Policia e Elbasanit arrestoi dje një 16-vjeçar, pasi akuzohet për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me të mitura”. Në muajin e tretë të shtatzënisë, simptomat shëndetësore që kishte 13-vjeçarja me inicialet E.P. prej tre javësh, kanë bërë që të lindin dyshime tek gjyshja me të cilën jetonte, pasi prindërit e të miturës ishin emigrantë në Greqi.
Pasi ka parë shenja të dukshme, gjyshja e ka çuar mbesën e saj tek mjeku i përgjithshëm, i cili më pas e ka drejtuar për një vizitë tek mjeku gjinekolog, ku edhe u vërtetua se 13-vjeçarja ishte shtatzënë në muajin e tretë, rreth 10 javëshe shtatzënë. E shqetësuar gjyshja e së miturës, e cila nuk kishte dijeni për një lidhje të mbesës së saj, për shkak edhe të moshës, i është drejtuar policisë.
13-vjeçarja në prani edhe të psikologut është marrë në pyetje dhe ka rrëfyer se kishte një lidhje prej disa muajsh me një djalë 16-vjeçar me inicialet R.T. Më pas efektivët e Policisë së Elbasanit kanë arrestuar minorenin, i cili akuzohet për “Marrëdhënie seksuale me të mitura. Sipas bluve, mësohet se 16-vjeçari është arrestuar pasi në mënyrë të vazhdueshme ka kryer marrëdhënie seksuale, duke e lënë dhe shtatzënë të miturën E.P., 13 vjeç. Ndërsa është marrë në pyetje nga grupi hetimor, minoreni ka deklaruar të njëjtën gjë si edhe 13-vjeçarja.
Ai ka thënë se prej disa muajsh kishte lidhje me të miturën dhe se gjithçka që është kryer nga ana e tyre përsa i përket intimitetit është bërë me dëshirën e të dyve. Megjithatë 16-vjeçari do të përgjigjet për veprën penale për të cilën akuzohet. Materialet në ngarkim të kësaj çështjeje i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme.
Të dy të kiturit vijnë nga familje të varfra . Ata merreshin me punë dhe pikërisht gjatë këssaj kohe janë njohur. Djali I ka premtuar që do ta merrte për grua, por qysh nga moment i shtatëzanisë ,ai as nuk ka dashur t’ia dijë më për të dhe kështu vajza i është drejtuar policisë./A.XH
Medemek do ta martoj shteti
edhe buke skane pore kembet duane ti ngrene pere gjimnastike .Zoti na ruajte nga mjeranet tani e ka fajin saliu edvin apo iliri
Fajin e kan prinderit..se ka bere femije dhe nje 16 vjecar me nje 14 ketu tek pallati im po jeton bashke tani me ate vajzen,dalin shetisin femijen 3 mujoresh me karoce te dy.
Sh te pergjegjshem se kan prinder ne shtepi qe edhe pse punojne si “skllever” prap kan kohe te merren me femijet.
Un kam folur me ate djalin ai tani thote qe u nxituam edhe nga qe su mbrojtem
…Po edhe se duhet te kishim pritur qe ta benim Ate.
Po ne e duam njeri-tjetrin dhe dota perballojme bashke. Tani ai ka zene nje pune ne mc donald dhe shkon dhe ne shkolle.
Dynjaja u prish ! O Zot i madh, tunde njehere nga themelet !
Shteti nuk ka pse merret me kësi gjërash.
Ai duhet të merret me shkaqet, jo me pasojat.
Mirë që nuk kemi të bëjmë me vrasje.
Motra ime e parë është martuar 14 vjeç me burrin 17 atëhere….më 1961.
Ata lindën e rritën 9 fëmijë të mrekullueshëm.Janë gjyshër të lumtur…bile së shpejti edhe stërgjyshër …pa i mbushur 70. Madje patën edhe nja 4 aborte me dashje. Unë ende nuk kam parë çift që të duhen më shumë se ata.
nuk e kuptoj ku eshte vepra penale ketu ata jane te dy minoren , ai djali po te ishte mbi 18 vjec atehere ka veper penale , ata dashurohen !mund te na e sqaroje ndonje juriste , i lutemi maderatori te na komentoje nje jurist
Ja edukata famijare, perciten qe ne kopesht,po helbete i meson Ciljeta me indritin. Kjo eshte europa qe duan. Keshtu ndodh kur nuk respekton prinderit, perciten ,drogeohen ,pihen edhe vrasin njerezit e pafajshem rrugeve. Allahu e udhezofte kete palo brez se jane c’thurur ne ate pike qe ja japin edhe dreqit, ne kuptimin e vertete te fjales, edhe djallit ja japin .