“Renzi i Tiranës” nxjerr në pension Berishën. Po kalon pensionin në Facebook

30 Korrik 2013, 18:41Kronika TEMA
“Renzi i Tiranës” nxjerr në pension Berishën. Po

Gazeta italiane “Il Giornale” ka analizuar fitoren e zgjedhjeve në Shqipëri nga mazhoranca e re dhe Edi Rama, njeriun që ajo e quan “Renzi i Shqipërisë” duke e krahasuar me kryebashkiakun e Firences, Matteo Renzi.

Në analizën kushtuar zhvillimeve në vendin tonë, thuhet: “Më shumë se një muaj nga rinumërimi i votave të zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri, që nxorën fitues koalicionin e udhëhequr nga socialistët e Edi Ramës -ish-kryebashkiak i Tiranës, Sali Berisha – kryeministri në ikje dhe udhëheqësi historik i PD-së këmbëngul në një rinumërim të fletëve të votimit duke kërcënuar për të mos e njohur rezultatin e zgjedhjeve dhe maxhorancën e re”.

“Por si ka ndryshuar “vendi i shqiponjave” në njëzet vjetët e fundit? Imazhet, që dy dekada më parë bënin rimë me emigracionin dhe dëshpërimin, i bashkohen vizitës së parë të një Pape që nga viti 1400 e deri më sot, kur Papa Gjon Pali II përshëndeti turmën në gjuhën shqipe.

Më 5 korrik, KQZ-ja dha rezultatin e zgjedhjeve, por disfata elektorale e Partisë Demokratike të Berishës ishte vetëm prologu i asaj që do të ndodhë më vonë. Pas tetë vitesh në pushtet, partia më e madhe e krahut të djathtë po kalon një fazë rinovimi të detyruar, shkaktuar edhe nga fitorja e Ramës.

Mbi ish-kryebashkiakun e Tiranës, kritikat janë të përziera: disa i kanë vënë epitetin Renzi i Shqiponjave. Koalicioni i Ramës, Aleanca për një Shqipëri Evropiane që siguroi 84 vende, duhet gjithashtu të falënderojë edhe Lëvizjen Socialiste për Integrim të Ilir Metës, e cila fitoi 16 vende, duke katërfishuar mandatet e marra në vitin 2009.

Edi Rama është shprehur se mandati i tij si kryeministër do të karakterizohet nga dëshira për integrim në Evropë dhe synimi për çlirimin e ekonomisë shqiptare nga kriza e thellë më të cilët po përballet. Një përgjigje qëndron në një postim të kryeministrit Berisha në FB, ku ai është akuzuar se ka përdorur investimet e huaja si slogane zgjedhore. “Dikush e quajti mashtrim zgjedhor,” shkruan Berisha, duke e akuzuar kundërshtarin e tij që kishte vënë në pikëpyetje, ekzistencën e transaksionit.

Por përtej ngjyrës politike të qeverisë së re, dy projekte tashmë kanë nisur: hidrocentralet dhe puset e naftës”.

6 komente në ““Renzi i Tiranës” nxjerr në pension Berishën. Po kalon pensionin në Facebook”

  1. dajti says:

    Ndoshta eshte mire te kete trasparence te plote per fatet tona, pavaresisht si komentojne mediat e shteteve te tjere

  2. LORA says:

    “Il Giornale” ta mbaje me shendet tollombacen Renzi,qe po shfryhet cdo dite.Krahasimi eshte tendencioz dhe i shpifur;per me teper nuk ja vlen hic te behet lajm per shqiptaret.
    Kryeministri plebishitar Edi Rama eshte vetem Edi i shqiptareve.

  3. taku says:

    Ku i afrohet Renzit ky mor!!!!
    Rama lavderohet qe do ta bej shqiperine sic bera tiranen,
    hahahaha, po u lavderove me tiranen sot qe eshte bere si
    favelat e brazilit, do te thote de keshe pak vizion evropian.

  4. mafishja says:

    O TALIANO RAMES JA DHURUAN FITOREN MAFIOZET TANE ,PER INTERESAT E TYRE.

  5. taku says:

    Eshte nje informazion i gabuar mediatik te thuhet qe Rama
    “Renzi i Tiranës” nxjerr në pension Berishën.

    1- Berishen nuk e nxorri ne pension Rama, por populli.

    2- Berisha nxorri ne pension vetveten si nje njeri i pa-afte
    dhe i deshtuar per te qeverrisur.

    3- Berisha doli ne pesion sepse e beri gerdecin vrau me 21 janar
    dhe pati qeverrine me te korruptuar.

    Kush perdor pak llogjiken e dine mire qe edhe nje tjeter te
    ishte ne vendin e Rames prap do te fitonte kundra BERISHES

  6. Zef Kallami says:

    Bravo Taku!
    Asht vete Berisha qe nxori Berishen ne pension.Athere kujt do ti dali vendi i punes.Pa dyshim opozitarit.
    Pra bemat e Berishes ne kundershtim me mbijetesen e popullit.Populli e ndeshkoj me vote.Tashti po ky popull i kerkon Rames ti beje rrealitet ato qe i thuri gjate fushates per mireqenien e popullit.Ne te kunderten te gjithe do gjejn fundin e lavdise se tyre.Populli ekziston dhe asht i perjetshe.Gjithe te tjeret jane ne tranzit me vetveten e tyre.Disa e kane te shkurter,disa te gjate tranzitin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje