PD përjashtoi nga zgjedhjet anëtarët e para vitit 2001

23 Korrik 2013, 11:05Kronika TEMA
PD përjashtoi nga zgjedhjet anëtarët e para vitit 2001

Për t’i vënë vulën të ashtuquajturit votim një anëtar- një votë për kreun e Partisë Demokratike, nga burime të brendshme nga kjo parti mësohet se të gjithë anëtarët që kanë qenë anëtarë para vitit 2001, dhe nuk kanë shkuar të “marrin kartën e re” të anëtarësimit, janë përjashtuar automatikisht nga e drejta e votimit, rrjedhimisht nga partia.

Në thelb, çdo anëtar i PD-së nga themelimi i kësaj partie deri sa kjo parti ka mbushur gjysmën e moshës që ka sot, është përjashtuar.

Pra, për mbështetësit e Berishës ka pasur një anëtar- një votë, për demokratët jo mbështetës për të, ose për ata pasivë, përfshirë edhe themeluesit që kanë jetuar jashtë vendit, këto qenë zgjedhjet një anëtar- asnjë votë.

Shyqyr që nuk jemi në një kohë tjetër, kur përjashtimet nga partia zakonisht shoqëroheshin me internime dhe ekzekutime.

 

Fjalorthi politik i ditës

Prerje e Mirë – Në përpjekje për ta shpallur garën e 22 korrikut 2013 për kryetar të Partisë Demokratike mes Sokol Olldashit dhe Lulzim Bashës si të rregullt dhe reale, në qarqet e Partisë Demokratike thuhet se votat duhet të ndahen në raportin 60 me 40. Kjo quhet Prerje e Mirë, pra që ndihmon në bindjen e njerëzve se gara qe reale.

Nuk qe ky mendimi i organizatorëve të zgjedhjeve të PD-së, mes të cilëve dhe një ish-truprojë e Berishës, të cilët vendosën ta nxjerrin fitoren e Bashës një plebishit 80 me 20. Imagjinoni se si do të kishte dalë rezultati në rast se do të konkurronte Berisha me Olldashin p.sh.

Në këtë kontekst, Berisha i ka bërë nder vetes duke refuzuar të mbajë zgjedhje në partinë e vet. Në fund të fundit, votat janë shumë banale për diktatorët.

http://diaryoftirana.com/

13 komente në “PD përjashtoi nga zgjedhjet anëtarët e para vitit 2001”

  1. Vlora says:

    dhe te gjithe ata qe e ndjejne veten demokrate te vertete dhe jane reshtuar ne ate parti qe nga 90-ta,te krijojne partine e tyre ose te reshtohen me partine demokratike te bamir topit.

  2. banija01 says:

    PD-istet ate koke kane ate feste ju ve Saliu.
    Ka perjashtuar nga votimi anetaret e oreve te para,me ato qe pash ne Gjirokaster.

    PD-ja nuk bene dot zgjedhje te rregullta brenda partise se saj jo te beje zgjedhje parlamentare te rregullta !

    Ne kete rast Saliu e pesoj si nje hajdut profesionist, kur nuk kish mundesi te vidhte ,shikonte majtas-djathtas dhe rembente kapelen nga koka dhe e fuste ne xhep ,vidhte veten.

    Ramy , klemendasi, radikalisti ,ERMALI (qe na eshte zhdukur) ,Mentari (Ky ka devijuar) ,Ben Chikago e co. t’ju roje fasada e PARTISE ,se brenda eshte e kalbur dhe po ngordh.

  3. Ermal says:

    PD IKU PER LESH ME BASHEN DO BEHET ME KEQ SE PS E NANOS

  4. ramiu says:

    sa i shtrembet duket saliu te kjo foto me lul in

  5. Yp Xhixhi says:

    Kjo eshte rruga e Dibres qe inaguroi lulja para zgjedhjeve dhe asfalti i se ciles u shkermoq mbas nje jave, apo jo.

  6. selmani says:

    Lulzim Berisha, Lulzon Berisha!!!!
    E dum PD-ne pa PD-ista, e dum PD-ne pa PD-ista!!!!
    Parti-Sali jemi gati kurdo ti!!!!

    Une them qe votimi “Nje Malok- 7 Vota” eci mire.

  7. bledi says:

    Eshte e thjeshte e kuptushme se familja eshte kamur e krimbur ne para tashti dhe e rendesishme per ta eshte te mbrojne biznest dhe pasurite e tyre. Su intereson me pushteti s’kan me oreks. Duan tashti reth vetes vetem seijmenet e besuar qe tu sherbejne. The Goodfather 1-2 eshte i dukeshem qe ben pjese ne politiken e re te familjes per te pastruar oborin, por duhet te nderonin dhe emberin ne P F B.

  8. arjanita says:

    Partia e familjes ka filluar kur erdhi Luli dhe Gita.
    Pra pas vitit 2005.Ato 20% kunder e votave kane qene
    te anetareve te para 2005.
    Edhe di¢ka tjeter.E ha njeri qe kane votuar 41 njerez.
    Une per vete jo.

  9. gezim kaba says:

    Zgjedhjet ne PD ishin te lira te ndershme e transparente suksese Lulzim Bashes dhe parties demokratike.

  10. S'ka PD ... por Cete-Familiare says:

    Tani shikoni si do shkermoqet Ceta-Familjes PD ….

  11. saliu ne burg ose ne ... says:

    Eshte shume e sakte dhe e qellimshme. Te gjithe ata qe ishin ne PD para 2001 te pakten kishin ideale te djathta dhe shumica kishin me te vertete besim te PD. Me pas PD u mbush me qelbesira, kryesisht ish-sigurimsa, ish-hetues e police te kohes se diktatures dhe “biznesmene” te tipit Zen. Te gjithe keta nuk besojne ne te djathten ose PD por vetem per te vjedhur sa me shume duku tundur teseren e PD kot. Beni nje kerkim per gjithe anetaret e pas 2001 dhe do shikoni qe shumica kane qene anetare te PPSH, prandaj PD e mori lumi. Saliu I mbron keta individe me vendosmeri dhe eshte gati te shkaterroje PD per ta sepse ata jane servile perverse qe duan vetem te fitojne duke lepire prapanicen e liderit sali.

  12. BUSH says:

    Natyrisht vetëm idiotët mund të besojnë se ajo çfarë ndodhi në PD ishte votim. Procesi ishte thjesht e vetëm caktimi e një kumbaro të ri nga kumbaro i vjetër, kaq. Ky i fundit vuri trashëgimtarin e tij në krye të Cosa Nostras-s shqiptare, jo iluzione për të kundërtën.

    Në vijim të kësaj linje, edhe vetë fushata një mujore për “zgjedhjen” e kryetarit shëmbëlleu kryekëput me filozofinë e Cosa Nostras, atë të mos përzirjes në punet e saj të brendëshme. Një aktivitet tipik mafioz që u finalizua nën të njëjtën mënyrë (fashion). Kush guxonte të komentonte fushatën zgjedhore për kryetar ne PD-s sulmohej hapur nga kjo parti e militantët e saj, duke e konsideruar procesin si punë të brendëshme vetëm e PD-s, ndërsa të “jashtmit” duhej të mbyllnin sqepin.

    Tani që show mbaroi s’mbetet gjë tjetër vetëm që puthadorët e kumbaros së vjetër të puthin dorën e kumbaros së ri, për të kompletuar procesin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje