Para pak ditësh, një krim i dyfishtë tronditi Tiranën.
Edmir Jazxhi qëlloi të shoqen me pistoletë, duke e lënë të vdekur në vend. Më pas vrau edhe veten.
Por një krim kaq i rëndë nuk mund të kalonte pa pasoja.
Fillimisht u raportua se djali i tyre tentoi që të vriste veten kur pa prindërit e zhytur në një pellg gjaku.
Tani mësohet se kushërira e parë e Edmir Jazxhiut nuk e ka duruar krimin e rëndë dhe ka pësuar një trombozë, që e la të vdekur.
Viktima është Bruna Peshello, që ndërroi jetë pak orë pasi u kthye nga ceremonia mortore e dy viktimave.
I shoqi i saj, Fredi Peshello, tregon për Panoramën se ajo ishte shumë e lidhur me Edmirin.
“U zgjova në mëngjes dhe shkova të punoj tokat. Brunën e lashë të flinte, sepse ishte pak e lodhur. Më ndjeu kur u çova dhe më tha që nuk ndjehej mirë ndaj dhe unë shkova në punë, por u ktheva pak më herët, sepse u shqetësova pak. Kur erdha në shtëpi, nëna ime më tha që ajo nuk ishte ngritur ende dhe shkova ta shoh. U përpoqa ta zgjoj, por kur e pashë në fytyrë ajo kishte buzën e nxirë. Menjëherë me urgjencë e çuam në Maliq dhe nga Maliqi e sollëm në Korçë, por ajo kishte ndërruar jetë.
Një ditë më parë kishte shkuar në Tiranë për të varrosur kushëririn e saj Edmirin dhe gruan e tij Dallëndyshen. Edmirin e kishte djalin e hallës. Pavarësisht ngjarjes, shkoi që t’i jepte lamtumirën e fundit. U kthye vonë në mbrëmje dhe ishte shumë e lodhur, jo vetëm nga rruga, por më tepër edhe nga tronditja e asaj që ndodhi,” thotë ai.
Sipas tij, Bruna e përjetoi tmerrësisht keq ngjarjen.
“Ajo ishte shumë e lidhur me Edmirin dhe kur mësoi atë që kishte ndodhur, u shokua. Ishte diçka e papritur, por edhe e vështirë për t’u besuar. Pastaj kur u kthye ishte edhe më e tronditur, të shohësh dy arkivolet e njerëzve të tu të afërt është e tmerrshme. Të mendosh që gjithçka ndodhi nga dora e njeriut tënd të afërt e bën më të rëndë çdo gjë”./ep
ngushellime njehere familjes me vjen shume keq per ate vajze ,por burri pse iku tek tokat kur ajo i tha qe nuk jam mire? jo ta conte ta vizitonte po iku ne pune,pastaj te vdekur e conte sa ne maliq ne korce .akoma ne shqiptret nu kemi kujdes per shendetin tone po bem leka jemi ne rregull.ah sa mrapa keni ngelur more njerez.
Fatkeqsisht, ne shqiptaret, ne vend te asistences se psikologeve, perdite po dhunohemi nga asistenca e psikopateve ne Multi Media!
Mjere ata qe i ze halli Thuaj ?
http://imazheshqip.blogspot.com/2013/06/simptomat-e-skizofrenise.html
Nuk jam mjek pir mendoj nese ka qene trompoze e cila do shume teknologji dhe kohe te provohet, vdekja nuk ka lidhje me emocionet.
Trompoza eshte nje mpiksje gjaku apo kolesteroli qe shkeputet nga ku ka qene, zakonisht ne kembe dhe e mer gjaku ne drejtim te zemrez. Zakonisht e nxehta e diellit te plazhit e shkakton apo pas nje levizje aoi pune ditore aktive.
Ngushllime familjes Allahu ua falt xhenetin familjes durimin.MOS U PERSERITSHIN RASTE TE TILLA LARG QOFT VRASJA E VETVRASJA JETA NUK ESHT PRON E JONA AT NA E MERR KUSH NA E DHA …