Mëngjesi ka nisur me dy aksidente të rënda, që kanë shkaktuar dy viktima.
Në orët e para të mëngjesit, një automjet ka dalë nga rruga, duke u përplasur me trafikndarësen.
Ngjarja ka ndodhur tek rrethrrotullimi i Shënavlashit në Durrës, ndërsa viktima është Shpëtim Tepshi.
Në momentin e aksidentit, viktima ndodhej i vetëm në makinën e tij tip Benz.
Policia po heton për shkaqet e kësaj ngjarje.
Pak orë më vonë, një 40 vjeçar humbi jetën pasi motoçikleta e tij doli nga rruga në Rrëshen.
Anton Keçi po udhëtonte drejt fshatit Skuraj kur humbi kontrollin e mjetit./ep