti beje policet e shqiperise te dhjesin breket. A te kisha 100 Xhaka, do ta varja Sali QENIN tek Skenderbeu, kurse Z. Rama do ta nxirrja jashte nga zyre “ik se je djale i mire!” nuk eshte Sala e nuk kemi nevoje as per Ty.

    1. çun plazhi says:

      BRAVO KEL UKAJ

  7. Rodrigo says:

    Policet (sidomos ata rrugore) shtresa me e korruptuar, me injorante dhe me e ndyre e administrates, pastaj me radhe gjykatesit, mjeket, mesuesit etj….

  8. Patrioti says:

    ska te beje fare me ikjen apo ardhjen apo fshesat si po lexoj me larte. policet tane duke filluar qe nga dera e hyrjes ne kufi nje metode pune kane dhe te njejten menyre per te marre rryshfet dhe leke ne xhep qe nuk i takojne. Kete e them dhe nga eksperienca personale me kufitaret e Murriqanit, Durresit, policet e Tiranes. kam goxha histori per te fix fare. nje gje do desha ti thosha atij emigrantit te shkrete ( ishalla nuk i ka paguar 200 mije leket) tja linte patenten ne dere e ti thoshte atij polic kallupit qe ti pije lengun se me 20-30 $ e nxjerr te re kudo qe te veje ne vendin e vet. mjaft te thote me humbi. mua me eshte mbush mendja se kur vene ne trajnim policet dhe gjithe administrata e shtetit shqiptare klasa e pare eshte se si te nxjerrin nga nje ligj nga me absurdet nga xhepi qe te bllokojne dike dhe ti marrin leke nen dore. kjo vjen ngase nuk ka nje zure ankimimi qe te veproje me shpejtesi dhe ti denoje keta kopila qe marrin ryshfete me burg dhe sekuestrime pronash pastaj do shikoni se si behet shteti yne.

  9. na lodhet me llogje , po kto gjera degjojme ketu e 23 vjet te meremi me mire me fantashkence,ose porno

  10. çun plazhi says:

    ROBT E SHPIS Tè GJITH POLICAVE Tè SHQP KU I KAN PARA DHE MRAPA

  11. DETARI-vl says:

    Sapo mbrita ne shqiperi ne date 3 gushte me gjithe familjen me makin nga porti i durresit ne te hal te lushnje me qendroj petrulla e pare e policise rrugore.Me tha se isha me 80km/ore kurse tabela ishte me 60km/ore.I kerkova vertet falje se se kisha pare tabelen po as qe me shkonte nepermend ne autostradat e Sali B te ecej me te mirat ne rajon te ecej me 60.Me tha nju takon nje gjobe 50 mije lek te vjetra.Patjeter i thashe e nxorra portofolin te paguaja.JO me tha shko pak te kolegu ime e llafos me te e me shkeli syrin.Jo jo i thashe gjoben sille ketu e ta paguaj se kemi 24 ore qe udhetojme.Po jo o burre keshtu,ik llafos njehere.O zotri nuk leviz nga makina une kam femije te vogel ne makine e s mund te paguaj nen dore ju se me denonconi per korruptim te policise se shteti.O SHOKU TI S MARRKE VESH FARE SE C BEHET NE SHQIPERI.Nje makin me targa te huaja frenoj sa bere tyme gjithe andej ndaloj para makines sone,zbriten 2 civila dicka thane midis tyre e nje civil solli dokumentat e na tha rruge te mbare.Ne te hyre te vlores ndalesa e 2;s ke dritat ndezur.Ne kroskot i thashe tregojne ndezur.Zbrita nga makina e dritat ishin ndezur.Z police jane te ndezuara dhe pse eshte ora 3 e mbasdites duken goxha.Nda c fshat je?- me pyeti.Jam nga qyteti i thash.U merzit shume mu duk.50 mije lek gjob me tha SE S KE DRITAT NDEZUR.Na jep 30 ne dore e ik pa problem.U REVOLTOVA e ata te 2 qeshnin.Mesova se njeri ishte nga nje fshat i tepelenes e nje nga nje fshat i lushnjes.Prandaj u merzit qe s isha dhe une nga fshati.NA VINTE TUPR NGA VETJA.Mallkuar qofshin ata qe e bene vendin tone keshtu

  12. Emigrantia says:

    Pastaj ankohen pse emigrantet nuk kthehen per pushime ne vendlindje…

  13. nikoll shuli says:

    O çun plazhi, me duket se qenke me shume çun kurve se plazhi megjithate po them se sa kohe qarkullimi rrugor do kete tropojane ne drejtim dhe ne baze keshtu do shkoje puna. per ta mbyllur po te them se jo te gjithe jane hajduta e legena.

  14. analist says:

    hahahaha hahahaha kot ta japin fare, paret jane harxhuar ne orar te sherbimit ne tavernen me te afert…

  15. Gezimi says:

    Kjo ndodhi na tregon dhe nje here se sa e thelle dhe radikale duhet te jete reforma ne kete sektor te rendesishem. Pratagoniste te tille me mendesi orientale dhe bizantine kurre nuk duhet te kene vend ne policine e shtetit. Fajtoret, pa asnje hezitim duhet te perballen me drejtesine e vertete.

  16. Art says:

    mua me ndaloi policia te shtunen, pa te drejte fare, dhe si zakonisht filluan me kercenimet: gjobe 100,000 Lek + heqje patente. Desha zdesha i dhashe 20,000 Lek ne dore se ske ci ben nje shteti mafjoz nga polizia e deri te prokuria. Hallall djalit qe nuk eshte dorezuar. Fshesa eshte e nevojshme duke filluar nga koka e qelbur e ketij peshku makut shtet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje