Kamëz, shpërthen bombola e gazit në kopshtin e fëmijëve, 3 të plagosur

28 Qershor 2013, 09:45Kronika TEMA

Një shpërthim ka tronditur sot një kopsht fëmijësh në qendër të Kamzës, duke shkaktuar edhe tre të lënduar, kuzhinierja, roja dhe një edukatore.

Mësohet se shpërthimi ka ndodhur në kuzhinën e kopshtit nr. 59 në Kodër-Kamzë, teksa po gatuhej mëngjesi. Sipas informacioneve të para, ka qenë një bombol gazi ajo që ka sjellë edhe shpërthimin.

Policia njofton se ka evakuuar të gjithë fëmijët dhe personelin nga kopshti. Ndërkohë që të plagosurve u është dhënë ndihma e parë mjekësore./A.Xh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje