Të ankohesh për muzikën e lartë të lokaleve vërtetë mund të kushtojë jetën në Shqipëri.
Ilirian Mantho i ka shpëtuar mrekullisht vdekjes vetëm pse guxoi të ankohej për muzikën e lartë të një lokali në afërsi të banesës së tij.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në qytetin e Gjirokastrës, ku 34 vjeçari pas një konflikti verbal, është qëlluar me pistoletë në lokalin e shoferit të gjykatës së Apelit të Gjirokastrës.
Ilirian Mantho ka mundur t’i shpëtojë vdekjes pasi plumbat i ka marrë vetëm në kofshën e majtë.
Ngjarja
Ilirian Mantho, 34 vjeç nga Gjirokastra, ka mbetur i plagosur në brendësi të lokalit që administrohet nga shoferi i Gjykatës së Apelit të Gjirokastrës, Filip Bashari.
Ngjarja ka ndodhur në zonën historike të Gjirokastrës, aty ku ndodhet banesa e Manthos dhe lokali që është shndërruar në shqetësim për banorët e lagjes përgjatë orëve të natës.
I shqetësuar nga volumi i lartë i muzikës, Iliriani ka shkuar në lokalin përbri shtëpisë së tij duke i kërkuar miqësisht të zotit të lokalit, që është njëkohësisht shoferi i kryetares së Gjykatës së Apelit të Gjirokastrës, të tregohej i kujdesshëm me volumin e muzikës në orët e mbrëmjes pasi familjarët e tij e kishin përcjellë si shqetësim një çështje të tillë ditët e fundit.
Mirëpo në vend të mirëkuptimit, 34 vjeçari është ndeshur me një lumë ofendimesh dhe kërcënimesh nga ana e të zotit të lokalit. Në këto kushte Mantho i ka bërë thirrje sërish Basharit të negociojë për këtë çështje, ndërkohë që menjëherë ka ardhur reagimi i shokut të pronarit të lokalit, M.K. i cili ka nxjerrë revolverin nga brezi duke shtënë në drejtim të Manthos.
Sapo ka parë revolverin, Mantho ka tentuar të largohet, por plumbi e ka kapur atë në pjesën e gjymtyrës, duke i shkaktuar plagë serioze.
Menjëherë në vendngjarje, kanë shkuar forcat e policisë, të cilat kanë shoqëruar për në komisariat pronarin e lokalit si dhe dëshmitarët e rastit.
Burime nga policia e Gjirokastrës bëjnë të ditur se po punojnë për kapjen e autorit, pasi ai është larguar në drejtim të paditur.
Ndërsa viktima e kësaj ngjarje është shtruar në Spitalin e Gjirokastrës, jashtë rrezikut për jetën./l.ç
roft shqiperia…..
ca mund te thuash me per kete popull qe do te antarsohet ne bashkimin evropjan
te pushkatohet ne vend publik.(egzekutimi te shoqerohet me muzike te larte)! e vetmja menyre per te vendosur demokracine! ndryshe demokracia do mbetet ne leter!
Ky problem nuk eshte vetem ne Shqiperi por dhe ne disa shtete te komunitetit europian, Per kete duhet te caktohen orare limit dhe tejkalimi i limitit te gjobiten pronaret e lokaleve sipas shumave qe do caktojne komunat ose Bashkite e rretheve.
o trevizo o p…k…ne cfare vendi europian qenkan keto probleme,ne bathore?se ne vende europiane ste del njeri me kobure ne dore.
Nuk ka faj kemi tre dit ketu te rruga e Elbasanit qe nuk flejme gjume nga disko Calvin, kafshe deri ne tre te mengjesit nuk rrije dot ne shpi. Telefonuam 129 policine e leshit dhe hic asgje. Na thoni o njerez ca te bejme se nuk na ka ngel gje tjeter vec ta zgjidhim me pushke se shteti nuk ekziston me po eshte ne sherbim te trafikanteve te droges e jo te qytetarev
M.q.se. vazhdon mentaliteti provincial i trimrise dhe kur ligji eshte kunder teje i takon policise lokale te shkoje ne dyert e cdo lokali ne oren e skadimit per muzike me ton te larte e te beje detyren !!!Por per rastin ne fjale ai eshte “dikush ” e prandaj dhe pa frike nxjerr koburen e terheq skandalin !!!! Keshtu do te jete Shqiperia dhe pas 100 vjetesh apo 300 vjetesh ne se LIGJI NUK ZBATOHET PER TE GJITHE PA PARJASHTIM !!!!