Një i moshuar 71 vjeç ka humbur jetën në Kërcullë të Gjirokastrës.
Policia bëri të ditur se trupi i pajetë u gjet sot rreth orës 07:30 minuta në Kërcullë pas kërkimeve që u kryen pasi familjarët njoftuan që në mbrëmjen e së martës se i moshuari nuk ishte kthyer në banesë.
Pas kërkimeve gjatë gjithë natës trupi u gjet i pajetë sot paradite me shenja djegieje dhe paraprakisht policia dyshon se vdekja ka ardhur si pasojë e një shkarkimi rrufeje mbi të.