Dosja e 21 janarit duket se është kthyer në e “paprekshme” për togat e zeza në Gjykatën e Apelit.
Të gjithë gjyqtarët duan të heqin dorë ose janë në kushtet e papajtueshmërisë për gjykimin e dosjes mbi vrasjen e katër protestuesve përballë kryeministrisë, më 21 janar 2011.
Me kërkesë të prokurorisë, Gjykata e Apelit në Tiranë vendosi përjashtimin e gjyqtarit Astrit Haxhialushi, njëherazi relator i çështjes në gjykimin e të pandehurve të vetëm të kësaj dosje. Sipas prokurorisë, gjyqtari Haxhialushi ka papajtueshmëri ligjore, pasi ka marrë pjesë në gjykimin në Apel të dy prej pjesëmarrësve në demonstratën e 21 janarit 2011, të fajësuar nga drejtësia për akuzën e “kundërshtimit të punonjësit të rendit publik”. Relatori Haxhialushi ka marrë pjesë në gjykimin në Apel të dosjeve në ngarkim të demonstruesve Fetah Mataj dhe Rakip Tosku.
“Kemi të bëjmë me të njëjtën ngjarje”, tha prokurori, duke cituar më pas edhe pjesë të argumentimit të vendimeve ndaj Matajt dhe Toskut, të dy të deklaruar të fajshëm për veprimet e tyre në demonstratë.
Por pranimi i kësaj kërkese duket se ka vendosur në ngërç gjykimin e dosjes së 21 janarit.
Kjo për shkak se nuk ka gjyqtarë pa konflikt interesi me këtë dosje.
Pas largimit të relatorit të trupës gjyqësore, seancën do ta drejtojë gjyqtari Ervin Metalla, ndërsa vendin e gjyqtarit të larguar do të zëvendësojnë gjatë muajit shtator, kohë edhe kur pritet të fillojë gjykimi. Pak ditë më parë, me kërkesë të avokatëve u larguan nga gjykimi i kësaj çështjeje edhe gjyqtarët Fatos Qato dhe Agron Papajani.
Ngërçi ligjor
Vendimi i gjykatës për të pranuar kërkesën e prokurorisë për përjashtimin e gjyqtarit Astrit Haxhialushi, duket se ka vendosur në ngërç gjykimin e dosjes së 21 janarit.
Gati të gjithë anëtarët e Gjykatë së Apelit kanë shqyrtuar masa të demonstruesve të arrestuar gjatë apo pas ngjarjes së 21 janarit, çka në bazë të vendimit të sotëm i bën ata automatikisht të përjashtuar nga procesi.
“Ngërçi” nuk zgjidhet plotësisht as nga shtatë gjyqtarët e rinj të propozuar së fundi nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë për t’u dekretuar në Apel, për shkak se një pjesë e mirë e tyre kanë marrë vendime në lidhje me persona të përfshirë në demonstratë. Bëhet e ditur se e vetmja gjyqtare e pakonsumuar është gjyqtarja Marie Qiriazi.
Megjithatë, fakt është që deri më tani ky proces është i pezulluar deri në shtator kur do të vendoset për trupën e re gjyqësore.
Të akuzuarit e vetëm për vrasjen e 4 protestuesve gjatë demonstratës së 21 janarit janë ish- komandanti i Gardës, Ndrea Prendi, dhe efektivi i saj Agim Llupo.
Gjyqi per kater pushkatimet nga kulla e ngujimit kryeministror me 21 janar 2011,ende nuk ka filluar.
Nga drejtesia per deshmoret e 21 janarit do te nise,ne menyre te besueshme,rrugen Rilindja qe mori viston e pjese derrmuese te shqiptareve me 23 qershor.
Eshte Amerika e perfshir ne Gerdec,harruat qe e mori shefin e shtabit zotin Hoxha e strehoj në Amerike mbasi e mori denimin me burg.Pse nuk e pyesin gazetaret Ambasadorin qe kur do e ktheni nga amerik?
ja lini ta gjykoje populli.
me referendum.
E shikoni se cfare DREJTESIE TE KRIMINALIZUAR KEMI???
Duhen PASTRUAR HAURET E AVGJISE duke leshuar UJIN E DRINIT KOMPLET!!!
AQ PIS JANE BERE!!!
shum shpejt shoh vrasjen e pare te gjykatsit te ktij procesi
kjo qe po ndodh, eshte ajo qe populli konstaton cdo dite, qe drejtesia shqiptare nuk ekziston. shikoni valen e krimeve gjate periudhes 23 vjecare dhe do te faktoni qe shumica e vrasjeve ka si baze gjykimet e padrejta. si mund te shohi familja kriminelin kur i ka rrembyer vajzen gruan, kur i ka vrare burrin ose djalin, kur shikon qe i vidhet prona me firma fallco. pra nje analize e thjeshte te con ne ate qe po te kete gjykime te drejta ,dhe shkalla e kriminalitetit do te jete shume here me e ulet. vetgjygjesia eshte krim i denushem ,por lind pyetja cfar duhet te bejme?ata baballare femijesh qe u vrane duan drejtesi , por shikoni gjykaten si sillet. shpresojme qe nje reforme e thelle ne drejtesi zbatimi i ligjit deri ne denimet me burg te gjykatesve dhe prokuroreve qe nuk zbatojne ligjin duhet te jete baza kryesore e qeverise se re.
Po pse nuk jepni doreheqjen nga puna more qelbaniker gjykates per cfar arsye i merrni paret e taksapaguesve shqiptar kur nuk keni kellqe ,ja nga duhet te filloj fshesa e rilindjes nga keta parazite pa ideal ne punen e tyre
I gjithe populli e din mire se kush eshte vrasesi,Sala me Lulin
Ta vendosi populli me referendum nese duhen denuar me pushkatim apo me varje ne sheshin Skenderbej
Te behen shembull per te gjithe kriminelet qe asnjehere si ka denuar qeveria e saliut,por i ka strehuar ne Amerike a ne vrime te halese