Krujë, 32-vjeçari qëllon me thikë babain dhe vëllain pse i kërkonin të punonte

29 Korrik 2013, 14:58Kronika TEMA

Krimet brenda familjes nuk kanë të sosur. Një 32-vjeçar nga Kruja ka qëlluar me thikë babain dhe vëllain e tij, të cilët fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën. Autori i ngjarjes është Mirgen Emini, që është arrestuar nga ana e policisë.

“Në saj të njoftimit në kohë dhe shpejtësisë në ndërhyrje strukturat e Komisariatit të Policisë Krujë arritën të parandalojnë përshkallëzimin e mëtejshëm, i cili mund të çonte drejt pasojave fatale një familje në qytetin e Krujës. Lidhur me rastin, këto struktura kryen arrestimin në flagrancë të shtetasit Mirgen Emini, vitlindja 1981, banues në Krujë, beqar. Ky shtetas, rreth orës 09.45 të ditës së sotme, në banesën e tij në lagjen Kovaçe të Krujës, përgjatë një konflikti ka qëlluar me thikë vëllain (të cilit i ka shkaktuar plagë në kokë) dhe babain e tij (dëmtime të lehta në duar)”, bëri të ditur policia.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur pasi babai 55-vjeçar i ka kërkuar të birit që të shkojë në punë. Në debat është përfshirë edhe djali i vogël, i moshës 24-vjeçar, çka ka acaruar Mirgen Eminin.

Ai ka marrë një thikë dhe ka qëlluar fillimisht në kokë të vëllanë dhe më pas babain e tij nga duart. Policia ka mundur të ndërhyjë në kohë, duke shmangur kështu një tragjedi brenda familjes./b.l

11 komente në “Krujë, 32-vjeçari qëllon me thikë babain dhe vëllain pse i kërkonin të punonte”

  1. Zef Kallami says:

    Mbas perfundimit te denimit,ti thuhet,ne c’vend mendon te banosh.A ka ftyre qe te shkoje te banoje ne shtepin e babait e te vellait ky njeri.

    1. Dean says:

      S’e ka fajin djali,o Zef Kallami.
      A ke pa ti 32-vjecaret neper Bote me punu? Robi kur arrin te 32-tat nuk duhet me punu se osht gjynaf.Edhe Zoti krijoj Token ne 6 dit,te shtaten e boni pushim dhe pasi u mendua mire vendosi se askush qe eshte 32 vjec nuk duhet me punue.

  2. BERISHA DHE BASHA LARGOHU BECAUSE I WANT ALBANIA FREE. says:

    Paraziti u mundua te vrase te afermit e vet sepse ato e keshilluan per te shkuar ne pune, per keto persona te nderpritet edhe ato pak lek qe jua jep shteti. Personat qe rrefuzojne punen duhet ti rrefuzohet c’do ndihme sepse jetojne kot ne kete bote.

  3. Besmir says:

    Rrac e keqe, edhe nuk punon edhe do te vrasesh njerzit e afert. Yt kriminel. Politika sociale te fuqishme duhen Edi Rama se shiko ku esht katandis ky vend.

    1. tropojani says:

      Ka ma shume se 20 vjet qe shqiptaret hane ushqime experimentale nga tana vendet e popujt e botes…. ato e kane fajin. Nuk ka se si shpjegohet ndryshe tane keto vrasje cmendurie . e po se harrova, ..dhe nxehti I madh, …. Atehere ca me ba shqiptari I shkrete-rri ne shpi ha keto fare ushqimesh, del jashte -nxehti I madh,… vraje mandej kush te dale perpara….. O zot, shpetoje vendin tone

  4. shqiptar says:

    ne cpune te shkonte apo ka pune shume shqiperia.atje njerzit vriten nga papunesia se ska variante pune.
    nuk ka vepruar drejt po papunsia dhe verferia keto kane.
    politikanet tane e kane lene qellimisht popullin shqiptar pa shkolle dije pa pune te varfer keshtu hane koken e e njeri tjetrit dhe kontrollohet me lehte populli.e genjejne me buken e gojes.
    eshte taktike e lashte leje ne varferi dhe idiot dhe sundo brez pas brezi.

  5. Arber, Zagreb says:

    Popull I semure ne mendje. Dembele dhe kriminele qe ne lindje.

  6. liu says:

    / o sa mire me qene shqiptar/ po nuk faj se e gjen pjaten ne darke keta dun te hane ne kuriz te tjereve

  7. enea says:

    Sa per te qeshur me vjen kur akoma degjoj perralla te tilla te tipit “shqiptaret popull bujar, besnik, i kulturuar, tolerant”.

  8. qka jeni mor ju te shqiperis nga jeni nis nga doni te shkoni ska mor dit qe nuk vrisni njeri tjetrin as ne pllazh smundet njeri me pushu as rrugen sun e ben rehat ja te plaqkitni sdi qa jeni qfar race njezimit jeni i largut pushusit i qut krejt ne mal te zi ka me ju ardh puna as buk mos te keni mor njerz pa kok a vritet baba a vritet vllau a vritet pushuesi qka jan mor kto as ne afganistan nuk ekzistojn kto sende,

  9. qukapiku says:

    Mendoj se ne fund te fundit eshte familja qe e ka edukuar pa ndjenjen e punes,pra babai mori frytet e punes se vet edukative qe ka bere me femijet e tij.Ai duhet te beje autokritike jo te ankohet ne polici.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje