(E PERDITESUAR)- Një ngjarje e rëndë është shënuar në qendër të qytetit të Laçit. Dy persona kanë mbetur të vdekur nga të shtënat me armë zjarri, ndërkohë që dyshohet për dy të plagosur.
Një nga viktimat është biznesmeni Lekë Syziu. Viktima tjetër është i vëllai, Pal Syziu, që humbi jetën pak më vonë në Spitalin Ushtarak.
I plagosur ka mbetur edhe personi që ka qëlluar mbi dy vëllezërit, Arben Krosi.
Disa media raportojnë se 50- vjeçari njihej si simpatizant i Partisë Demokratike, por policia thotë se ngjarja nuk ka lidhje me procesin zgjedhor.
Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive pronësie. Ngjarja e rëndë ka ndodhur përpara lokalit të biznesmenit Syziu.
Madje shkak për këtë përplasje me armë mes vëllezërve Syziu dhe Krosi ka qenë pikërisht lokali ku ka ndodhur grindja e më pas përplasja me armë.
Vëllezërit Krosi pretendojnë një borxh të pakthyer.
Qyteti i Laçit brenda pak ditësh tronditet nga krimet e rënda. Të dielën u vra një simpatizant i Lëvizjes Socialiste për Integrim, ndërkohë që nuk ka ende asnjë të arrestuar për krimin./ep
Hec se e kan vra per punet e veta po lejini kto tituj “simpatizant i PD”…pa lidhje fare
vetem per enveristet eshte me lidhje cdo gje !
Ca njerez te trash, hakmarres ,pa llogjik.
Carmatosja totale e popullsise mbetet nje nga detyrat me te mprehta te qeverise se re!
si nuk u bene nje here njerez keta mor aman?erdhi shteti erdhi qeveria e re dhe do mesojne shume shpejt te behen njerez
Nje nder gjerat me te rendesishme ne Shqiperi eshte edhe siguria personale. Ende qytetaret e huaj refuzojne vizitat ne Shqiperi per shkak te mossigurise personale.Ky eshte si parakusht I zhvillimit te turizmit. Prandaj kejo cashtje duhet te jete nder ceshtjet prioritare e pushtetit te ri.Sali Berisha e la haou Shqiperine. Do marrin kohe.
JEPUNI ARME E NDIHMOJINI NJERZIT QE DUAN TE VRITEN ME NJERI TJETRIN DHE KESHTU PASTROHET VENDI!