Policia e Kukësit bën me dije se ka arrestuar shtetasin Mirvan Islami, 23 vjeç, nën akuzën e vrasjes së Elvis Memishajt, një natë më parë në fshatin Oreshkë të komunës Zapod.
Viktima u qëllua disa herë në trup dhe humbi jetën rrugës për në spital.
Burime të policisë thanë për gazetën Panorama se dyshohet që shkak për vrasjen të jetë bërë një debat i nisur tre ditë më parë, në një dasmë me një të ri nga fshati Cërnalevë.
Grindja është dukur sikur u qetësua atë ditë, por dje personi me të cilin ishte konfliktuar Memishaj ka ardhur në fshatin Oreshkë, duke kërkuar të takojë 20-vjeçarin.
Mësohet se autori ka qenë i shoqëruar me persona të tjerë.
Ata e kanë gjetur Elvis Memishajn në klubin e fshatit dhe i kanë kërkuar që të dalë jashtë.
Nuk ka të dhëna nëse kanë bërë debat apo jo, por pas pak sekondash, 20-vjeçari është gjetur i gjakosur./ep
Qenkerkan rritur kerkesat,dikur e kaloje radhen me 1 hamburger
Kaq shumë janë familjarizuar njerëzit me vrasjet në Shqipëri, sa indiferenca e tyre dhe e shoqërisë civile shqiptare, të tmerron. Këtë e tregon veç të tjerash dhe mungesa e komenteve për këto lloj lajmesh. Njerëzit dhe mediat janë shumë më të ndjeshëm për një “pordhë” të mercenarëve bodigardë të “Agimit të Artë”, se sa për kronikat e zeza të vrasjeve e krimeve të tjera të përditëshme, që po bëhen gangrena e shoqërisë shqiptare. Tregu mediatik, nga na tjetër, nuk do t’ja dijë, shet atë që shitet më shumë, pa ju bërë vonë për pasojat.
keta i kane trute ne rregull. japonezet ju mesojne femijeve qe ne kopesht se si ti zgjidhin konflktet me fjale dhe mirekuptim, sali bajga ringjalli mesjeten me kanunin e serbit lek dukagjini se nuk ka te ngopur duke pare shqiptaret se si vrasin njeri-tjetrin.
Leke Dukagjini ka qene Shqiptar dhe ka krijuar Kushtetuten gjate sundimit te Skenderbeut. Kanjnkn e Leke Dukagjinit nuk e solli Sali Berisha. Te qivt serbia familjen
Zot me ruaj nga dasmat dhe panairet folklorike?!
Nalet dasma,nalet te githa.Sa cmim te ulet ka jeta ne Shqiperi,tmerr.