Gjyqtarja: Po më kërcënon gruaja e policit, më akuzon pse nuk mori statusin e dëshmorit

8 Korrik 2013, 10:24Kronika TEMA

Gjyqtarja Alkelina Gazidede ankohet se bashkëshortja e një polici, që humbi jetën dy vjet më parë, e ka kërcënuar pse nuk i ka dhënë statusin e dëshmorit.

Gazidede ka denoncuar në polici kërcënimet e ardhura nga Artina Xhediku, e shoqja e Ramazan Xhedikut, që humbi jetën kur u godit nga një automjet, ndërsa udhëtonte me motorin e policisë.

Vetë Xhediku thotë për Panoramën se nuk e ka kërcënuar gjykatësen.

“Mua thjesht nuk më ka ardhur mirë që si fqinje që e kam, ajo nuk pranoi të gjykonte çështjen në ngarkim të personit që aksidenti me vdekje tim shoq. I ra asaj shorti dhe ajo nuk pranoi këtë çështje, hoqi dorë,” thotë Artina, që tani i duhet të rrisë dy fëmijë jetimë.

“Personi që e aksidentoi është gjykuar e dënuar si për një aksident të rëndomtë, edhe pse im shoq ishte në detyrë kur u aksidentua. Kishte tre orë që ishte kthyer nga puna dhe e thirrën prapë në shërbim,” shton ajo./ep

5 komente në “Gjyqtarja: Po më kërcënon gruaja e policit, më akuzon pse nuk mori statusin e dëshmorit”

  1. liri a vdekje says:

    epo meqe te paska fqinje ka konflikt interesi ajo zonja gjyqtare ,po nga mbiemri me kujton nje hale qe nuk esht me ,mos esht gje e aferme e atij bajges gazidede i shish 97

    1. feniks says:

      Pse duhet ta marre STATUSIN E DESHMORIT BURRI YT POLIC,MOJ ZONJE E NDERUAR???
      Cfare ka bere ai me teper se “HERONJTE” E SHQIPERISE AHMET ZOGOLLI,HAMIT MATJANI,ISA TOSKA,LLESH MARASHI,GJON MARKA GJONI etj,qe Sali Berisha u ka ngritur MONUMENTE DHE I KA SHPERBLYER ME MILIONA LEKE????
      Po pse ua kerkon kete te drejte SHTETIT FASHIST TE BERISHES DHGE DREJTESISE SKLLAVE TE TIJ???
      Ne shtator do filloje te NGRIHET SHTETI SHQIPTAR NGA E PARA DUKE CUAR ME “PUSHIME” TE GJATA TE GJITHE BERISHISTET!!!

  2. myzeqari says:

    Pse mos ti jepet statusi i deshmorit? Ketu ne kete mejhane Shqiperi e kane marre statusin e deshmorit dhe te heroit ata njerez qe kane vrare e prere qe kane bere krime te ndryshme jo nje nje polic i thjeshte qe eshte vrare ne krye te detyres dhe qe ka lene pas dy femije jetim per te rritur. Jazek 100 here atyre qe gjykojne ceshtje te tilla dhe e trajtojne keshtu kete problem. Duhet tu kishe dhene ndonje lek moj e shoqja e policit se keta duan leke dhe nga i vdekuri qe vdekshin njehere e mire. I zente gjynahu i atyre jetimeve keta horra gjykates dhe ua dhente zoti me shkume tek femijet e tyre ishalla. Behu e forte moj zonje se ky eshte realiteti shqiptare i KLD se mustaqemutit Nishan.

  3. kalciani says:

    Ligjerisht,zonje e nderuar,rruga per ne pune,vajtje-ardhje,quhet njelloje sikur je ne sherbim,pune.Per kete arsye,Ju duhet te merrni pensionin qe ju takon,per femijet deri ne moshe madhore,si dhe per veten tuaj!Mos ju ndaj dyerve te drejtesise,deri sa te te japin ate c’ka ju takon me ligj!Cka do te thote,deri ne gjykaten nderkombetare,sepse gjyqtaret tane,jane krejt te pa afte dhe miop politik!Me vjene sinqerisht keq,ne se ceshtja eshte vertet si e parashtroni Ju-ve!Mbase nuk merret titulli deshmor,por shkaqet jane per arsye profesioni,ndaj pensioni eshte i padiskutueshem. etj etj.

  4. ladi says:

    nuk ka deshmor se ndonjerit i pelqen.deshmor eshte ai qe bie ne krye te detyres per interesat e atdheut,dhe jo te policis apo sales e edit.policija eshte si nje ndermarrje private,jeton ne baz te gjobave she ruajtjes se organeve te ndryshme qe ben.keshtu qe ai u vra ne krye te detyres dhe i takojne te gjitha te drejtat e shperblimit,per prinderit,gruan dhe 2 femijte qe ka len,por jo (deshmor)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje