Dritan Dajti nis rrëfimin e vrasjeve në Tropojë, ndërpritet nga gjykatësi

24 Korrik 2013, 15:08Kronika TEMA

I akuzuari për vrasjen e katër oficerëve të policisë, Dritan Dajti, gjatë seancës së sotme gjyqësore, ka nisur të rrëfejë vrasjet e ndodhura në Tropojë.

Por, ai është ndërprerë nga gjykatësi, me argumentin se është jashtë çështjes së gjykimit.

“Gjykatës nuk i intereson e vërteta. Ajo ka frikë nga “Kutia e Pandorës”. Nëse gjykatës do t’i ndodhë diçka, nuk e ka nga unë, por nga Arjan Muça, që po i mbron sot. Arjan Muça është i implikuar në vrasjen e policit Medi Vatoci në Tropojë dhe në një vrasje tjetër në Tiranë”, ka theksuar Dajti, duke shtuar se mban përgjegjësi penale për gjithçka që deklaron.

Dritan Dajti akuzohet se më 7 gusht 2009, ekzekutoi efektivët e policisë, Saimir Duçkollari, Altin Dizdari, Fatos Xhani dhe Kastriot Feskaj.

Një seancë më parë, Dajti deklaroi se Duçkollari është ekzekutuar një nga prej kolegëve të tij./b.l

6 komente në “Dritan Dajti nis rrëfimin e vrasjeve në Tropojë, ndërpritet nga gjykatësi”

  1. titi says:

    ju kujtohet historia e 3-marinarve qe u egzekutuan ne anije gjoja per aratisje ne boten e lire????-..e njejta skeme e fshehte-vrasjeje edhe ne -tropoje-.ketu fshihen –”’gjarprinj te medhenj”’–me pushtet— dhe nuk eshte cudi qe pas prerjes se seances – dritan ndajti- te gjendet I -=”””vetvarur”””apo i -”’vetheelmuar”’- — ne qeli-.-historia makabre sapo ka filluar-dhe fati I keq–trebicka–me siguri do ta ndjeke edhe –dajtin–pas shpine-…-….

  2. Ana says:

    Titi po te dhimset dajti???, per 4 policet qe vrau ai ska problem sipas teje. Ca plehrash ka kjo bote degjojne nje kriminel me veshet ngritur i cili ka te drejten ligjore te genjej e akuzoj cfar te doje dhe nuk e thot kush nje fjale per ata qe dhane jeten, per gjykatesit qe ka 4 vjet qe sjapin dot nje vendim, turp turp turp

  3. LORA says:

    Besoj ne aftesite juridike (eshte i diplomuar si jurist)te Dritan Dajtit
    dhe ne vendosmerine e tij per hapjen profesionale te “kutise se pandores”.Zgjatja e procesit gjyqesor te tij deshmon se gjykatesit mbeten perhere dhjetra hapa larg aftesise se tij per t’i shkermoqur.Kjo zgjatje procesi ka vetem gjykatesit,tutkune dhe te inkriminuar,pergjegjes.
    Sa per parashikimet e ketij me siper me nofken “titi”,mendoj se i jep guxim vetes (patjeter qe eshte nga ata te “kutise se pandores” ) me intimidime imagjinare te D.Dajtit.Zoti D.Dajti ka bere nje premtim publik,pikerisht kur u ndje i sigurt qe do t’ja dilte mbane.TUNG!

  4. Avniu says:

    mos u merzisni se se shpejti Hamdi Haklaj do te dorezoje dosjen ne prokurori dhe do te shikoni qe pas vrasjeve ne Tropoje qendron SaliBerisha qe ka urdheruar dhe financuar komandot vrasese me kriminele dhe njesi te policise speciale qe sot kane disa nga postat me te rendesishme te policise se shtetit. Aty do te shikoni ju se cilin keni pasur per kryeminister, nje vrases dhe kriminel i ndyre.

  5. N Shabani says:

    Po pse ja pret fjalen gjykatesi? Sepse Dajti di shume fakte tronditese te vresjeve te 1997-tes ne Tropoje me urdher te Sali Berishes. Kini kujdes prokuroria duhet ta marrin ne mbrojtje Dajtin qe te mos I ndodhe gje.

  6. Njani nga Papajt says:

    sipas teje ky mire do ishte te behet minister I rendit ne qeverin ngjala ,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje