Tjetër aksident i rëndë, përplaset furgoni, një e vdekur, tre të plagosur rëndë

13 Korrik 2013, 17:15Kronika TEMA
Tjetër aksident i rëndë, përplaset furgoni, një e

Tjetër aksident i rëndë në rrugët e Shqipërisë. Një furgon pasagjerësh është aksidentuar, duke rikthyer ankthin e pak ditëve më parë kur katër persona gjetën vdekjen në aksin Librazhd- Elbasan.

Ngjarja e rëndë kësaj here ka ndodhur në hyrje të Kavajës.

Si pasojë kanë gjetur vdekjen një person dhe janë plagosur katër të tjerë, dy prej të cilëve rëndë.

Viktima është një grua 52 vjeçare, Dave Xhaferraj. I plagosur ka mbetur bashkëshorti i saj, Lavdosh Xhaferraj dhe tre pasagjerë të tjerë.

Ende nuk dihet shkaku i këtij aksidenti të rëndë.

Furgoni po udhëtonte drejt Rrogozhinës.

Në aksident janë përfshirë tre mjete./ep

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje