Grabitësit zhvarrosin kufomën, i marrin unazën dhe varësen e florinjtë

8 Korrik 2013, 10:22Kronika TEMA

Persona të paidentifikuar kanë zhvarrosur trupin e pajetë të një personi, 24 orë pas varrimit.

Kështu ka ndodhur me trupin e të ndjerit Thanas Kaça nga fshati Shkallë i komunës së Xarës në Sarandë.

Petro Kaça, vëllai i të ndjerit, thotë se kanë mbetur dy herë të tronditur nga ajo që ka ndodhur.

“E kemi përjetuar si vdekje të dytë të vëllait tonë. Kur vajtëm të nesërmen e varrimit për të bërë homazhet tek varri i freskët sipas zakonit, e kemi gjetur trupin të nxjerrë mbi tokë. Na shkoi mendja për grabitje dhe pamë që i kishin marrë zinxhirin e floririt dhe unazën”, shprehet i shokuar për GSH vëllai i viktimës.

Familjarëve të tronditur u është dashur të njoftojnë policinë e Sarandës për atë që ka ndodhur në varrezat publike të zonës.

Ato gjenden buzë liqenit të fshatit Mursi, ku varrosen edhe të vdekurit nga fshati Shkallë, i krijuar nga ngulimet e barinjve vlleh që shtegtonin bagëtitë dekada më parë.

Në vendngjarje kanë shkuar ekspertët, që kanë marrë provat e vlefshme për procesin hetimor dhe kanë nisur hetimet.

Mendohet se autorë të kësaj ngjarjeje të kenë qenë një grup, që kanë parë ose janë informuar se në banesën e fundit të ndjerit i janë vendosur edhe varësja e floririt e unaza./A.XH

15 komente në “Grabitësit zhvarrosin kufomën, i marrin unazën dhe varësen e florinjtë”

    1. Skypion says:

      Qekur u hapen varret qindravjecare ne Kosine te Permetit,nga gjadhjeret dhe gjakprishurit,nen drejtimin e nje palo prifti gjakdhjere ,per te mbushur arkivolet e gjoja ushtareve greke te rene ne lufte, ngjarje te tilla nuk bejne me lajm.
      Jam mese i sigurt qe cdo shqiptar,lajme te tilla si ky i sotmi, i percjell me indiferentizem,sepse,eshte mesuar me makabritetin me te madh,ate qe nuk ka te beje me unaza floriri,por me eshtra njerzore. Dhe per kete “imunitet” ndaj kesaj se keqeje,duhet t’ua dime per nder gjakdhjereve dhe gjakprishurve,jashteqitjes se kombit tone.

      1. monitor says:

        Krahasim i bukur i joti o skypion ,krahason zhvarrime masive me firme kryeministri ,me lapanjoze qe te heqin edhe dhembet kur je i vdekur se nga te gjallet kane frike ,,,,,hajde koke hajde

      2. Grigor says:

        Skypion! Kush u dha miratimin per nguljen e varreve-cibane Greqise? Kush u dha miratimin e heshtur per te marre te vdekurit shqiptare dhe per ti shenuar si ushtare greke? Sigurisht ka nje emer te pervecem dhe ky eshte Sali Berisha. Kjo puna varrzave greke eshte vetem nje koncesion i vogel ne mesin e shume e shume krimeve dhe leshimeve qe i ka bere Greqise ky plehre ne kurriz te Shqiperise. Eshte personi qe ti e mbeshtet pamvaresisht rekordeve te zeza qe ka shenuar ky perbindesh. Nuk mund te jesh kunder nje akti te shemruar dhe njekohesisht te jesh pro autorit te tij! Prandaj mos derdh lot krokodili per Kosinen dhe mos ndot forumin me servilizmin e skllavit ne mbeshtetje te Sales!

        1. sali koqja says:

          Nuk me vjen dot ne mend asgje e mire nga Saliu
          por ne kete rast eshte kafsheria qe del ne pah.
          Kriza i ka keto gjera te nepak me shume

          Ps:Ne Itali zhvarrosen MIKE BUONGIORNO per ta marre peng???!!!

  1. Kacamilli says:

    Faj kane familjaret qe e kane varrosur me gjithe florinj.

  2. atila says:

    E c’duan t’ju besh ketyrre hajduteve te kufomave ti varrosesh te gjalle. Edhe familjaret qe ndahen nga te dashurit e tyre nuk duhet tu lene ose vendosin ne trup bizhuterite qe nuk kane cu duhen por perkunrazi behen objekt dhunimesh nga njerez kriminele qe skane as frike perendie e as respekt per te vdekurit.

  3. monitor says:

    kacamilli @mjafton skypioni per te na e hapur barkun me ato qe shkruan ,po kur beheni dy, do kemi hapje barku masive

    1. Tironci Lugano says:

      monitor
      E kishe fjalen per diarre??

  4. ALpini says:

    zhvarrimet dhe maskat jane monopol i socialisteve.
    Zhvarrimi pare ka ndodhur ne Lushnje nga bandat pro dhe kunder Aldo Bares.
    Maskat dolen nga tregishterinjt e laberis ne 97.

  5. Shkodrani says:

    Skypioni qysh ne korrik ka sigurue cmimin ” Rrota i K. per vitin 2013″, hero i marrinave, bravo o Sqepmut.

  6. anna says:

    varroset i vdekuri me varese ???hajde hajde qfar bote kemi ne ketu ,si te mos hapej varri ku dikush e di se ka flori,gabim shum kafsheror per ne te gjallet ne vend qe vareset ose oren qfardo qe i vdekuri te kete patur ti trashegoje dikush i afert i familjes qne ne varr ,per mendimin,po albanistan hesapi !kemi shum flori tja lem ca te vdekurit te duket se ka cik lek dhe ne ate bote ,,,ose oren se do te shofi oren ai se sa eshte ???? mos beni gabime te tilla qe e njjta histori te mos perseritet

  7. Demo Gropa says:

    Banda korrakesh byrazeret e skypidit,eshte ne genin e mongolit te vjedh dhe te vdekurit.

  8. enea says:

    Akoma nuk jeni bere koshient qe toka ame me emrin Shqiperi mban ne gjirin e saj njerezit me te ndyre?????

    Doni prova per kete???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje