Ilir Xhakja
Nga Lindita Çela
Ndërsa gjyqtari Neritan Tabaku është nën akuzë për “shpërdorim detyre” pasi dha pafajësi për Ilir Xhakjan, gjykata e Apelit në Durrës ka dhënë po të njëjtin vendim.
I forti i Shijakut është shpallur i pafajshëm për vrasjen e Qerim Malokut, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 1998.
Të njëjtin vendim, që ka dhënë në vitin 2011 gjykatësi Neritan Tabaku, i cili sot është nën hetim dhe i përjashtuar nga drejtësia, ka dhënë dhe Gjykata e Apelit në Durrës.
Ka qenë ankimimi i Prokurorisë së Durrësit që ktheu çështjen në Apel, ndërkohë që Xhakja pas lirimit ekzekutoi shefin e komisariatit të Shijakut, Adem Tahiraj, i cili kishte urdhëruar të bllokohej makina e nipit, Ledio Krasnaj.
Fillimisht “i forti i Shijakut” është konfliktuar me Tahirajn dhe më pas e ka qëlluar me pesë plumba pistolete, duke e lënë të vdekur në vend.
Arrestimi i Xhakjes u bë pak orë më vonë, në fshatin Shën Vlash, ndërkohë që ngjarja riktheu në vëmendje të opinionit publik dhe vendimet gjyqësore, ku Xhakja ishte shpallur i pafajshëm për akuzat e vrasjes që rëndonin mbi të. Vendim ky i dhënë nga gjyqtari Neritan Tabaku, i cili për 19 muaj nuk kishte zbardhur vendimin e pafajësisë së Xhakjes, u konsiderua si skandali i radhës i drejtësisë shqiptare.
Njësia Task-Forcë Antikorrupsion ngriti akuzën ndaj gjyqtarit të Durrësit për pengimin e apelimit të prokurorisë ndaj vendimit të pafajësisë së Ilir Xhakjes.
Sipas organit të akuzës, pas pafajësisë së dhënë për Ilir Xhakjen nga trupi gjykues i kryesuar nga Neritan Tabaku, ky i fundit ka mbajtur aktet e çështjes në zyrë për 19 muaj, duke u bërë pengesë për apelimin e bërë nga prokuroria, që kishte kërkuar 25 vjet burg.
Prokuroria e apeloi vendimin dhe më pas procesi nuk filloi në Apel pikërisht sepse gjyqtari i Faktit, Neritan Tabaku, nuk e zbardhi vendimin e dhënë.
Pa pasur vendimin, Apeli nuk mund të hapte gjyqin ku Prokuroria kërkonte kthimin e dënimit me 25 vjet burg për vrasje ndaj Ilir Xhakjes.
Xhakja, i pafajshëm
Në rast se Ilir Xhkja, që kishte rifituar lirinë, nuk do të vriste më 13 shtator 2012 kryekomisarin Adem Tahiraj, shef komisariati në Shijak, kurrë nuk do të mësohej vendimi i gjykatës së Durrësit, që e shpalli atë të pafajshëm për një vrasje të ndodhur në vitin 1998.
Hetimi i problematikës në gjyqet e Ilir Xhakjes filloi pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Shijak, ku autori i krimit ishte dënuar me 21 vjet burg nga Krimet e Rënda, ndërsa Apeli e la në fuqi dënimin e dhënë, por më pas Gjykata e Lartë e kishte rrëzuar këtë vendim duke e kthyer çështjen në Gjykatën e Durrësit.
Xhakja akuzohej për vrasjen e Qerim Malokut, më 26 janar të vitit 1998.
Në vendimin e zbardhur të gjyqtarit të Gjykatës së Durrësit, Neritan Tabaku, ky i fundit shprehet se jep pafajësi për shkak se nuk ekziston asnjë provë, megjithëse në aktet e ekspertimit del se në gëzhoja janë fiksuar gjurmët e gishtave të Ilir Xhakjes.
Ose nuk kuptoj une ose…ceshte ky shkrim? Kujt i vlen? Cjane keta tituj zhurmemedhenje? Perse krijoni pershtypje te rreme medemek Ilir Xhakja u la i lire?!
Redaktori perkates i gazetes, mendoj une, duhet te mos botoje “pacavure” te dilla me natyre dezinformuese
po e leni te lire sa te vrase dhe nja dy tre te tjere ,dhe pastaj e qerojne me ceremoni !Gjykata bythe !
Epo…që nga viti ’98 e deri sot,pa na thuaj sa vite kanë kaluar…mo Neritan….?!Natyrisht që nuk do kesh prova…se miljonat që ke marrë i kanë shuar të gjitha shenjat e egzistencës….së tyre….Krimineli Xhakja…nuk do dalë më nga burgu…por dëshiroj që bashkë me të në qeli të kalbesh edhe ti..o plehrë dhe mashtrues i regjimit të kalbur të salihut…!Ndoshta,duhet të jepet shembulli se si zbatohet ligji…përmes dënimit 25 vjet të gjyqtarit N.Tabaku…!
Drejtesia eshte e degjeruar ne kete vend,pa drejtesi s’do kete kurre shtet ne Shqiperi!!!!!!!!!!!
GJYGJTARI KA PATUR FRIKE NGA XHAKJA .
– E para z.Gazetare nuk eshte i “forti” SHijakut!!!
– Edhe pse èshtè njè bandè ku kanè te ardhura per drogè,prostitucjon etj
ku nga ana ekonomike janè 1 ,me vrasjen e fundit nuk i shpeton dot
burgimit te perjetshèm,n.q.se pretendohet se kemi SHtet.
– N.q.se kemi Polici ?duhet qè si tipi L.XH dhe familja e tijè duhet ti
merren komplet pasurija e krijuar me lek te pistè atèherè mund te
zgjidhet diçka.Familjaret te shkojnè nè burg me autobus dhe jo me
makina blindume,te mos bredhin me valizhe me LEK per gjygjtaret,avokatet,
kapot e Policive etj, analiza ,mendimi qè unè shpreha mund tè shtohen
shumè e shumè pika tè ndryshme per tè arritur diçka per uljen e krimit
tè organizuar .
Me ty jam Toni.Këta quhen ‘të fortë’ demek që dhe shkrimi të jetë ‘i fortë’.
Këta të fortët janë ca analfabetë,ca kafshë me fytyrë njeriu me te cilët të vjen të ndohtë të flasësh.Janë ca të frustruar që bëhen dikushi vetëm në këtë shqipërinë tonë të dhjerë ku norma është padrejtësia sorrollatja,abuzivizmi në ndërtim,shëndetësia katastrofike,arsimi i diplomave të turpshme të blera,etj etj.
Nqse në vitet që vijnë nuk riformatohen thellësisht kolonat e shtetit tonë,Xhakja,Xhikja dhe soji dhe sorollopi i horrave që bëjnë ligjin,Shqipëria në një të ardhme jo të largët do të shndërohet në vrimën më të turpshme dhe të ndyrë të Europës pa asnjë shpresë për njerëzit t ndershëm dhe me dinjitet.
ka nje histori ne shijak per vrasjen e malokut dhe nuk e di sa eshte e vertete: thuhet se kur kaloi Berisha per te bere nje tubim ne shijak midis shume simpatizuesve te pd ishte dhe maloku dhe kur po kalonte makina e berishes te tjeret ngrinin 2 gishtat ky ngriti gishtin e mesit. thone se nje makine qe shoqeronte berishen ndaloi dhe i tha mund te besh cfaredo shenje pervec asaj.
pas 2 javesh e vrane
Une jam per ta dekoruar kete djale Trim. Kush e ka lexuar pershkrimin e ngjarjes nga ana e Prokurorise arrin ne konkluzione te pabesueshme. Une se do te isha ne shqiperi do te themeloja nje shoqate per mbrojtjen e Z. Ilir dhe te gjithe atyre si Iliri. Do ti nxjerrja te lire dhe do ti vishja te gjithe police pasi do tiu kisha perpunuar mire e mire. Te gjithe policet ne shtepi. Nje polic per dhjete mije banore si Ilir Xhakja.
Perse kete? Ne momentin e ngjarjes kane qene shume police dhe kryemutpolici. Iliri urdheron! Iliri dikton! Iliri nxjerr pistoleten! dhe jo vetem kaq por qellon dhe vret nje frikacak. Duhet te kishte vrare edhe policet e tjere por si djale trim ka pas meshire per ata braca. Te me thoni kush eshte shteti? Shteti per mua eshte Iliri. Ata police jane vetem per te vjedh, shoferet, e ne fushata vota, edhe rrogen e vjedhin pasi nuk e meritojne. Te gjitha ata police duhen te futen ne burg pasi duhej ta kishin çarmatosur. Ne 1998 kam qene deshmitar ne nje ngjarje te ngjashme ku krimineli nxori armen kunder nderhyrjes se shpejte, polizia nuk veproj. Sapo u largua 50 m policia filloj te qelloje dhe vrane kusheririn e kriminelit qe vetem rasti qe ishte aty pasi ishte djale flori. Asnje polic nuk u arrestua. Policet jane kriminele.
Vertet nuk e keq ti, me nje si Iliri qerron dhe Berishen dhe Bashen dhe Meten.
Dhe keta gjykatesit kurva qe ne mendojme se do e vene Berishen ndonje dite para drejtesise.
Njè shprehie Popullore thote “kush leu(lindi)veten e vete pelqeu” neise
Mikelo raporti eshte 4/1 dmth ai krimineli i mesiperm ka vrare 4 civile
dhe njè uniformè Policia ,raporti anon nga civilet keshtu qè do vazhdojè
tè vrasè civilè…. jo te gjithè janè kriminele, gabim djalosh…
dhe unè do tè tregojè shkurt njè ngjarje 100% e vertete (e lezuar tek
gazeta SHekulli me shumè se 10-t vjet).
Njè kriminel del ne pritè natèn njè n/Oficeri Policije per grabitje
i gjori( me makinè po kthehej ne shtèpi i ndjeri ) nuk i ndalon
thirrjes se kriminelit dhe vazhdon rrugen pasi makina kalon 5m nga
krimineli bresherija e automatikut ndalon pergjithmonè jetene te ndjerit ne moshè 30-t vjeçare.
Kuptohet vihen nè alarm e gjithè Policia dhe sipas njè dishmitari
del emri i kriminelit ku kerkohej nga Policia, kaloi ditè dhe pas
10 ditesh Policia me ndihmen e njè aparature te marrè ushtarakve Italian pasi ishin prezent ne atè kohe dhe ky aparat(termini ushtarak
nuk e di me te thenè te drejten) jep nè njè banesè personè fizikè ,
Policia ne 4-r te mengjesit kontrroll dhe nzjerr komplet Familjen
jashtè(banesè Private) dhe mbasi largon Familjaret e kriminelit fusin
ne punè aparatin qè jep prezencè te personave fizik ka apo ska ne
banesè dhe aparati jep sijalin qè ka prezencen e KRIMINELIT dhe vendin
ku ishte pasi bisedojne njeri me tjetrin kapot e Policisè vendosin
direkt tè eleminohet fizikisht dhe njè gjè e tillè ndodhi .
I dashur Ton me sjelle akoma nje shembull te qarte se policia ose shumica jane kriminele. Edhe shteti shqiptar eshte shtet kriminel,Une nuk e marr vesh perse e mbajne shqiptaret!
Policia pasi eshte siguruar se i presupozuari kriminel, gjendej brenda shtepise nuk ka aspak te drejte ta vrase. Ka mjete shume te thjeshta dhe me efikaqe per ta kapur banditin pa perdor edhe nje plumb. Prandaj perdorimi i armeve duhet te perdoret atehere kur rrezikon jeten efektivi i policise. Krimineli duhet kapur i gjalle per shume arsye por tre ti them Une. E para e drejta e jetes eshte e drejte themelore aq me teper nuk ekziston denimi me vdekje. E dyta ka te beje me proceset e hetimit, pasi nepermjet hetimit zbulohen lidhjet dhe mund te zbulohen kriminela te tjere. E treta vrasja e te presupozuarit kriminel mund te jete nje akt me kriminel se sa krimineli vete. Mund te me garantosh sot qe nje kriminel nuk eshte i lidhur me Sali Berishen ose Edi Ramen. Dhe ja pra sa e rendesishme eshte kapja gjalle.
Ne fund i dashtur se policia vret ne kete menyre per kete sherben Iliri. Keshtu nuk kam nevoje per 16.000 police po per 300. Me 300 spartane ka qene edhe Leonida qe ka perballuar ushtrine me te madhe te kohes dhe jo ca rrjepacake.
Mbylleni gojen gjith ju plehra se ilir xhakjes nuk i afrohet njeri te gishti i vogel i kembes.Ashtu trima duhet te ket shqiperia qe te ece perpara dhe jo njerez qe korruptohen me lek per ti bere keq ilir xhakjes..se Zoti vonon por nuk harron kete mbajeni mend mir gjithe!!!!e dreja do dale dhe ju qe shani do hani te gjith…..AI JETON ME NDER EDHE PSE ESHTE ATY BRENDA..jo si disa qe hedhin gurin fshehin doren!!
hahahahahahaha.