Një i moshuar është gjetur i vdekur në banesën e tij në Sarandë mëngjesin e sotëm.
Burime të policisë bëjnë me dije se viktima është 78 vjeçari Sulo Mejdani.
Nga verifikimet e bëra dyshohet se i moshuari është vrarë para katër ditësh, duke u goditur me mjete të forta në kokë, të cilat i kanë shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.