Arrestohet drejtori i filialit të një banke, i vodhi 130 milionë lekë një klienti

4 Shtator 2013, 10:07Kronika TEMA

Drejtori i një banke të nivelit të dytë në qytetin e Bilishtit është prangosur ditën e djeshme pasi akuzohet se ka vjedhur 130 milionë lekë të vjetra nga llogaria e një klienti.

Sipas të përditshmes Panorama, B.Topalli, i lindur më 5 prill 1978, banues në Devoll dhe me profesion ekonomist, është vënë në pranga dje nga Policia e Korçës, me urdhër të Prokurorisë së këtij rrethi.

Lajmi është bërë i ditur nga burime zyrtare të organit të akuzës, që thanë se zyrtari i bankës ka blerë një banesë dhe një truall me paratë e përfituara nga vjedhja. Arrestimi ka ndodhur mbrëmjen e djeshme pas një hetimi disamujor nga njësia e përbashkët hetimore në Prokurorinë e Korçës.

Kjo e fundit është vënë në lëvizje nga shtetasi me iniciale N.Z., pronari i llogarisë prej së cilës janë vjedhur paratë. Pak muaj më parë ai ka konstatuar tërheqjen e shumës së konsiderueshme nga llogaria e tij dhe menjëherë ka bërë ankesë pranë bankës.

Ka qenë vetë banka në fjalë që ka nisur një hetim të brendshëm ndërsa i dëmtuari i është drejtuar edhe Policisë së Korçës dhe Prokurorisë në lidhje me vjedhjen e shumës së parave.

Hetimet e përbashkëta kanë zbuluar se duke shfrytëzuar detyrën e tij si drejtor banke, shtetasi B.Topalli ka marrë akses në regjistrin e llogarive të klientëve dhe pasi ka parë gjendjen e shtetasit N.Z., ka tërhequr nga llogaria e tij 13 milionë lekë të reja./ep

5 komente në “Arrestohet drejtori i filialit të një banke, i vodhi 130 milionë lekë një klienti”

  1. aqifi says:

    Do jete ndonje kushuri i Zhozit. U ngjitka dora mire ketyre Topalleve, jo shaka…

  2. Albi says:

    Pse cuditeni , po ti besh Drejtora keta çunaket dhe tu lesh kasafortat pa snje lloj rregulli , keshtu ndodh. Shikoni kriteret per tu punesuar neper banka , shikoni aktet dhe dokumentat si i perpilojne , shikoni kredite si i administrojne dhe me gjere , trasaksionet e te tjera.

  3. HAJDE TE KESH BESIM TE MBASH PARATE NE BANKE!KY PO QE ESHTE HAJDUT BANKASH ME ARSIM TE LARTE.SKA NEVOJE AS PER MASKE ,AS PER ARME APO LEVA ETJ ,KETIJ VETEM STILOLAPSI I DUHET PER TE VJEDHUR. SISTEMET E KAMERAVE DHE ALARMIT TE BANKES NUK PINE UJE FARE PARA KETYRE LLOJ HAJDUTESH.

    SUKSESE NE BURG. PALACO I NDYRE

  4. KODI PENAL DUHET TE JETE ME I ASHPER PER KETE KATEGORI HAJDUTESH TE BRENDSHEM PASI JANE ME TE RREZIKSHEM SE HAJDUTET ORDINERE.

    O ZOT NA RUAJ NGA MIKU SE NGA ARMIKU RUHEMI VETE.

  5. Alby says:

    2 gjera nuk arrij ti kuptoj:
    1- ku e con mushka kete drejtor te bej kete gje duke qene e ditur qe do kapej( me duket t’ja fusesh vetes sepse keto veprime lene gjurme ne sistem dhe nuk ke shans te shpetosh)
    2- nuk kuptoj as komentet gjeneralizueze kundrejt bankave….mos valle shpetoi ky apo keta si soji i ketyre? mos i mbrojti gje banka? kjo eshte tamam si ajo per policat dhe mjeket….del nje skandal korrupsioni per dike dhe te gjithe ne nje ene i fusin…..
    nese keni per te komentuar bejeni me mend jo kot

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje