Grindja për një vend parkimi ne Tirane gati ka shkaktuar tragjedinë e radhës.
Pikërisht kjo hapësirë para pallatit është bërë shkak i një konflikti të ndodhur këtë të martë, sherr që përfundoi me plagosjen rëndë të dy vëllezërve Demaj.
Ngjarja ndodhi në zonën e Yzberishtit ku dy vëllezërit Klaudio dhe Elion Demaj janë goditur me mjete të forta, si dhe me armë zjarri, nga disa persona të tjerë, të cilët janë shpallur në kërkim nga policia.
Sherri masiv ngjalli panik te banorët. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes, e cila edhe këtë herë cilësohet si e kryer për motive banale.
Agjentët kanë gjetur disa gëzhoja në vendin e ngjarjes, si dhe aparate celularë, të cilët janë dërguar për ekzaminim në laboratorin kriminalistik.
Aktualisht vëllezërit Demaj ndodhen në Spitalin Ushtarak, ku po marrin ndihmën mjekësore.
Krimi po frikeson qytetaret, kjo eshte pergjigjia qe po jep Berisha per humbjen e madhe ne zgjedhje.
Keta kane lene cdo detyre, dhe po aplikojne ligjin e xhungles.
Për pak do t’ia kalojmë dhe meksikanëve për vrasjet, shumë shpejt do hyjmë në treshen e parë në botë…! Forca Albania !