RENEA rrethon burgun 313 pas fjalëve se do arratiset Dajti: S’kam mundësi dhe as plan të arratisem

2 Gusht 2013, 15:21Kronika TEMA

Një thashethem i përhapur birucave të burgut 313 ka alarmuar  Policinë e Shtetit.

Dritan Dajti do të arratiset nga burgu.

Kaq ka mjaftuar që një grup i forcave speciale RENEA të rrethojë  burgun 313 në Tiranë.

Prej ditësh janë shtuar masat e sigurisë në burg, ku është i izoluar i akuzuari i vetëm për vrasjen e katër efektivave të operacioneve speciale në Policinë e Shtetit.

Burime jozyrtare të policisë thonë se urdhri për shtimin e forcave të sigurisë është dhënë pas informacioneve të siguruara në rrugë operative të një plani për arratisjen nga burgu të Dritan Dajtit.

Informacioni është siguruar nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm ku thuhet se plani i arratisjes do të zbatohej gjatë këtyre ditëve, që në fakt përkon dhe me 4 vjetorin e vrasjes së katër efektivave.

Ndërsa burgu 313 është në rrethim, Dritan Dajti ka mohuar të jetë protagonist i një plani arratisjeje në një prej burgjeve me sigurinë më të lartë në vend.

I kontaktuar nga TemA, i akuzuari për vrasjen e policave thotë se as nuk ka mundësi dhe as nuk ka plan të arratiset nga burgu.  Dajti ka deklaruar se lajmet për plane arratisjeje janë inskenime të njerëzve të caktuar në Policinë e Shtetit.

Sipas tij, prej një muaji qarkullojnë thashetheme të tilla.

Më 7 gusht mbushen katër vjet nga vrasja e katër efektivave të policisë gjatë një operacioni  për arrestimit e Dritan Dajtit.  Drejtësia ende nuk ka thënë fjalën e saj.

Procesi i gjykimit të kësaj dosje është thuajse i pezulluar dhe rasti është përfshirë në skandalet e drejtësisë shqiptare.  Dritan Dajti duket se ka një strategji të qartë jo vetëm të tallet me drejtësinë shqiptare, por dhe denigrojë dëshmitarët e vetëm që e akuzojnë atë si autor të vrasjes së Fatos Xhanit, Kastriot Feskajt, Sajmir Duçkollarit dhe Altin Dizdarit./l.ç

5 komente në “RENEA rrethon burgun 313 pas fjalëve se do arratiset Dajti: S’kam mundësi dhe as plan të arratisem”

  1. fl says:

    Per here te pare pas 2 vjetesh ku arrestoi nje cop polici ne rinas, e degjoj perseri SHKB-ne. Keta duhen shkarku te paret ne Shtator, me ceremoni madje.

    1. Lej Feni says:

      TemA, perse nuk nxirrni foto te RENEA ne aksion, por nxirrni Dajtin pas hekurave?!!
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/07/flamur-renea.html

  2. Treviso says:

    Me kete lajm policia kerkon te vlersoje punen e saje shume te dyshuar?

  3. Baro Liçaj says:

    Dritan Dajti ka deklaruar ne gjygj se Saimir Duçkollarin e ka vrare shoku i tij polic.Po Ashtu edhe per vrasjet ne Tropoje . Ai ( Dajti ) di shume gjera, dhe ndofta nje alibi arratisjeje , do t’i mbylle gojen njehere e pergjithmone . Nuk e besoj se Dritan Dajti do te arratiset,pasi ai i di shume mire pasojat,por ” ndofta do ta ndihmoje dikush te arratiset dhe pastaj… “

  4. taku says:

    sic ndodh rendom ky, e ka mbushur kupen,dhe normalsiht duan ta eliminojne….sidomos me ate qer ka then qe mbas zgjedhjeve do hap kutine e pandores

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje