Prokuroria kërkon tre vjet burg për gjyqtarin që liroi Ilir Xhakjen

4 Shtator 2013, 10:59Kronika TEMA

Prokuroria e Tiranës kërkoi dënimin me tri vjet burg për ish- gjyqtarin e Durrësit Neritan Tabaku.

Në pretencën e paraqitur ditën e sotme në gjykatë, prokuroria tha se me veprimet e tij ish gjyqtari i Durrësit Neritan Tabaku ka cenuar rëndë imazhin e drejtësisë.

Ish-gjyqtari Neritan Tabaku akuzohet për shpërdorim detyre, pasi liroi dhe më pas vonoi zbardhjen e vendimit për Ilir Xhakjen, i cili gjatë kohës që ishte në liri, ekzekutoi shefin e Komisariatit të Shijakut, Adem Tahiri.

Si pasojë e vonesës në zbardhjen e vendimit nga gjyqtari Tabaku, i pandehuri Ilir Xhakja, i akuzuar për vrasje u dënua dhe prokuroria pati pengesa në apelimin e çështjes për shkak të pamundësisë së paraqitjes së vendimit të dhënë në shkallën e parë.

Ndonëse më parë Xhakja ishte dënuar me 21 vjet burg për vrasje, Tabaku vendosi shpalljen e tij të pafajshëm dhe vonoi për nëntë muaj zbardhjen e vendimit.

Ndërsa procesi në Apel kishte mbetur i bllokuar, Ilir Xhakja lëvizte i lirë dhe në shtator 2012 vrau kryekomisarin e policisë së Shijakut.

7 komente në “Prokuroria kërkon tre vjet burg për gjyqtarin që liroi Ilir Xhakjen”

  1. NjeQytetarOptimist says:

    Po si vute dhe nje 0-ro nga mbrapa atij 3-it, tallava mbetet sistemi i drejtesise..

  2. Malok bre burre Tironc nuk bohesh kurre!!1 says:

    Po ai qe zvarriti denimin e Lulush Basha-r Saad elham durullahut ..dhe qe e mbylli procesin me pas ,kur do te dali para drejtesise??

  3. Kushta says:

    Shume pak,ai eshte pergjegjesi indirekt per vrasjen e kryékomisarit te nderuar,me se pakti duhet te denohet 10 vite kjo plehre bashkpuntor me mafian

  4. alban4eva says:

    vetem 3 vjet burg ??? kaq pak?? po keta, po e bejne sa per te thene qe po bejne drejtesi? ca sistemi gjyqesor na qenka ky?

  5. mondi says:

    Po te shikohen shume dosje qe jane zvarritur dhe manipuluar nga gjykatat shqiptare nuk do te ngele kembe gjyqtarit pa hyre ne burg,atij ju thye ne dore sepse klienti i tij vrau, se sdo te merrte kush vesh gje ne kete vend te qelbur.

  6. enofieraku says:

    Drejtesi legene , ky maskarai eshte me kriminel se krimineli qe liroi , por kur nuk ka shtet , varios carios thuaj .

  7. rb says:

    Rasti i zvarritjes te gjykatesit Ilir Xhajka dhe rasti i zvarritjes se gjykimit te Lulzim Bashes (ky sigurisht me urdher te Sales), jane dy rastet me tipike te drejtesise tone.
    jeni kaq te perlyer e korruptuar ju te organeve te drejtesise, sa s’ ka si behet ndryshe. Ju nuk doni atdheun tuaj. Ju e dini se do rroni 200 vjet. Edhe derri nuk i ha leket. Turp per ju. Po te beni nje shembull e shikoni sesi ulen “trimat”.
    Drejtesia ecen me moton: “mos fol qe te mos flas”. Gjendja lengon. Gjendja eshte kjo. Njerezit nuk gjejne zgjidhje per te verteten. Therrasin ne ndihme “Kanunin” mbi 500 vjeçar. Ç’ te bejne.
    Mafia e instaluar, per shume vite, me kujdes, nga drejtuesit e çdo kallepi fryjne syte. Mbase dhe kenaqen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje