Pak ditë pasi në rrugët e Pukës u sulmua një makinë, në të cilën udhëtonin gra e fëmijë, banorët e kësaj zone kanë nisur që të qarkullojnë me armë nga frika e maskave.
Dy familje u sulmuan nga grabitës të armatosur, të cilët qëlluan mbi makinën e tyre në aksin Pukë- Shkodër.
Duke folur për Top Channel, banorët thonë se ndjehen të frikësuar dhe se nuk lëvizin dot nëpër rrugë, sidomos në orët e natës.
Pavarësisht ngjarjes së rëndë, që ka mbetur akoma pa një autor, policia vazhdon të mos e vërë ujin në zjarr, duke mos patrulluar këto akse të rrezikshme.
Puka është një vend ku sulmet me maska mund të bëhen lehtësisht për shkak se grabitësit mund të largohen në male.
Megjithatë, edhe në vende të ngarkuara si Rruga e Kombit, raportohet se ka pasur grabitje të armatosura.
Në këtë mënyrë po e mbyll mandatin e tij në krye të Ministrisë së Brendshme Flamur Noka, që ndoshta do mbahet mend si ministri më i dështuar në historinë post- komunizëm.
Po ca ministri eshte ky,mor amani.
Sa jam une minister i brendshem ne Canada, aq eshte edhe ky merhum!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/09/gamor-ti-gamor-kush-tvuni.html
ja fusni kot muli esht e ardhmja me e madhe e pd..e si mun te jet ndryyshe shqipria u qeveris me tropojen e kuksin..kta ishin te vetmeit pjella qe do e conin shqiprin ne europ. truri i kombit…do mbahet gjat ne mend si qeveria me anadollake qe shqiptaret kan par.
Gazeta Tema, ju lutem shume, kete qenie emertojeni thjesht Muli, kaq. jo ministri Mul Noka, sepse vetem minister nuk mund te quhet kjo gjallese e peshtire.. mos na ofendoni inteligjencen tani..!!!