Kujtimet e Kofi Annanit: Si shpëtoi Kosova nga shfarosja?

29 Qershor 2013, 00:01Kronika TEMA
Kujtimet e Kofi Annanit: Si shpëtoi Kosova nga shfarosja?

 

Enver Robelli

Në kujtimet e tij të sapobotuara ish-sekretari i përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan, zbulon shumë detaje mbi betejën diplomatike që u zhvillua mes OKB-së, SHBA-së dhe Rusisë gjatë konfliktit të përgjakshëm në Kosovë në vitet 1998-99

 

Adhuruesit e tij nuk janë të paktë. Ata mendojnë se Kofi Annan e ka përfaqësuar Organizatën e Kombeve të Bashkuara në mënyrë dinjitoze, me vokabular të matur diplomatik dhe me talent për balancim të interesave politike të shteteve anëtare të OKB-së. Me zërin e tij të prajshëm, mendimet e formuluara me fjalë të zgjedhura, me veshjen pothuaj aristokrate, diplomati nga Gana ka arritur të fitojë prestigj në arenën ndërkombëtare. Edhe pas largimit nga posti i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Annan mbetet një bashkëbisedues dhe referues shumë i kërkuar nga institutet e ndryshme, qendrat analitike, katedrat universitare.

Në anën tjetër nuk është i vogël as numri i kritikëve të Kofi Annanit. Ata e akuzojnë për shumë dështime, duke filluar nga pasiviteti i OKB-së në luftën e Bosnjës (dhe në këtë kontekst përmendet sidomos tragjedia e Srebrenicës, për të cilën Annan më 1999 ka kërkuar falje), mosintervenimi në Ruandë, për të cilin ka qenë përgjegjës Annan si nënsekretar i OKB-së, pastaj skandalet e korrupsionit në OKB, në të cilat me gjasë ishte i përzier edhe i biri i tij, mostrajtimi adekuat nga OKB i temave të rëndësishme, siç janë shëndetësia, arsimi, varfëria në botë.

“Një jetë në luftë dhe paqe”
Përballë kësaj biografie dhe karriere mbresëlënëse në politikën ndërkombëtare është e qartë se çdo libër i Kofi Annanit pritet me interesim. Aq më tepër kur bëhet fjalë për kujtimet e tij, të cilat janë botuar para disa muajsh dhe nëpërmjet të cilave ai i bën një bilanc punës së tij prej diplomatit të thjeshtë të OKB-së deri te posti më i lartë i saj: sekretar i përgjithshëm. Kujtimet mbajnë titullin: “Një jetë në luftë dhe paqe” dhe në gjermanisht janë botuar nga shtëpia DVA.

Për opinionin kosovar me interes të veçantë janë kujtimet e Kofi Annanit mbi periudhën dramatike të luftës së Kosovës. Pas leximit të tyre sërish bëhet e qartë se Kosova është çliruar, sepse pothuaj të gjitha rastësitë kanë qenë në favor të saj. Në prag të intervenimit të NATO-s kundër Serbisë në Londër qeveriste Tony Blair, një politikan energjik dhe i gatshëm për t’i mbrojtur të drejtat e njeriut. Në Berlin ministër i Jashtëm ishte Joschka Fischer, i cili karrierën e tij politike e kishte filluar, mes tjerash, edhe si aktivist në mbështetje të popujve të shtypur. Në Washington presidenti Bill Clinton ishte i rrethuar me një grup bashkëpunëtorësh të prirë nga ish-ambasadorja amerikane në OKB dhe ministrja e Jashtme, Madeleine Albright, e cila duke qenë e lindur në Pragë në një familje hebraike ishte gjithsesi e sensibilizuar me temën e krimeve të luftës.

Në kujtimet e tij Annan shkruan se për OKB-në, NATO-n, Evropën dhe SHBA-në kriza në Kosovë ishte diçka e njohur dhe dorasi po ashtu ishte i njohur: Slobodan Milosheviqi. Megjithatë, intervenimi në Kosovë nuk do të kishte ndodhur aq shpejt sikur politikanët perëndimorë të mos kishin pasur parasysh krimet e mëdha në Bosnjë të shkaktuara kryesisht nga trupat serbe. Kjo bëhet e qartë gjatë leximit të kujtimeve të ish-shefit të OKB-së. Annan nënvizon se atmosfera ishte e tillë që bashkësia ndërkombëtare kësaj radhe nuk ishte e gatshme të qëndronte pasive derisa Milosheviqi po bëhej gati të përsëriste krimet edhe në Kosovë – si në Bosnjë më parë. Ndonëse në pjesën më të madhe të shënimeve të tij Annan kultivon një gjuhë diplomatike, megjithatë fjalët që i rezervon për Milosheviqin janë më shumë se të qarta: e quan “manipulues mjeshtëror” dhe “ekspert” për “të krijuar përshtypjen e rrejshme të bashkëpunimit derisa në realitet përdor dhunë brutale për aq sa kjo i lejohet”.

Në anën e viktimave civile
Annan shpjegon se në verën e vitit 1998 kishte vendosur që Kombet e Bashkuara të pozicionohen qartë në anën e viktimave të agresionit dhe të mos i jepej kurrfarë legjitimiteti propagandës së Beogradit. Në verën e vitit 1998 qendrat e rezistencës të asaj që quhej “Ushtria Çlirimtare e Kosovës” u shkatërruan si kulla prej letre përballë fushatës serbe, e cila s’kursente as popullsinë civile. Aksionet e “UÇK-së” kundër forcave serbe zhvilloheshin sipas taktikës “sulmo dhe ik” – kështu jo rrallë popullsia civile lihej nën mëshirën e trupave serbe. Qëndrimi i Annanit në mbështetje të viktimave nuk kaloi pa debate. Mes këshilltarëve të tij pati mospajtime të mëdha: një grup e mbështeste në angazhimin e tij që OKB të mbrojë jo vetëm të drejtat e shteteve (sovranitetin!), por edhe të drejtat e individit. Tani sekretari i përgjithshëm nuk e përjashtonte më përdorimin e forcës për t’i dhënë fund represionit masiv të Beogradit në Kosovë. “Këtë qëndrim unë e bëra të qartë qysh herët, në një konferencë të NATO-s në qershor 1998, në të cilën u diskutua për Bosnjën si test për sigurinë kolektive në shekullin e ardhshëm. Tradicionalisht sekretari i përgjithshëm i OKB-së në takimet e aleancave ushtarake merr pjesë për t’u angazhuar – para të gjitha vlerave të tjera – për zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve. Me këtë rast unë në fakt insistova për përpjekje më të mëdha diplomatike, por këto do të duhej të bëheshin para një sfondi me kërcënim të besueshëm të forcës”, shkruan ai. Annan që atëherë kishte paralajmëruar se s’mund të kishte befasi sa i përket mjeteve të përdorura dhe qëllimeve të synuara. Në fund të fjalimit ai hapur dhe si asnjëherë më parë kishte kërkuar drejtpërdrejt përdorimin e forcës: “Ne në mënyrë të tmerrshme do të tallemi me të gjitha deklarimet tona të keqardhjes, me të gjitha garancitë për vendosmërinë tonë që të mos lejojmë një Bosnjë të dytë, me të gjitha shpresat për një të ardhme paqësore të Ballkanit nëse lejojmë që Kosova të bëhet një fushë tjetër me kufoma”.

Po në qershor të vitit 1998 Annan mori pjesë në një konferencë në Britaninë e Madhe të organizuar nga “Ditchley Foundation”, ku jo vetëm apeloi për intervenim, por edhe përmendi tre shembuj nga Lufta e Ftohtë, kur OKB s’kishte mundur të intervenonte për shkak të përçarjes së Këshillit të Sigurimit, por këtë e kishin bërë shtetet fqinje. Në vitin 1971 India kishte ndërhyrë në luftën civile në Pakistanin lindor dhe kështu i kishte ndihmuar Bangladeshit të bëhet i pavarur. Më 1978 Vietnami kishte intervenuar në Kamboxhia për t’i dhënë fund sundimit shfarosës të kmerëve të kuq. Më 1979 Tanzania kishte intervenuar në Ugandë dhe kishte rrëzuar regjimin e diktatorit Idi Amin. Annan kishte shprehur mendimin se ajo që e kishte arsyetuar veprimin e këtyre shteteve në sytë e botës kishte qenë karakteri i regjimeve, kundër të cilave ndërhynë. Ndonëse s’e kishte thënë, nga fjalimi vetëkuptohej se Annan tani po favorizonte një intervenim të tillë kundër Serbisë – vetëm se kësaj radhe nga NATO-ja, jo nga shtetet fqinje të Serbisë.

“Përdorimi legjitim i forcës”
Ish-sekretari i OKB-së tregon se në raportet e tij drejtuar Këshillit të Sigurimit kishte tërhequr vëmendjen në përshkallëzimin e dhunës në Kosovë, ndërkohë që ministri i Jashtëm i Jugosllavisë së cunguar në një letër dërguar Annanit kishte nënvizuar: “Në Kosovë mbretëron paqe”. Të njëjtat fjalë i kishte përsëritur edhe Milosheviqi gjatë një telefonate me Annanin për të shtuar se në Kosovë ekzistonin probleme “vetëm me shqiptarë”. Pjesa më interesante e kujtimeve, ndërkaq, ka të bëjë me periudhën e bombardimeve të NATO-s dhe përpjekjet diplomatike që bëheshin në prapavijë për të gjetur një zgjidhje. Pozicioni i Annanit ishte delikat: nga njëra anë mbështeste ndërhyrjen e bashkësisë ndërkombëtare për të shpëtuar civilët në Kosovë, nga ana tjetër ai duhej të mbronte parimin se çdo aksion kundër një shteti duhej të autorizohej nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së.

Me këtë qëndrim s’ishte pajtuar ministrja e Jashtme amerikane, Madeleine Albright. “Sikur ne të kishim votuar për këtë në Këshillin e Sigurimit, rusët do të kishin vënë veton dhe njerëzit do të vdisnin më tutje”, kishte thënë kryediplomatja amerikane. Annan shkruan: “Unë nuk thashë gjë, por pajtohesha me këtë”. Në deklaratën e parë me rastin e fillimit të bombardimeve sekretari i përgjithshëm i OKB-së kishte theksuar: “Shpreh keqardhjen e thellë që qeveria jugosllave përkundër përpjekjeve të ndërmarra nga bashkësia ndërkombëtare ka refuzuar një marrëveshje politike, e cila do t’i kishte dhënë fund gjakderdhjes dhe do të kishte siguruar paqen për popullsinë e atjeshme. Në fakt është tragjike që ka dështuar diplomacia, por ekzistojnë kohëra kur përdorimi i forcës gjatë synimit të paqes mund të jetë legjitim”. Annan thotë se në versionin e parë të deklaratës, të shkruar nga këshilltarët e tij, ishte vënë theksi sidomos te përgjegjësia e Këshillit të Sigurimit për ruajtjen e paqes dhe sigurisë. Me insistimin e Annanit deklarata ishte ndryshuar, duke i dhënë legjitimitet ndërhyrjes së NATO-s. Një ditë pas fillimit të bombardimeve gazeta “New York Times” kishte vënë këtë titull mbi një artikull të saj: “Sekretari i përgjithshëm i OKB-së miraton indirekt sulmet ajrore”.

Tollovia me ndërmjetësues
Si shumë vëzhgues dhe protagonistë politikë edhe Annan tregon se NATO-ja dhe diplomacia perëndimore kishin bërë një kalkulim tejet të gabuar, duke shpresuar se do të mjaftonin pak bomba nga ajri dhe Milosheviqi brenda pak ditëve do të valëviste flamurin e bardhë, do të firmoste një marrëveshje për paqe dhe gjithçka do të ishte në rregull. “Në fillim të intervenimit (sekretari i përgjithshëm i NATO-s Javier) Solana më kishte thënë se sulmet ajrore të NATO-s janë çështje e tri, katër ditëve, pastaj kjo punë merr fund”, njofton Annan.

Me vazhdimin e luftës po shtohej edhe nervozizmi dhe pasiguria mes disa burrështetasve perëndimorë. Mes tyre Annan i përmend presidentin francez Jacques Chirac dhe kancelarin gjerman Gerhard Schröder, i cili kishte ardhur në pushtet pak muaj më parë dhe nuk kishte ndonjë përvojë në politikën ndërkombëtare. Ai po ashtu ballafaqohej me një fraksion me shumë ndikim brenda partisë së tij socialdemokrate të prirë nga ish-kencalari Helmut Schmidt, i cili ishte skeptik sa i përket ndërhyrjes kundër Jugosllavisë. Në këtë situatë Annan vendosi të emërojë dy ndërmjetës të OKB-së: sllovakun Eduard Kukan dhe suedezin Carl Bildt. Kundër këtyre emërimeve ishte shprehur qartë Madeleine Albright. Në mes të këtyre debateve Annan kishte pranuar një telefonatë nga Henry Kissinger, dhelpra e moçme e politikës së jashtme amerikane dhe një personalitet me ndikim të madh në debatet për politikën e jashtme të Washingtonit. Kissinger kishte shprehur habinë që qeveria e SHBA-së kishte refuzuar emërimin e Carl Bildtit, i cili, sipas tij, ishte kandidati më i përshtatshëm.

Duket se në administratën e presidentit Clinton suedezi Bildt mbahej në mend për afërsinë e tij problematike me Beogradin dhe serbët e Bosnjës gjatë dhe pas luftës në Bosnjë, ku ai për një kohë ishte edhe përfaqësues i lartë i bashkësisë ndërkombëtare. Për të penguar synimet e Annanit që bashkësisë ndërkombëtare t’ia imponojë dy ndërmjetësues mbase jo aq të përshtatshëm, Albright kishte ndërruar strategjinë dhe i kishte kërkuar Annanit që emisarë për Kosovën ta zgjidhte presidentin finlandez Martti Ahtisaari krahas politikanit rus Viktor Çernomyrdin. Ndërkohë Annan ishte njoftuar nga zëvendësministri amerikan i punëve të jashtme Strobe Talbott se Washingtoni e kishte ndryshuar qëndrimin sa i përket emërimit të Bildtit – sipas Annanit kjo kishte ndodhur pas intervenimit të Kissingerit. Por, Bildt e kishte diskualifikuar veten dhe e kishte konfirmuar skepticizmin amerikan, kur pas bombardimit të Ambasadës së Kinës në Beograd nga NATO-ja publikisht kishte shtruar pyetjen se a thua çfarë do të kishte ndodhur sikur Kina të kishte bombarduar Ambasadën amerikane. Annan e kritikon këtë deklaratë të Bildtit dhe shkruan: “Pesë ditë më vonë unë i thashë Bildtit: ‘As ju, as Kukan nuk do të shkoni në Beograd. Unë po ashtu nuk do të kërkoj dhënien fund të sulmeve ajrore”.

Pjesa tjetër e rrëfimit dihet. Primatin për zgjidhjen e çështjes së Kosovës e mori Martti Ahtisaari – për ta çuar drejt pavarësisë. /Koha Ditore/

16 komente në “Kujtimet e Kofi Annanit: Si shpëtoi Kosova nga shfarosja?”

  1. Dean says:

    Jo bre,s’ka mundesi qe Kosoven ta ket shpetu,nga SHFARROSJA,OKB-ja dhe me specifikisht Shtetet e Bashkuara te Amerikes.
    Kosoven e kan shpetue bijte e Allahut qe duan te festojne Vidovdanin.
    TURP per mosmirnjohjen.

    1. Shqiptari says:

      Dean: Te rrosh vete se truri te ka pjerdhur. Ta ka mbushur Sllobua trurin me pras dhe allahu me mut. Me sa duket allahu te ka blere computer dhe te ka mesuar qe ka internet.

      1. Dean says:

        C’ke bre burr qy m’nxefesh?
        Na t’kosoves e dum shum Allahun,ti c’ke qe merzitesh?Keshtu jena ne,Shqiperi etnike me Allahun ne krye.
        A mos je nga ata greket e Jugut ti,a?????

    2. milu says:

      Akoma me Allahun ju??? Allahu ne toke ne kete rast kane qene SHBA me OKB…

    3. Pena says:

      Or idjot deri ne palce,po te qe per Bijte e Allahut,Kosova do te kishte shpetuar me kohe nga kthetrat e serbeve.E thene me sakte: Edhe sot,po te mos mbrohet nga nderkombetaret,serbet mund ta shqyejne brenda pak ditesh Kosoven .Por ti je nje injorant i pa shoq,qe fut hundet e tua te qurravitura ne mes te problemeve jetike te nje kombi dhe doktrinave fetare.Nuk je asgje tjeter vecse nje islamik fondamentalist qe demton rende kauzen e shenjte te popullit martir te Kosoves.Me siguri qe ne dejet e tua nuk rrjedh gjak shqiptari.

  2. Dardan says:

    “manipulues mjeshtëror” dhe “ekspert” për “të krijuar përshtypjen e rrejshme të bashkëpunimit derisa në realitet përdor dhunë brutale për aq sa kjo i lejohet”.
    Mos vallë egziston edhe nodnjë tjetër “manipulues mjeshtëror” dhe “ekspert” për “të krijuar përshtypjen e rrejshme të bashkpunimit edhe pse në realitet përdor dhunën brutale të armëve kundër protestuesve dhe dhunën psikologjike deri në sharje rrugaçërore të kundërshtarit????!!!! Çdo shpiptar e di se kush është Millosheviçi i Shqipërisë por politikanët e majtë në rradhë të parë por edhe shumë të djathtë e anashkalojnë si e anashkaluan edhe për sulmet e tërbuara me tanke dhe lëndë helmuese luftarake kundër popullit shqitar.

  3. veriori says:

    Ne rrespekt te ketij politikani te madh , Kofi Annan , per te gjitha ato qe ka bere ne mbeshtetje te popullit te Kosoves ,kur ishte ne krye te drejtimit te OKBse , per ti shpetuar bashkombesit tane nga shfarosja ; minimalja per vleresimin e kesaj figure te madhe boterore qe duhet te bejme ne , eshte blerja dhe pasurimi i bibliotekave edhe ne shetipite tona me librin e tij . NDERIM DHE MIRENJOHJE SI PER Bill Klinton dhe Kofi Annan …..ndersa sa i perket komentit te ketij “Dean” , nese e ben me nenkuptim , i lutemi qe te jete me i drejt perdrejt , ose ne te kunderten ti bajne duan Allahut ,i cili ky “Allahu” nuk e dijme a ekziston apo na lane peshqesh turqit selgjuk , ku dhe me shume , po ky ‘allahu”ka perkrah shkijet se sa ne shqiptaret . Kjo shifet nga gjaku i derdhur nga shqiptaret i cili ka qene shume here me i madh nga shqiptaret , edhe pse e drejta ka qene ne anen e tyre . ..

  4. Rrofte Shqiperia Etnike says:

    Kjo eshte me se e vertete, faleminderit USA. Ky ishte nje skenar si genocidi grek per camet pas luftes dyte boterore. Edhe SRB ja u pregatiti terrenin dhe boshatisi veriun e Shqiperise duke i sjelle ne shqiperine e mesme per ate qe do bente Milloshevici me Kosovaret.(marveshja Sllobodan-SRB ne Oher), shkak per te cilin u zhduk Remzi Hoxha(me urdher te ARKANIT dhe ekzekutim te SRB)qysh atehere do merresh vesh kush ishte udbash. Kaseta e filmimit u zhduk duke bere vrasje te tjera. Ky eshte Sali Berisha qe e duan Kosovaret….keto gjera tashme i dine te gjithe.

  5. ASUA says:

    TE PA PARE:
    TERROJNE SA MALET BILL KLINTON DHE TONI BLER PER KOSOVEN E PERJETESHME K O S O V A.

  6. Hilmosi says:

    Her per na, here pere ata,
    rrota e historis sillet, kure sillej pere sllavet dihet shume mire roli Rusis cariste dhe asaj komuniste qfare reflektimesh kishte per shqiptaret, dhe pasojat, pore sllavet krijuan historin e tyre mitike,dhe krenohen me kralin, LKJ, AVNOJ-n, Rankoviqin, Miloshin ,Shesheleinp, pere kunder qjenocidit ju ngrisin lavdata,pra krijojen hisorin e tyre “pozitive”.
    Pore rrota n,ket shekull po sillet te kundertn dihet me perkrahjen SHBA-s,pore edhe sakrifica e jone si komb dhe lufta pere liri nuke eshte diq qe duhet nenqmuar e hedhe balte,lufta e UCK-s ishte e pa kontestushme dhe e vetmja alternetiv pere ti bindur aleatet se edhe ne po bejm dicka per liri, Hollbruku nuke erdhi ratsisht te bisedoj me perfaqsusit e UCK-s ne male.Rolin e UCK-s me mire e din Hilli,Hollbruku i ndjer,Klintoni,Bleri etj. se K.Anani i cili ka qen shume large ngjerjes ne teren.
    Nuke duhet te jemi injarate i sakrifices pere liri, se keshtu paska then Anani etj, mos ti paragjykojm gjerat nga lartsia e terenit.
    Nuke kame kohe me tholluar teper kete analize se nuke marre kurfar Honorari, pore honorari nuke eshte gjithcka.

    Na ruajt zoti prej mizav!

  7. lleshi says:

    Ehhheee sa loje e poshter qe po luhet me shqiptaret ?! Por eshte fat qe shqiptaret kane me vehte te verteten dhe jo “kujtimet” e ketij jevgut Kofi Ananit ose Kofinit pas te Vjeli !

  8. alban4eva says:

    jam shume dakord me ironine e holle te Dean-it kur thote:

    “Jo bre,s’ka mundesi qe Kosoven ta ket shpetu,nga SHFARROSJA,OKB-ja dhe me specifikisht Shtetet e Bashkuara te Amerikes.
    Kosoven e kan shpetue bijte e Allahut qe duan te festojne Vidovdanin.”…

    te flasesh me kosovaret sot, te duket sikur flet me turq. ket qynefe turq te ashtuquajtur kosovare dhe qe flasin shqip, pretendojne se clirimin ua solli turku.

    keta tipa (jo te gjithe) nuk e meritonin pavaresine, turku se bashku me vellane e tij serbin kane bere nje pune te shkelqyer kunder kosovareve. ishte marreveshja serbo-turke qe zhvendosi nga Kosova me qindra mijera shqiptare dhe i degdisi ne Anadoll.

    ka qene turku me ndihmen e serbit qe u ka futur kosovareve frymen e islamit radikal, duke i paraqitur ne sy te botes si arabe, afgane, turq, pakistaneze.. kur shikon bota qe keta mjekrrosha me morra thone qe “jam islamik, perpara se te jem shqiptar”, atehere perendimi i ben pyetjen vetes:

    po ne per cfare nderhyme (dhe jo intervenim sic shkruan “gazetari” me lart) ne Kosove? per triumfin e islamit?? ne menduam se nderhyme per te shmangur masakrat, kurse keta rreckamanet me carcafe leshojne britma dhe ulerima per allah.

    pa permendur ketu vrasjen e dy ushtereve amerikane ne Gjermani nga nje psiqik islamik qynef shqipfoles shqiptar..!!
    keta lloj vemjesh kerkojne triumfin e islamit radikal, jo berjen e shtetit te tyre.

    Kosova, ashtu si Shqiperia po lengon nen krimin dhe korrupsionin galopant. kurse keta psiqiker anadollake nuk e clirojne trurin per ta perdorur si te dnertojne shtet modern, laik, dhe perendimor, por merren gjithe diten me falje, me carcafe, callma, mjekrra, morra dhe ulerima per allah..!!

    keta gelbaza islamike nuk meritojne asgje, as liri, as qyteterim, as modernizim, asgje fare. keta meritojne thundren serbe, asgje me shume..!!

  9. Luani says:

    Nëse asht ashtu sic thon disa prej komentuesve se: allahu apo te bit e allahut e shpetuan Kosovën, ateher pse allahu spo i ndihmon “te bive te vet arab” aty ku edhe lindi feja islame,pse nuk ju ndihmoi me e dominue boten me punë me teknologji, shkenc deri ne zbulimin e planeteve te reja (ndoshta një dit edhe per te jetua),por keta “bit e allahut” arab poe domonojn boten me urrejtje me dhun dhe me jet mesjetare ne shekullin XXI.
    për saiperket Shqiptareve, sikur te mos ishin “të pafet” apo “anmiqt e allahut”(sipas injoranteve qe flasin ne emer te allahut)si psh Amerika, Anglia,Gjermania,Austro-Hungaria, emri shqiptar sot dote mund ti gjejshim vetem neper arhiva, se kapas dikur nje popull qe jan quajtur shqiptar, allahu nuk i mbrojti rreth 50 mij kilometra kateror troje shqiptare qe u aneksun dhe u asilimilun tersisht, pra temos ishin shtete “te pa fe” apo “anmiq e allahut” te njetin fat sot dota kishim edhe keot pak vende shqipater qe kan mbet e qe per fat te keq edhe sot po vazhdon e te ndrydhet. Allahu nuk te ndihmon duke ju lutur 5 her ne dit apo duke emejt ne goj emnin Allah me hipokrizi, por te ndihmon duke punue e duke e rrespektue edhe ate qe nuk mendon sikur se ti.

  10. kak-leci says:

    E mor Luan(asllan)ti naj rrofsh topat,kur bijte e Allahut kane ditur per ato qe ti po thua se nuk dine, ti dhe as stergjysherit tu nuk kane qene ne kete bote.Kurse nena yte as qe e ka ditur se cka ka ne mes te kembeve.

  11. alban4eva says:

    kur iliret ndertonin mure gjigande dhe qytete prej guri, “bijte” e allahut jetonin me gamile ne shkretetire me tribute e tyre te egra dhe te mbeshtjelle me lecka dhe carcafe..

    por me e forta eshte se e njejta histori vazhdon edhe sot, bota shkon ne Hene dhe ne Mars te pije nje kafe, kurse “bijte” e allahut vazhdojne ende si ne mesjete, me carcafe, callma, mjekrra, morra dhe ulerima per allah..!!!

    edhe pas 1000 vjetesh do te jete e njejta gje, perseri “bijte” e allahut do vazhdojne ne cmendurine e tyre te perjetshme. allahut i ka rene mire fare llotaria me keta njerez nga kjo ane e globit.

    jam shume i lumtur qe nuk jam “bir” i allahut.. ua le te tjereve kete “privilegj”..!!

    1. mirel says:

      NUk kam cfare shtoj, por kosovaret kane vendosur ti mbyllin syte me shami dhe nuk shohin cpo bejne politikanet e Kosoves me pavaresine.
      E kane mendjen vec te allahu qe po ua fut pas shpine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje