Njerka: Më vdiq burri në duar, do të marr hak tek e bija

18 Korrik 2013, 10:33Kronika TEMA

Lefteri Koka nga fshati Karahaxh në Delvinë ka përjetuar një tmerr dy ditë më parë.

I shoqi i saj u vra nga dhëndri dhe e bija, ndërsa vetë Lefteria mbeti e plagosur.

Nga spitali, ajo ka folur për Panoramën për këtë ngjarje të rëndë.

Lefteria, 73 vjeç, ishte martuar me Jani Kokën që në vitin 1958.

Kjo ishte martesa e dytë e Janit, pasi në martesën e parë ai kishte katër vajza.

Mes tyre edhe Elefterinë, tani 57 vjeç, që bashkë me të shoqin, Kristo Xhinon, i mori jetën babait të saj.

Por si nisi konflikti?

“Sherri ka kohë mes dy familjeve tona. 4 dynymë tokë të djalit tim, të vrarë aksidentalisht në Greqi para 13 vitesh, kanë zilepsur Kriston dhe gruan e tij, Elefterinë, ta bëjnë të tyren dhe nuk kanë lënë gjë pa bërë deri edhe këtë të fundit. Çdo behar vinin nga Greqia, Kristo me gruan e tij dhe vetëm bënin sherre duke mos na lënë një minutë të qetë”.

“Dy ose tre orë përpara ngjarjes kam njoftuar inspektorin e zonës, por askush nuk e vuri ujin në zjarr…

Elefteria mori gurë nga toka dhe nisi të më godiste mua. Unë e shtyva dhe gurët më zunë në këmbë e kokë. Në atë moment ndërhyn Kristo, ndërkohë që Jani kishte ardhur pranë meje. Kristo me një hekur të gjatë në dorë nisi të godiste Janin në kokë e trup.

Jani ra në duart e mia i mbuluar me gjak. Nuk arrija të dëgjojë asnjë fjalë nga goja e tij se dha shpirt në duart e mia. Edhe pse isha shumë e tronditur, hoqa shaminë nga koka dhe i lidha buzën dhe nisa të ulëras duke kërkuar ndihmë”.

Lefteria thotë se ajo kërkon dënimin më të rëndë për dhëndrin dhe bijën e Janit, ose do i vrasë vetë.

“Kjo gjëmë nuk do më hedhë në tokë. Kur të shërohem, do shkoj në hipotekë për të kontrolluar pronën time,” thotë ajo./ep

4 komente në “Njerka: Më vdiq burri në duar, do të marr hak tek e bija”

  1. elio says:

    Jane shnderruar njerezit ne katila!

  2. The king says:

    Nuk me dalin llogarite me moshen dhe martesen,,,,,,

    1. Andon says:

      Eshte martuar ne 1958. Deri tani ne 2013 behen 55 vjet bashke. Ajo eshte 73 vjec
      73-55=18. Pra ka qene 18 vjec kur eshte martuar me Janin, ndersa e bija e Janit ka qene 3 vjec. Jani vete ka qene 36 kur eshte martuar per here te dyte, pasi ishte 91 vjec kur vdiq.
      Shpredoj qe te te da li llogaria

  3. ka 55 vjet martuar dhe eshte 73 vjece
    cfare llogarish nuk te dalin ty ???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje