Policia ende nuk ka ndonjë të ndaluar për ngjarjen e rëndë në plazh në Vlorë, ndërsa mediat kanë nisur spekulimet.
Gazeta Panorama shkruan se objektiv i këtij sulmi ka qenë Sokol Isufaj, që nuk rezulton në fakt me precedentë penalë.
Por ai është shoqëruar pas vrasjes së deputetit Fatmir Xhindi.
Sokol Isufaj ishte i afërm me të fortin e Roskovecit në vitet ’90, Ardian Isufajn, i cili u vra në vitin 1996.
Mësohet se Isufaj, djalë i vetëm, ishte shpërngulur prej vitesh nga Roskoveci për të jetuar në lagjen “Apollonia” të qytetit të Fierit.
Ai ishte i martuar dhe baba i dy vajzave të vogla. Pas shpërnguljes në Fier, bashkë me të atin punonte si elektricist. Në Fier tregojnë se 34-vjeçari nuk kishte pasur probleme me drejtësinë.
Në fakt, pas ekzekutimit të deputetit Fatmir Xhindi në qytetin e lindjes, Roskovec, u shoqëruan mes shumë personash dhe anëtarë të fisit Isufaj, si dhe vetë Sokoli.
Kjo jo vetëm si banorë të zonës, por dhe për faktin se deputeti u qëllua në befasi dhe pas shpine, ndërsa hynte në shtëpinë e tij, ashtu si në vitin ’96 Ardian Isufaj, i njohur me nofkën “Qorri”./ep
ku jan barkderrat e policis ,duhet te zbarkoj grupi ciftelia per te dhen pergjigje ,shikohuni mbrohuni vete o njerez se shtet nuk ka deri ne shtator
barkemuterit ose banda e ciftelise jon ty honger kokreca kordhza e plonca se nuk njohin gje tjeter me …
nuk dot keni kurr o qynefa
Thoni që Andueli të ketë marrë hak në këtë mënyrë…..!?
Jo Andueli e dashur Mira por Olldashi ka zhdukur deshmitarin e vrasjes se Xhindit, se po e ndjejne qe po afrohet drejtesia dhe duhen zhdukur gjurmet.
A ka ndonjë gjë zyrtare deri më sot nga policia se cilat janë pistat e vrasjes së Xhindit….? Ishin për arsye pronësie apo hakmarrjeje..? Në rast se mbizotëron pista e Olldashit që thoni ju në forum, atëherë cila është arsyeja që Olldashi të qërrojë Xhindin….?
Çfarë po hetonte Xhindi që e vranë….?
E vranë se mos ndoshta ishte dëshmimtar në ndonjë “aferë”…?
Dyshimet zyrtare per vrasjen e deputetit Fatmir Xhindi flasin per nje vella te nje drejtori gjimnazi ne Fier. Po ne Fier flitej nga te afermit dhe krushqit e Fatmir Xhindit se ne organizator i aksionit per vrasjen e tij ka qene Sokol Olldashi.
Flitet se fatmir xhindin e ka vrare vace zela se po e konkuronte ne kenge per te njejten arsye olldashin do e vrase selami kolonja
Une nuk e di pse bejne sikur ka ardhur fundi botes pse qenkan vrar 3 persona ..nuk po them eshte normale . ky eshte krim shume I rende .. po do thoja qe ne shqiperi kan ndodhur krime akoma me te medha ..ne vitin 97 u vrane 4000 persona edhe asnjeri nuk e vuri ujin ne zjarr ..u vrane ne gerdec …u vrane me 21 janar .. etj etj krime te perditshme … pra doja te thoja e gjitha kjo vjen si pasoje e mungeses se shtetit .. per deri sa nuk do ket ligj me vdekje ..krimet do vazhdojne ne shqiperi… ilac per punen e krimit ishte vetem ENVER HOXHA…. mos beni sikur eshte ndonje ngjarje e jashtezakonshme per ne shqiptaret … ketu ka 22 vjet qe vetem krime degjon …sidomos keto 8 vitet e fundit ….
Per vrasien e xhindit fliten shum pista, kurse un them qe mund te jen vetem 3 pista qe fliten ne zonen perreth,e para eshte qe ne kohen qe ka qen ne pushtet socialistja ne nje fshat afer rroskovecit i dolen perpara makines se xhindit dhe e shan deputetin ca tipa, deputeti sa mberriti ne fier i tha shefit te policis qe i dua te mi beni qe te rrijn nje muaj shtrir nga druri, dhe keshtu u beti, dhe thon qe njeri na keta ka futur vllan e drejtorit te shkolles per te vrar xhindin dhe olldashi ndimoj per largimin e tij nga zona, e dyta eshte poshte bythes se xhindit eshte trasportuar shum drog dhe kohet e fundit i kishte hyr frika dhe nuk po ia mbante me, pun droge me pak fjal, dhe e treta ku munde te jet dhe e verteta qe spo i kap dot shteti keta per na nje pun femre mund ta ket vrar dhe vllai nuk i dihet keto fliten neper kafenet e zones