Meta në Pogradec, përuron “Teta Ollgën” dhe falenderon qytetarët për rezultatin

27 Korrik 2013, 17:10Kronika TEMA
Meta në Pogradec, përuron “Teta Ollgën” dhe

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, mori pjesë në përurimin e bustit të Violeta Manushit në Buçimas, fshati legjendë për shkak të komedisë së njohur “Zonja nga Qyteti”.  Pas 37 vjetësh, që nga koha e xhirimeve, “zonja apo shoqja Ollgë” kthehet sërish në fshatin Tushemisht. Me rastin e 6- vjetorit të ndarjes nga jeta, është përuruar shtatorja e aktores Violeta Manushi. Kjo shtatore ka qenë një iniciativë e Komunës Buçimas dhe kryetarit të saj, Roshi Tollozhina. Pas përurimit të shtatores së derdhur në bronz, sheshi ku u xhirua filmi “Zonja nga qyteti” mori emrin “Ollga”.

Shtatorja e punuar nga skulptorët Vasillaq Kolevica dhe Vaskë Spahija, është një investim personal i kryetarit të komunës Roshi Tollozhina. I ftuar në këtë aktivitet ka qenë kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, si dhe aktoret Rajmonda Bulku dhe Yllka Muho. Në nderim të aktores ishte ngritur një stendë e veçantë me relikte e libra kushtuar asaj.

Meta, i cili mori pejsë në pëurim, për shkak se Komuna është e LSI, vlerësoi ndërkohë dhe rezultatin e zgjedhjeve të 23 qershorit në Pogradec.

Në një takim me strukturat e LSI në rrethin e Pogradecit, Meta i falenderoi për rezultatin tepër pozitiv që arritën në të gjithë rrethin e Pogradecit, afro 6 mijë vota, një rezultat i cili mban një peshë të veçantë në të gjithë suksesin arritën në qarkun e Korçës”

Meta deklaroi se kontributi i LSI-së ka qenë i jashtëzakonshëm për të gjithë koalicionin e “Aleancës për Shqipërinë Evropiane”. Sipas tij, 180 000 vota kanë qenë vendimtare për këtë rezultat të jashtëzakonshëm, për këtë fitore domethënëse, për këtë rrotacion tepër të vendosur.

Meta, deklaroi se “Lëvizja Socialiste për Integrim tani ka marrë atë shpejtësinë e duhur për të ecur drejt atyre objektivave që do ta shndërrojnë në një forcë akoma edhe më të fuqishme, akoma edhe më shpresëdhënëse, në një garanci të fuqishme për normalitetin e jetës politike në vend, për stabilitetin e vendit, për zhvillimin e tij, për integrimin e tij e sidomos për punësimin e pogradecarëve, të të rinjve dhe për punësimin e të gjithë shqiptarëve”.

 

15 komente në “Meta në Pogradec, përuron “Teta Ollgën” dhe falenderon qytetarët për rezultatin”

  1. Ushtari panjohur says:

    E te lumte mor Ilir. Ti je mjeshtri i vertete. Po mos ishe ti, Rama do ishte akoma duke henger mut ne opozite si qyqar kurse Berisha do ishte akoma duke bo pordhe ne qeveri bashke me ato ministrat debila qe ka. Ti ja tregove vendin te gjitheve. Tani Rama te rrije urte nen hyqmin tend dhe mos ta luaje shume sumen.

    1. Dardan says:

      Po te mos ishe ti…. /??? Cfare do te thuash o qyqar?? sa vjec je ti ?? PO te mos ishte iliri qe u largua nga e majta ne te djathte, Berisha nuk do te kishte qendruar edhe 4 vjet te zeza mbi kryet e shqiptareve. Po kujt i them dhe une, llafos kot me 3-4 vjecaret!

    2. Dean says:

      Do t’i vije koha edhe Ilir Metes,mos u bo merak.
      Dal nga dal,por do t’i vij.

  2. luis says:

    Me ngjethet trupi nga kjo ky dedikim ndaj kesaj aktoreje te pavdekeshme.
    Nje ide perfekte ne ate shesh ku te gjithe jemi nostalgjik te atyre diteve dhe jetes sone qe pavaresisht shume te kufizuar dhe nen diktature por me nje dashuri qe mes njerzve qe mund te them ishte koha me e bukur e jetes sime.
    Ishim te varfer dhe ne harrese nga bota dhe shume gjera te asaj kohe me irritojne por dashurine pa dallim mes njerzve kudo ne cdo cep te Shqiperise kete eshte e pamundur te riperseritet.
    Jetoj ne Amerike dhe bej nje jete materiale me bollek por kurre nuk e ndjej lumturine dhe dashurine shpirterore si atehere mes shokeve e miqve dhe ku ato gjetat e thjeshta dhe aspak luks sikur na benin me teper se velllezer me njeri tjetrin,veri jug vellezer,mysliman te krishtere nocion ky qe nuk ekzistonte por te gjithe miq dhe dashamires.

    1. Ushtari panjohur says:

      Luis Ejlli dhendri Zhozit je ti mer? Hajde ne shqiperi jeto ne Bathore meqe te paska marre malli per varferine

    2. Wendy says:

      Gjeja me e bukur qe kam lexuar nga komentet e koheve te fundit. Vertet kemi nostalgji per ato vite te pafajshme femijerie, kur e donim njeri tjetrin me pasterti e pa dallime krahinore .
      Megjithate katunari ose malesori nuk kishte shanc me zbrit ne qytet pa pashaportizim hahahaha

  3. REA says:

    kokelopa s’ka as edhe nje lidhje me artin , ne vend te flasi per artin dhe Violeta Manushin, llap per rolin e Lsi .Pika kryelopes me bllok ne dore e me ze dhe figure.

  4. Horri i Bulevardit says:

    Gjithmone plehrat e politikes, kane qene prezent ne evenimente qe behen per artistet e medhenj, kjo se duan te perfitojne nga fama e tyre qe kane ne popull.

  5. Doktori Pacient says:

    Ky eshte manipulim i Rames.
    Nuk quhet “inagurim”, s’ka marre pjese kampioni i inagurimeve, Berisha!

  6. roland says:

    nderimi qe i behet ollges esht i mrekullueshem!! po ilir blloku cdo aty? turp nje hajdut aty, shum turp!

  7. ore ti qyp mocalor mos perdor nickname e te tjereve,,,,,apo ju corapekuqet zaten , e keni zakon hajdutllikun?

  8. neutral says:

    Violeta Manushi meriton shume me teper se kaq. E kuptoj pranine e Rajmonda Bulkut si aktore dhe jo si deputete e PD-se, siç kuptoj edhe ate te Yllka Mujos, si aktore gjithashtu dhe jo si krushka e familjes Zogu. Por pranine e Ilir Metes nuk e kuptoj, as si politikan, as skrapalli.

  9. FANE MIRDITE says:

    o maskarej filluat me perurimet injorate te gjalle .RESPAKTE PER TETA OLLGEN

  10. permetar says:

    Iliri nuk le vend pa shkuar qe te tregohet nje politikan imadh.Nuk je vecse nje hajdut dhe bleres votash.Vishi dhe nje here ato pantallonat me vija se na griu malli te te shikojme me to.Ti je nje fshatar Skrapari qe nuk di te vishesh dhe jo te drejtosh vendin.Mos mer pjese ne inagurime te njerezve te artit se vetem i ofendon ata.Mer pjese kur te inagurohet ndonje HALE ne Skrapar

  11. Gezimi says:

    Nje pseudo zoteri nga qyteti nuk mund te flase kurre per Zonjen e madhe nga qyteti!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje