Një e moshuar ka gjetur vdekjen e menjëhershme mesditën e sotme pasi është përplasur për vdekje nga një autobus me targa greke. Viktima mësohet të jetë Salushe Pëllumbi, 75-vjeçe.
Aksidenti i rëndë ndodhi përballë Pallatit të Sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet, ndërkohë nga hetimet paraprake mësohet se e moshuara po kalonte rrugën kur papritur është përplasur nga autobusi i linjës Tiranë-Athinë.
75-vjeçarja ka humbur jetën në vend pasi nuk ka përballuar do plagët e marra, ndërkohë që policia ka nisur hetimet për zbardhjen e aksidentit. /A.Xh
Mirë, targat ishin greke, po shoferi nga ishte…??!!
Erdha per pak jave ne Tirane dhe pashe vetem te dehur qe ngisnin makinat si ne nje gare makinash shpejtesie, nje xhungel e vertete, po nuk pashe asnje polic qe te rregullonte sado pak ate trafik skandaloz, ku cdo dite ndodhin aksidente vdekjeprurese. Shpreh keqardhje per njerzit e mire qe vuajne nga mosqeverisja e atj vendi te mrekullueshem. Harram e pacin politikanet e cdo ngjyre qofshin!
“Policia ka nisur hetimet per zbardhjen e ngjarjes”of of medet zbardhja ktyne,zbardhen krimet kto dhe i ngelen aksidentet pa zbardh……