Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, ka kërkuar nga qeveria në ikje, që të vazhdojë të mbrojë interesat e qytetarëve, deri në momentin kur i përfaqëson zyrtarisht ata. Deklarata e Vasilit vjen pas vrasjeve të ndodhura së fundmi në Tiranë. Vasili shprehet se qeveria duhet të vazhdojë të kryejë detyrat e saj dhe të mos sillet si opozitë.
“Ne jemi këtu për të tërhequr fort vëmendjen që qeveria, e cila është në ikje ka disa detyra kushtetuese dhe detyrime kushtetuese për të përmbushur dhe përmbushja e këtyre detyrave të karakterit ekzekutiv është një detyrim i pashmangshëm, të cilit ajo duhet t’i qëndrojë tek koka deri në ditën e fundit që do të jetë në detyrë. Sigurisht më tej qeveria e re, do të transformojë tërësisht në sensin pozitiv një situatë të tillë kaotike dhe jashtë kontrollit. Në mënyrë të veçantë veprimi i djeshëm ka bërë të ndihen keq shumë shqiptarë sepse një prind, babai i fëmijëve për një sherr ordiner ku banaliteti dhe vulgariteti ka arritur kulmin e tij, për një gërvishtje makine, humbet jetën dhe besoj që të njëjtën dhimbje kemi ndarë të gjithë së bashku, që ky banalitet dhe ky sherr vulgar me pasoja tragjike ndodh në mes të një nga rrugëve të kryeqytetit shqiptar.
Kjo situatë jashtë kontrollit e rendit duhet të marrë fund dhe retorikat e një qeverie që bën opozitën, duke qenë në karrigen e qeverisë, duhet të marrin fund dhe duhet të marrin përsipër të kryejnë ato detyra për të cilat vazhdojnë të qëndrojnë në ato karrige, në mënyrë që qytetarët shqiptarë të ndihen të qetë. Sepse ata nuk duan t’ia dinë për problemet apo dëshpërimet që mund të kenë qeveritë përkatëse, por kërkon që ajo të kryejë detyrimet e saj përsa kohë ajo qëndron atje”, ka thënë Vasili.
Ndërkohë, në lidhje me debatin për emërimet e zëvendësministrave apo drejtorëve, Vasili ka thënë se ato do të ndodhin pas miratimit të qeverisë së re.
“Ju duhet ta kuptoni fare mirë. E njihni mënyrën e praktikës zyrtare administrative. Zëvendësministrat janë pozicione, të cilat propozohen nga kryeministri dhe miratohen në mbledhjen e Këshillit të Ministrave. Dhe ky është një proces, i cili do të kompletohet në javët që vijnë, sigurisht pas votëbesimit të qeverisë së re dhe jo më parë, sepse sigurisht jo më kot janë nivele të dyta të qeverisjes dhe po me atë frymë bashkëpunimi, mirëkuptimi, konstruktiviteti por edhe proporcionaliteti politik me të cilin u ngrit qeveria, në po të njëjtën mënyrë do të ndërtohet dhe do të vazhdojë edhe plotësimi i këtyre niveleve të qeverisjes, sigurisht duke pasur preokupacion nivelet më të mira profesionale politike të përfaqësimit në to”, tha Vasili.
ky e di mire si qeveris qeveria aktuale se ka bashkeqeverisur ( bashke-vjedhur) 3 vjet e gjysem me ta. perfundimisht ky nuk ha mut kot ….
Jo tani, por ajo i eshte dorezuar me kohe krimit, qofte atij te rruges dhe atij ekonomik, sepse eshte vete e kapur gjer ne gryke! Medet ke paskemi patur ne krye!
jeta njeriut ne shqiperi vlen me pak se e qenit. Ne nje vend sa nje lagje e nje kryeqiteti europian 2 milion gjithsej jemi u bene 20 vjet dhe per dite vriten 3 deri 4 ne dite ka pas raste nga armet e zjarrit tani themi kush e ka radhen,dhe shumica vriten per gjera fare ordiniere kush vret kot nje tjeter dhe vertetohet qe e ka vrare kot se ka dhe raste qe ste vrasin kot te vjen shpirti ne maj te hundes, pra kur vret kot flas nje person te varet qe te zen mend te tjeret vetem keshtu ky popull ze mend respektohet i forti emri, injoranti,hajduti,krimineli,i poshtri,ordinieri ai me lek le te jet dhe nje cop injorant respektohen dhe i ndershmi, i urti, punetori,i zgjuari se do njeri shkelet me kembe
prandaj ndodhin dhe keto gjera te shemtura sepse e ka marr ne dor injoranca cdo gje ketu