Zhduket në Otranto një gomone me 27 persona, dyshohet se janë klandestinë

3 Shtator 2013, 10:15Kronika TEMA

Zhduket një gomone në det me 27 persona në bord, të cilët dyshohen të jenë klandestinë.

Lajmi konfirmohet nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, i cili nëpërmjet një njoftimi për shtyp thekson se Roja Bregdetare ka zhvilluar gjatë natës së djeshme një operacion kërkimi në kanalin e Otrantos, pas njoftimit të marrë nga Shërbimi SAR i Romës, Itali.

“Sipas komunikimit me MRCC Romë, dje më datë 2 shtator 2013, në orën 20.50, nga kanali i Otrantos është marrë një sinjal SOS nga një gomone me rreth 27 vetë në bord, të cilët dyshohet se janë klandestinë. Menjëherë në drejtim të rajonit të raportuar janë nisur dy anijet e gatshme të Rojës Bregdetare, nga bazimi i Pashalimanit dhe Porto-Palermos, të cilat kanë kryer operacion kërkimi në det deri në orët e para të mëngjesit të sotëm”.

Edhe pse kërkimet kanë qenë intensive, nuk është bërë e mundur gjetja e gomones, për arsye të mungesës së të dhënave të sakta të vendndodhjes, si dhe të zonës së gjerë ku u zhvilluan kërkimet.

Dy helikopterë britanikë, pjesë e stërvitjes ushtarake shqiptaro- britanike i janë bashkuar kërkimeve, duke u nisur nga Pashalimani.

Në kërkim janë angazhuar dhe 4 anije italiane.

7 komente në “Zhduket në Otranto një gomone me 27 persona, dyshohet se janë klandestinë”

  1. Dean says:

    TURP dhe POSHTERSI.
    Keni marre ne qafe jete njerzish te pafajshem.
    TURP Shqiperi.

  2. Arjani says:

    SHSHP po i del te keqes perpara, por nuk sqaroj perse ne keto rrethana nuk zhvilloj nje operacion ne shkalle te gjere. Numri i madhe i te humbureve dhe paqartesia kerkojne nxjerrjen ne dete te te gjitha aseeve kobetare.

  3. elton zvicer says:

    u ka asete kombetare per te nxjer ne det shqiperia. vetem te nxjeri anijet e peshkimit, se te tjerat jane per skrap

  4. hana says:

    Kjo qe mje dhurat simbolike alla komunisteshe qe i bejne qeverise se re per mbledhjen tym shume produktive nga njesiti guerril i vlores.bravo djemat e xha brahos qe po jepni nje vizion te qarte te shqiperis e ardheshme te drejtuar nga debutetet e qarkut vlore.rama eshte krenar per ju.

  5. Sherifi says:

    Kjo është Shqipëria e lulëzuar e Berishës, që ja kalon edhe Gjermanisë…???!!!. Të qesh, apo të qaj…????

  6. bashkimi says:

    HANA qenka kokrra malokes,i ka hik per duresh çdo gjo dhe tani ka inat me ter boten,kjo nuk esht debile por kokrra injorances,qe e gjen vetem neper shpella.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje